VIDEO/ Sherri në rrugë, turisti argjentinas vdes nga një grusht i vetëm

1 Prill 2017, 16:05Bota TEMA

Kjo video tregon momentet gjatë një sherri në një nga rrugët e Rio de Zhaneiros midis një turisti argjentinas dhe katër vendasve.

Përplasjet nisën brenda një lokali për shkak të çmimit të pijeve, ndërkohë që vazhduan më pas jashtë.

Argjentinasi Matias Sebastian Carena 28 vjeç përpiqet t’u ikë sulmuesve, por ai goditet me grusht nga njëri prej tyre dhe përplas kokën në trotuar.

Pas disa orësh vdiq në spital si pasojë e dëmtimeve në kokë.

Katër sulmuesit janë shpallur në kërkim, ndërkohë që njëri prej tyre kërkohet nga Interpoli sepse është arratisur në Spanjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje