E vërteta e shitjes së armatim-municioneve, reagon Ministria e Mbrojtjes: Proces transparent dhe i monitoruar nga NATO

31 Mars 2017, 14:20Politika TEMA
E vërteta e shitjes së armatim-municioneve, reagon Ministria e

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas një shkrimi të BRIN, për shitjen e armëve tek një person i dyshimtë bullgar.

Reagimi:

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet ndërmarrjes “MEICO” që në vitin 2013 ka vendosur që të gjithë veprimtarinë e saj, përsa i përket e eksportit të stoqeve të armatim-municioneve, të trashëguara prej kohës se luftës së ftohtë ta kryejë me shtete që “end user” janë vende anëtare të NATO-s.

Kësisoj, kjo veprimtari është kryer në përmbushje të plote me legjislacionin ndërkombetar, detyrimet që ka Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, si dhe angazhimeve, marrëveshjeve, traktateve të ndryshme ku vendi ynë është i përfshirë.

Ky proces është tejet transparent dhe i monitoruar nga disa organizma ndërkombetarë.

Në lidhje me shkrimin në gazetat e sotme për shitjen e armëve Ju informojmë se:

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, licenson eksportin e armëve vetëm në bazë të garancive shtetërore nga vendi importues.

Gjithashtu çdo kompani e huaj apo shqiptare e përfshirë në një transferim armësh verifikohet nga Shërbimet e Inteligjencës si dhe nga organet e tjera që disponojnë informacione.

Në lidhje me shoqërinë “Alguns LTD”, është marrë edhe informacion nga qeveria Bullgare, e cila është shprehur që kjo kompani disponon licensat përkatëse për këtë lloj aktiviteti, si dhe i kaluar kontrollet e sigurisë.

Gjithashtu Bullgaria është një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe ka një sistem kontrolli eksportësh të konsoliduar.

Informacioni mbi eksportet dhe importet e armëve, përgatitet çdo vit nga AKSHE-ja dhe është i aksesueshëm për publikun në faqen:

http://www.seesac.org/National-and-Regional-Reports-on-Arms-Exports/

1 komente në “E vërteta e shitjes së armatim-municioneve, reagon Ministria e Mbrojtjes: Proces transparent dhe i monitoruar nga NATO”

  1. vlora.vlora says:

    Znj Ministre ai donacioni nga amerika kur do vije ,se the ne janar tani po iken dhe marsi, apo e kish per te kaluar kohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje