Opozita: Përshëndesim hapin e Metës, Rama të vendosë interesat e vendit mbi pushtetin. Kushtet tona...!

4 Prill 2017, 19:02Politika TEMA

Pas deklaratës së kreut të LSI Ilir Meta i cili bëri thirrje për dialog, kanë nisur lëvizjet në kampin opozitar.

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e vet në selinë blu, ku do të diskutohen deklaratat e kryeministrit Edi Rama, si dhe të kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Pas mbledhjes, tryeza opozitare shpërndau një deklaratë mbi qëndrimin në tryezë.

Deklarata:

“Duke përshendetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij. Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet.”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Meta doli në një konferencë për shtyp, ku kërkoi nga palët që të ulen të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë ai vendosi të gjithë mandatet politike në dispozicion të zgjidhjes së krizës.

Kurse, Rama në një reagim ditën e sotme u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor, si dhe nuk do të ketë qeveri teknike.

8 komente në “Opozita: Përshëndesim hapin e Metës, Rama të vendosë interesat e vendit mbi pushtetin. Kushtet tona…!”

  1. Akili says:

    Haha,moren kot keto ordineret,nga ordineri me i madh,Likja.Kjo eshte Shqiperia,ku maskarejt dalin ne skene gjithmone,por kete rradhe do te marrin ate qe i takon

  2. KOMBI says:

    Nuk besoj qe nje grup pucistesh te mposhtin vullnetin e popullit . PD duhet te shkoje ne parlament dhe atjd do ta gjej besimin e humbur. Sa per qeverine e Rames ka besim populli , ai eshte SOVRANI . RAMA FITKN ZGJEDHJET I VETEM PA METEN.

  3. kaqi i zi says:

    hahhahah ani kush flet per interesin e vendit ,lapuzat qe e shiten vendin klysht e serbit e grekut

  4. Valter says:

    Kerkesat e verteta te opozites;
    -Eleminimi i kundershtareve nepermjet ligjit te demokrizimit.
    -Marja ne duart e tyre e bandave te droges dhe % nga parate e zeza.
    -Vjedhjen e zgjedhjeve dhe ardhjen ne pushtet.
    -Reforma ne drejtesi,me qellim denim,shkaterim te kundershtareve,
    shperblim ndaj tyre zhvatja e njerezve te thjeshte deri ne palce.
    Perfundimi; edhe disa vjet te tjera ne kaus,me vjedhe vrasje pa siguri ,varferi e injorance.

  5. Valter says:

    Kerkesat e verteta te opozites;
    -Eleminimi i kundershtareve nepermjet ligjit te dekriminalizimit.
    -Marja ne duart e tyre e bandave te droges dhe % nga parate e zeza.
    -Vjedhjen e zgjedhjeve dhe ardhjen ne pushtet.
    -Reforma ne drejtesi,me qellim denim,shkaterim te kundershtareve,
    shperblim ndaj tyre zhvatja e njerezve te thjeshte deri ne palce.
    Perfundimi; edhe disa vjet te tjera ne kaus,me vjedhe vrasje pa siguri ,varferi e injorance.

  6. beni says:

    hahaaaa opozita tregon interesin publik !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    pershendesin liken hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  7. lexuesi i irrituar says:

    Kerkesa e pare e opozites -Zbatimi i plote i ligjit te dekriminalizimi – perjashton nga politika kryetarin e saj shpirteror ,kryetarin de facto te saj dhe “superstarin” e filmimit te D.Priftit .Keta duhen qeruar nga hapsira publike shqiptare .

  8. Lakja says:

    Shko re pirdhu! Votoni VETTINGUN urgjent, se flasim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje