DENONCIM/ Partia SFIDA për Shqipërinë: Shtyrja e zgjedhjeve fsheh pazare politike

4 Prill 2017, 15:15Politika TEMA

Partia SFIDA për Shqipërinë denoncon publikisht pazaret politike për të shtyrë zgjedhjet në Shqipëri.

Partitë e korrupsionit dhe nepotizmit po konsiderojnë kështu të zgjasin mandatet e tyre, veprim për të cilin nuk kanë bazë kushtetuese, e për më tepër nuk kanë legjitimitet.

Mandati kushtetues mbaron në shtator dhe deri atëherë duhet të jetë zgjedhur dhe mandatuar Kuvendi i Ri.

Aktorët e sotëm politikë janë të gati të sakrifikojnë Kushtetutën dhe të drejtat tona që burojnë nga kjo kushtetutë për interesat personale të tyre dhe grupimeve që kryesojnë.

Shqiptarët janë të neveritur me të tilla skema hipokrite që ndërtohen nën emrin e interesit publik dhe demokracisë.

Këto skema kanë në thelb vetëm ndarjen e pushtetit mbi kurrizin e qytetarëve.

Partitë nuk duhet të pretendojnë më shumë se mandati që pupulli u kanë dhënë!

SFIDA për Shqipërinë konstaton se kjo sjellje dhe këto pazare politike janë tregues i një mentaliteti diktatorial i partive të një parlamenti të kriminalizuar, të cilat tashmë kërcenojnë zgjedhjet dhe kushtetutën.

Ju bëjmë thirrje partive politike të përfshira në pazaret e reja dhe të vjetra të mos tentojnë të vjedhin demokracinë.

7 komente në “DENONCIM/ Partia SFIDA për Shqipërinë: Shtyrja e zgjedhjeve fsheh pazare politike”

  1. Dajti USA says:

    O Gjergj,bene mire ti cilesosh me emra kush po mundohet qe mandatet e popullit ti hedhi ne pazarin e gjese se gjalle,si gjithmone njeriu me blloke ne dore,aleati i Saliut ne mekate Ilir Meta.

  2. KOMBI says:

    Bravooooooooooooooo !!

  3. Ollga Toronto says:

    Gjergj te respektoj,por ka ardhur koha qe gjerat te thuhen troc,kanceri i Shqiperise eshte dyshja Meta-Berisha,keta kundershtar te vendosur te reformes ne drejtesi.Tani kur duhet te votohet vetingu,keta bastard u bashkuan perseri,prandaj eshte urgjent cerja e maskes Ilir Bllokut,se Sali Kriminelin e njohin te gjithe.

  4. emigranti says:

    Partia Sfida duhet te angazhohet fuqishem ne politiken shqiptare.
    Mjaft me me partite e vjetra, njera me e korruptuar se tjetra.
    Jemi ne si votues qe I japim fuqi ketyre partive me voten tone kur e dime se korrupsioni buron nga vete organizimi I ketyre partive ne thelb antidemokratike.

  5. zana says:

    Respekte Gjergji. Kultura dhe familja jane gjithshka.

  6. Optimizem says:

    Gjergj, nese e keni seriozisht kete punen e politikes, na tregoni ndonje program per ne popullin, por tregojeni ama. Ku i dihet, tani per tani mund edhe te keni ndonje deputet. Sa per pazare, ajo dihet, se nuk po e rruani per ne ju jo, por te kemi nje alternative tjeter per te zgjedhur, nuk do jete keq mendoj.

  7. Kriza tashme eshte zgjidhur LSI prish kualicionin nuk ka rruge tjeter Z META per ti shperblyer SALIUT vendimin qe dha GJykataJykata 5 me o ne favor te ILIRIT tek video e z DRITAN PRIFTI me mETA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje