Xhafaj i jep përgjigje Metës: Policia do ndikojë? Garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetting dhe në Polici

5 Prill 2017, 10:11Politika TEMA

Në aktivitetin e kursit për patrullë të përgjithshme, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar që policia të tregojë paanësi në zgjedhjet e 18 Qershorit, teksa tha se vullneti i qeverisë për ta bërë këtë është i plotë.

Xhafaj tha se do ndëshkohet kushdo në Policinë e Shtetit që nuk kryen detyrën kunder korrupsionit.

Vullneti im dhe i qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe sa i përket veprimit të policisë së shtetit, është i plotë dhe i qartë”, tha Xhafaj duke i dhene keshtu nje pergjigje kreut te LSI Ilir Meta i cili tha se Policia dhe administrata nuk duhet te ndikojne zgjedhjet.

Zgjedhjet e 18 qershorit po afrojnë. Detyra jonë është të sigurojmë mbarëvajtjen e tyre për të garantuar një proces shembullor.

Roli i policië në proceset zgjedhore është i vlerësuar. Nuk duhet politizuar roli i policisë së shtetit. Vullneti im dhe i qeverisë për të garantuar zgjedhjet është i plotë dhe i qartë”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm tha edhe një herë se çdo punonjës policie do të kalojë në vetting, në mënyrë që në radhët e policisë së shtetit të mos ketë asnjë person me precedentë penalë.

Do bëjmë çdo gjë për një polici të pastër dhe pa elementë të korruptuar në shërbim të qytetarëve. Jemi të vendosur për të bërë shtet përmes reforma dhe policia ka luajtur një rol kyç në këtë proces. Sot policia e shtetit është në krye të detyrës dhe me një pamje krejtësisht të ndryshuar.

Sot kemi një polici më të mirë, më të trajnuar dhe më të përgatitur profesionalisht. Punonjësi i policisë mbetët aleati numer 1 i qytetarit. Të gjithë kemi nevoje për policë e drejtues policie me integritet të lartë profesional. Jam angazhuar për një proces të ri në policinë e shtetit për veting të cdo punonjësi të policisë së shtetit.

Një punonjës policie që është direkt apo indirekt mbështetes i një elementi kriminal do të ndëshkohet. Do u japim qytetarëve policinë qe duan. Do ndëshkohën kushdo që nuk kryen detyrën e tij në luftën kundër krimit dhe drogës”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm deklaroi se policia i ka shpallur luftë fenomenit të kanabisit dhe garantoi se nuk do të ketë kompromis me askënd. Xhafaj dha edhe një paralajmërim për çdo efektiv policie, se nëse lejon kultivimin e kanabisit apo nuk raporton, do të ndiqet e njëjta procedurë si në Kurbin, ku shefi i Komisariatit dhe disa efektivë u përjashtuan nga policia.

I kemi shpalluir luftë të hapur fenomenit të kanabisit. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis me askënd, Do ketë ndëshkim për cdo rrënjë kanabis të mbjellë. Qëndrimi që mbajtëm në komisariatin e Kurbinit do jetë i njëjtë në cdo komisariat të vendit në rast se ka abuzime. Edhe tolerimi i vogël kundrejt kultivuesve të drogës do të ndëshkohet”, deklaroi Xhafaj.

1 komente në “Xhafaj i jep përgjigje Metës: Policia do ndikojë? Garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetting dhe në Polici”

  1. The Punisher says:

    Pirdh pirdh se lirohesh. Zgjedhje te lira dhe te ndershme do te kete vetem kur qendrat e votimit te mbrohen nga police amerikane,komisioneret te jene gjermane dhe votat te numerohen nga zvicerianet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje