Taksisti zviceran refuzon të transportojë shqiptarë të Kosovës

5 Prill 2017, 18:03Bota TEMA

Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transportojë më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish-Jugosllavisë.

55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick,

Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinj dyshohet ta kishin mashtruar dhe i’a kishin dëmtuar mjetin e tij.

Ai kishte shkuar për të marrë një grup të të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë”.

Pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në mjetin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga”, ka treguar i zemëruar zvicerani.

“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini rehat dhe mos më kontaktoni”, thotë taksisti zviceran.

Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

3 komente në “Taksisti zviceran refuzon të transportojë shqiptarë të Kosovës”

  1. Albani says:

    Normale,ai nuk I ka pergjithesuar Shqipetaret,por njekohesisht nuk mund te luaje dhe ne rulete djersen,gjakun dhe ushqimin e familjes se tij.
    Per fat te keq shoqeria Shqipetare ka plehra shume mbi mesataren Evropiane.

  2. Abc says:

    Cyrihu i sat eme! Po ku ta dini ju se ne shqip i thone Zurih! Derra!

  3. tfgs1 says:

    sa keq me qen ……….korrak sunit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje