Rrëfimi për vuajtjet në diktaturë, kritiku i njohur: Si e lanë Françeskun në një barakë vrima-vrima

3 Prill 2017, 18:44Politika TEMA
Rrëfimi për vuajtjet në diktaturë, kritiku i njohur: Si e

Josif Papagjoni, kritik arti, tregon vuajtjet e Françesk Radit në internim nga regjimi komunist.

Pas ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur, Papagjoni kujton vështirësitë e jetës së Françeskut në Fushë Arrëz, ku u internuar nga diktatura.

Sipas Papagjonit, Françesku jetoi në një barakë druri vrima-vrima pas plenumit të IV të PPSH (1973-1974).

Sa mesova lajmin e hidhur te vdekjes se kantautorit Francesk Radi. Ishte nje mik i vyer i rinise sime, kemi fjetur se toku ne nje dhome ne Fushe-Arres asaj kohe te acarte pas plenumit te IV te PPSH (1973-1974), fillimisht ne nje barrake druri vrima-vrima e pastaj ne nje studio ne prapaskene ne Pallatin e Kultures. Shkembenim deshperimet tona, por dhe shpresat, energjine, humorin, artin.

Madje dhe kenduam bashke disa kenge te tij, deri ne TVSH, duke marre une persiper rolin e “garantuesit” te daljes ne skene, pasi ia kishin ndaluar.

Dhe aty, mes bores dhe eres, ne gjithe veshtiresite e menduara te asaj kohe, me gjithe frikerat dhe pasigurite, ai merte kitaren dhe kendonte ne dhome kenge te Adriano Celentanos e kengetareve te tjere italiane.

Ende e kam ne vesh zerin e tij paksa te ngjyrur, krejt origjinal, dhe ate tipin e njeriut te urte, babaxhan, me koken varur mbi tastjere, ne nje perhumbje te bukur. Dhe ky imazh, me ate miqesi e respekt gati te shenjte te krijuar atehere, ne vitet e veshtira te rinise sone, me ndoqi gjithe jeten, duke mbetur nje adhurues i muzikes se tij, por dhe i miqesise qe kam pasur.

Ngushëllime familjes, Teftes dhe fëmijëve, si dhe gjithë adhuruesve të tij”, kujton Josif Papagjoni përmes një shënimi në rrjetin social Facebook.

7 komente në “Rrëfimi për vuajtjet në diktaturë, kritiku i njohur: Si e lanë Françeskun në një barakë vrima-vrima”

  1. me thene te drejten says:

    Ku eshte problemi i “barakes vrima-vrima”!? Pse te mos jetonte edhe Francesku ne ate barrake,ku kishin banuar edhe plot te tjere!? Apo futja kot,po themi ndonje fjale!!! Francesku u dergua te njihte jeten e vertete dhe te punonte me njerezit e vertete atje ne mes te njerezve te thjeshte te Shqiperise! Dhe me siguri mesoi shume nga populli i tij,qe jetonte edhe ne Fush-Arrez e jo vetem ne kafenete e Radio Tiranes ? Kishte njerez te zgjuar atehere,te thoshin : ti kopjac i Adrianos pa shko njihe njehere realitetin dhe beju vetvetja,se kopjac do mbetesh gjithe jeten pastaj!
    Mire do ishte qe te kishte mekanizma qe edhe sot te gjitha keto kurvat “kengetare” dhe drogaxhinjte “kengetare” ti dergonin te punonin diku ne ndonje miniere apo fabrike,qe te kuptojne vleren e njeriut,pasi keto soj racash “kengetaresh” e “artistesh” te sotshem kane vlere vetem parane! Shesin gjithcka (jo vetem shpirtin) per para ?

  2. saliu says:

    IK o pler, mashtrus o legen françesku e kishte shtepin ku e enderronin dhe njerez 100 her me te mir se ai , tek tirana e re , ti genjen si pler , yt pisat e kti vendi , dolen 3 milion te persekutuar dhe ne ate koh kta kurva qe shajn me shum ste linin rradh per asgje se han buk si plera qe jan ne te tera sistemet , kta e mbajten e ruajten per 50 vjet kta qe sot shajn me shum se e din çfar mostrash jan .

  3. Robi says:

    Franko nuk ka qene kurre i internuar, ai mbasi mbaroi Institutin e Larte te Arteve u emerua ne Fushe Arrez. Kjo eshte e verteta, pra mos shkruani perralla neper gazeta se po na vjen per te vjelle.
    Franko, te qofte dheu i lehte vella.

  4. pjatalarsi says:

    Francesk Radi ka qene njeri i mire, shakaxhi, si kengetar dhe krijues po ashtu i njohur. I internuar nuk ka qene as nje here, por si mijra te tjere i vendosur (gjoja me pelqimin e tij, si dhe ata mijra te tjere) ne nje rreth per shume vjet. Do mbetet i paharrueshem si krijues dhe kengetar!

  5. Lida Al says:

    Papagjoni, ne Fushe Arrez nuk ishte vetem Franko ne ato baraka, si thua ti, po ishin edhe mesues, inxhiniere, gjeologe, agronome qe ishin te emeruar me pune atje. Franko nuk ishte i internuar, por i tansferuar me pune, si shume shoke e shoqe edhe nga Tirana, bile shoke dhe nga lagjia e tij, zona e Bllokut, ku ai banonte. Midis tyre, kujtoj edhe nje te aferm timin mesues, po ashtu gruaja e ardhshme e tij Tefta, ishte emeruar mesuese atje, ku dhe u njohen e u dashuruan. Transferimet per pune nuk ishin internim. Pothuaj te gjithe ata qe mbaronin shkollat e larta emeroheshin me pune ne te gjithe Shqiperine, ku ishin hidrocentralet, minierat, fabrikat, uzinat, kombinatet etj. etj. Behej qarkullimi i kuadrove, sic quhej atehere dhe perseri pothuaj te gjithe ktheheshin ne vendet e tyre. Ai ishte i qytetar i lire, jo i internuar, e bashke me shoket venin e vinin ne Tirane e kudo gjetke e benin jeten e tyre normale. Ai ka kontribuar ne jeten artistike te Fushe Arrez dhe njerezit e donin dhe e respektonin. Ti duhet te dish Papagjoni, se kudo jetojne njerez. Edhe Migjenin ne kohen e Zogut e emeruan mesues ne rrethin e Pukes , por nuk thoshte qe ishte i internuar, por vleresonte qe kishte pune dhe kontribuoi me dijet e tij per te nxene edhe femijet e varfer te asaj zone. Ngushellime te thella familjes e i paharruar qofte kujtimi i Frankos se mire.

    1. me thene te drejten says:

      Sakte!

  6. Lida Al says:

    Papagjoni, ne Fushe Arrez nuk ishte vetem Franko ne ato baraka, si thua ti, po ishin edhe mesues, inxhiniere, gjeologe, agronome qe ishin te emeruar me pune atje. Franko nuk ishte i internuar, por i transferuar me pune, si shume shoke e shoqe edhe nga Tirana, bile shoke dhe nga lagjia e tij, zona e Bllokut, ku ai banonte. Midis tyre, kujtoj edhe nje te aferm timin mesues, po ashtu gruaja e ardhshme e tij Tefta, ishte emeruar mesuese atje, ku dhe u njohen e u dashuruan. Emerimet ose transferimet per pune nuk ishin internim. Pothuaj te gjithe ata qe mbaronin shkollat e larta emeroheshin me pune ne te gjithe Shqiperine, ku ishin hidrocentralet, minierat, fabrikat, uzinat, kombinatet etj. etj. Behej qarkullimi i kuadrove, sic quhej atehere dhe perseri pothuaj te gjithe ktheheshin ne vendet e tyre. Ai ishte i qytetar i lire, jo i internuar, e bashke me shoket venin e vinin ne Tirane e kudo gjetke e benin jeten e tyre normale. Ai ka kontribuar ne jeten artistike te Fushe Arrez dhe njerezit e donin dhe e respektonin, ashtu sic donin e respektonin te gjithe kuadrot qe punonin atje. Ti duhet te dish Papagjoni, se kudo jetojne njerez. Edhe Migjenin ne kohen e Zogut e emeruan mesues ne rrethin e Pukes , por nuk thoshte qe ishte i internuar, por vleresonte qe kishte pune dhe kontribuoi me dijet e tij per te nxene edhe femijet e varfer te asaj zone. Ngushellime te thella familjes e i paharruar qofte kujtimi i Frankos se mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje