Ambasadori turk: Shqipëria të na mbështesë në luftën kundër terrorizmit

31 Mars 2017, 16:30Politika TEMA

Pas ministrit turk të Bujqësisë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, i cili paralajmëroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar gjatë vizitës së tij në Tiranë për rrezikun e organizatës FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gylen, ka reaguar sërish ambasadori turk nga Shkodra.

Hidajet Bajraktar tha se Turqia kërkon ndihmën e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe organizatës FETO.

“Shqipëria të mbështesë Turqinë dhe të jetë përkrah nesh në luftën ndaj terrorizmit. Po ndeshemi me armiq të organizatave terroriste si FETO apo DAESH. Jemi në luftë të përditshme me organizatat terroriste”- tha nga Shkodra ambasadori turk.

Më herët ministri turk tha se: “Turqia ndihmon në mënyrë që stabiliteti të jetë mbizotërues në të gjitha vendet fqinje, të gjitha vendet mike dhe vëllazërore. Dua që i gjithë populli shqiptar të dijë një gjë: Ndihma jonë ndaj tyre si do që të jetë puna do të vazhdojë, madje në çdo fushë”.

4 komente në “Ambasadori turk: Shqipëria të na mbështesë në luftën kundër terrorizmit”

  1. kaqi i zi says:

    shporru more pis milet rusi

  2. betim says:

    deri dje ky ishte neper inagurimet e investimeve te fetos, sot paska kuptuar qe qenka i rrezikshem ky grup

  3. butrinti says:

    ZOTI AMBASADOR POPULLI SHQIPTAR KETU E NJEZET E SHTAT VJET E DO SHQIPERIN TE SHKOJ DREJT PERENDIMIT DHE JO DREJT LINDJES . E RRESPEKTOJM TURQIN SI VEND MIK POR…. SYNOJM EUROPEN . JU MIREPRESIM EDHE JUVE– OSE NA PARAPRINI

  4. Kuq e zi says:

    Kunder terrorizmit jemi te detyruar te luftojme ska nevoje per thirrje
    Por ska kuptim qe luften politike te mbrendshme ta maskoni si terrorizem dhe te perdorni trojet arbnore si shesh lufte
    Apo jo arkadash!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje