Donald Trump largon këshilltarin, botues i portalit që mbrojti Bashën

5 Prill 2017, 18:22Politika TEMA
Donald Trump largon këshilltarin, botues i portalit që mbrojti

Presidenti amerikan Donald Trump ka larguar nga Këshilli i Sigurisë një nga këshilltarët e tij kryesor, Steven Bannon, i cili u emërua me jo pak bujë disa muaj më parë.

Sipas mediave amerikane, të cilat i referohen burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, vendimi i Trump ka ardhur pas pas kritikave të Bannon në adresë të presidentit, i cili ka vënë jo pak në pikëpyetje rolin strategjik të Trump në diskutimet e rëndësishme.

Pak ditë më parë, më 28 mars, portali i Steven Bannon, “Breitbart Daily News”, bëri një shkrim ku merrte në mbrojtje kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili sapo kishte zhvilluar një vizitë në SHBA.

Ndërkohë, portali akuzonte kryeministrin Edi Rama se po shkatërron Shqipërinë në bashkëpunim me George Soros.

Mediat kryesore amerikane raportojnë se Steve Bannon, kreu i këshillit, është shkarkuar nga detyra duke përcaktuar kështu një zhvendosje të Trump nga njeriu që u cilësua si  strategu i fushatës elektorale.

Largimi është bërë krahas uljes në detyrë të këshilltarit për Sigurinë e Brendshme, Tom Bossert.

Thuhet se Bannon u caktua në Këshill për të monitoruar Michael Flynn, këshilltari kryesor i sigurisë së Trump.

Por ai nuk mori pjesë në asnjë mbledhje, ndërkohë që Flynn u shkarkua pasi nuk kishte konfiduar me presidentin apo zv. presidnetin Pence, natyrën e bisedimeve me ambasdorin rus Kysliak.

Në krye të këshillit qëndron aktualisht McMaster, që siç thonë mediat, e bën të panevojshëm Bannon.

Caktimi i Bannon, ish – drejtues i një media të ekstremit të djathtë, Breitbart, provokoi reagime, për shkak të komenteve dhe qendrimeve të tij raciste ndaj myslimanëve dhe hebrenjve.

Por duket se Trump është liruar shpejt prej tij.

7 komente në “Donald Trump largon këshilltarin, botues i portalit që mbrojti Bashën”

  1. boom says:

    Fatkeqesisht Bannon vazhdon te jete Chief Strategist(Keshilltari kryesor) i Trump. Pozicioni qe kishte ne keshillin e sigurise ishte nje pozicion i dyte per te.

  2. Lakja says:

    Ju thye nje tel çadres se Luloqes menjefjale!!!

    Si perfunduan keta të zeste…
    Po LikeFloriri nashi?

  3. krysho ludovik says:

    nderkohe qe ky shkrarkon edhe ngarkon keshilltare
    dhendri cifut i goces se konvertuar ne cifute vazhdon te punoje per llogari te kujt … e gjeni dot?

  4. Klevis says:

    ca gallate. ai vazhdon te punoje si keshilltari kryesor dhe u hoq nga ky pozicion me ja bo qejfin ca te tjereve qe nuk e kishin qejf.
    Hajde Tema hajde. Pjerrdhi se liroheni.

  5. shkodrani says:

    o Mero behu serioz mer burre..cpune ka Bannon me Lulin dhe Edin se na e bete Shqiperine kerthizen e planetit….
    Bannon eshte ne funksionin me te rendesishem te Shtepise se bardhe…
    FAKE NEWS…..

  6. ?? says:

    Do ta kete bere Trump me koken e tij, se Basha me Mziun nuk dine gje.

  7. ben tirona says:

    Po do ta debonte,sepse mbrojti Bashen.
    Uh a..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje