Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka zhvilluar sot një takim me banorët e Bashkisë së Vaut të Dejës, ndërsa i ka kthyer përgjigje edhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“LSI është një forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ia luan syrin as PD-së dhe as PS-së, ajo i ka sytë tek e vërteta dhe qytetarët”, tha Rama gjatë këtij takimi.
Më pas Rama u ndal te zgjedhjet duke kërkuar standarde dhe ‘thumbuar’ PS.
“Zgjedhje duhet të jenë sipas standardeve për Shqipërinë, jo zgjedhje për partinë”.
Më tej ka komentuar deklaratën e Shpëtim Idrizit, që i bënte thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të gjejnë një zgjidhje për situatën politike.
Në fund të deklaratës së tij, Luan Rama ka shprehur mbështetje për propozimet e Shpëtim Idrizit, duke i cilësuar si përpjekje për kontribut pozitiv.
“Mbështesim thelbin racional të propozimeve të Idrizit” tha ai. Kreu i PDIU bëri sot disa propozime.
Përsa i përket reformës zgjedhore kryetari i PDIU-së theksoi se duhet të ketë një zonë zgjedhore dhe koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve në mënyrë që partitë të dalin të vetme në zgjedhje.
Ndërsa përsa i përket krizës politike që ka sjellë bojkotin e PD në Kavajë, por edhe paralajmërimin për 18 qershorin, Idrizi u shpreh se Rama dhe Basha duhet të ulen për një pakt kombëtar.
Dje, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri me anë të një statusi dje në “Facebook” i cilësoi goditje tendencioze sulmet e LSI ndaj qeverisë, pavarësisht se është pjesë e koalicionit qeverisës.
Tahiri tha se LSI po sulmonte PS-në duke i shkelur syrin PD-së.
NUK KA PAKT KOBTAR ME KRIMINELA, HAJDUTE DHE TRADHETARE. Pike. Pakt ka vetem me popullin ne demokraci. Keto jane psheretima dritheruese per ate qe i pret ata qe e bene vendin pershesh. Boll e çfrytezuat pseudodemokracine per interesat tuaja. 18 qershori do ta ndaje shapin nga sheqeri.
D.M.TH. KA SHUME PARE, SI BEN SYRI TERR. JA TE SHOHIM SE MOS GABON E I SHKEL SYRIN NDOKUJT?
partija kriminele ,droge e krimi