Kur protesta e opozitës ka hyrë në javën e saj të 8-të, nga radhët e opozitës vjen sinjali i parë për zgjidhjen e krizës përmes një marrëveshje që përjashton kërkesën për qeveri teknike.
Aleati historik i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, thotë se do ishte e pranueshme një zgjidhje si për rastin e dekriminalizimit, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, nëse nuk realizohet kushti kryesor i koalicionit opozitar.
“Nëse kjo është një marrëveshje që e ruan të drejtën e opozitës të ketë mundësi zgjedhje, populli shqiptar të ketë akses, të mos dhunohet nga mijëra kriminelë që ka ngritur kjo qeveri në këmbë, unë mendoj se mund të arrihet.
Nëse jo, për t’ju dorëzuar krimit dhe mafies, më mirë të vijojmë luftën”, pohoi Shehi në një intervistë për News24.
Këtë ide Dashamir Shehi nuk e ka diskutuar me Lulzim Bashën, por me kryetarin demokrat ai ka biseduar për një tjetër çështje të nxehtë, atë të miratimit të Vettingut.
“Në funksion të zgjedhjeve mund të bëhej dhe kjo marrëveshje me një dekret të përbashkët.
Vettingu dhe qeveria teknike do ishte zgjedhje shumë e mirë, dhe nuk ka justifikime për asnjë palë, dhe pas kësaj shkojmë në një palë zgjedhje që shpresojmë të jenë më të mira se të tjerat”, thotë ai.
Dashamir Shehi është i idesë që opozita duhet të heqë çdo alibi se është ajo që po bllokon zgjedhjet dhe drejtësisë me veprime konkrete, duke shënuar në këtë mënyrë edhe rastin e parë të mendimit ndryshe brenda radhëve të aleatëve opozitar.
Nuk terhiqet por po behet me radikale.
kujdes, kujdes, se nuk jemi ne 97-en me gjithese do ju pelqente,ata 300 djemte e forte qe permende ne nje koment tjeter, mund te kene nja treqind te tjere qe kane mandat e ligj per tju vene prangat, eshte me mire per ju qe ti nenshroheni sovranit, kjo eshte demokracia, ne te kunder dote paguani nje nga nje kush shkel ligjin, ka ikur koha e cubave, i thuaj tij sulltanit tend te votoje reformen, dhe po te jeni kaq te bindur qe drogen e tahirit e ramas, drejtohuni prokurorise, por me pare shkoni te votoni e te shohim kush do iki per lesh.
Kush eshte propozimi ketu???
Ju nuk kuptoni gjene themelore,Dashi natyrisht eshte kunder cadres,po nuk e thote se ndryshe nuk behet deputet,kaqe e thjeshte eshte kjo.
Dp te jete teper vone kur Basha ta kuptoje qe me Amerikanet nuk luhet ne kete forme.Eshte I destinuar te perfundoje ne koshin e plerave te histories, sepse ka cenuar interest e popullit dhe te aleateve tane.
Pirdh pirdh se lirohesh i thone kesaj…
O Dash Shehu, sa vota merr partia jote?! Te con dot ty ne parlament?
Nese jo mbylle kerpudhe.
Mos I merrni seriozisht muhabete e Dashit se ka kene I dehur.
O Dash , po mundohesh te kapesh ndonje kocke po i ke “bythet ” e vogla ne kuptimin figurativ, se keshtu je marshallah. Bo bo si bon ky per qofte. Cti bosh , e ke te humbur vallen.
Ps-te dhe Edi Rama nuk duhet te pranojne kurre qeveri teknike.Ne si popull e kemi qeverine,madje shume te mire qe e ka votuar njemiljon njerez.Rama te mos bjere pre mashtrimeve e te çirrurave histerike te Bashes dhe Berishes.
Sinema gugu…bake rolls!
Ky eshte propozimi i ri!