Kristian Kokthi
Në kazanin e medias shqiptare, qoftexhinjtë e analizës të situatës politike po mundohen të gatuajnë një skenar devijues. Paret bëjnë mrekullira dhe një ndër to është dhe prostituimi i logjikës dhe dhunimi i të vërtetës.
Këta qoftexhinj po mundohen të ngrejnë tezën se problem nuk është çadra absurde me një kauzë irracionale aq të dëmshme për demokracinë. Kauza e çadrës ishte, është dhe do të mbetet garantimi i mbijetesës së Familjes Berisha dhe aleatit të tij. Është e qartë që në çadër nuk janë prezentë të gjithë fizikisht. Disa prej tyre, disa dhe me të drejtën e autorësisë, janë aty virtualisht.
Në çadër është Luli, si miu në çark, në çarkun e ngritur prej familjes në mbrojtje të interesave familjarë. Por mesa duket Luli është i kënaqur që mund ti shërbejë familjes me çdo kusht. Kjo sepse familja prej vitesh ia ka allatet në dorë dhe e shtrëngon e liron duke vendosur thellësinë e timbrit të zërit të tij politik.
Në çadër është Berisha! Një plak i rrudhur por jo i rrjedhur, i cili vijon të veprojë me një cinizëm të frikshëm a thua i duket vetja i përjetshëm. Në çadër është sigurisht dhe Zeni me Arminën, si pinjollët e një mbretërie të së keqes që nuk pranon e nuk mund të pranojë vulnerabilitetin e të qenurit thjesht qytetar të Republikës së Shqipërisë. Zeni nuk është qytetar i Republikës së Shqipërisë, Zeni është qytetar i Republikës së Re, që mëton të vijë si përshpirtje e Republikës të së Keqes ngritur nga ati i tij, frytet e së cilës shijon ai tani në shoqërinë e Arminës.
Në çadër është dhe aleati i Berishës, i cili pavarësisht se ku mund të jetë, e ka të pamundur të zgjidhë prangat që ia lidhin duart me Berishën.
Sigurisht nuk mungojnë në çadër as lolot e oborrit të familjes, zengjinët e Republikës së Re, pjellë e mbarsjes prej frikës të Republikës së Vjetër të familjes Berisha.
Në të gjithë këtë kasaphanë, ku qoftexhinjtë e medias i bien daulleve të tallavasë mediatike, nuk duhet humbur fokusi i vërtetë i situatës, që është reforma në drejtësi.
Berishës dhe aleatit të tij nuk ju interesojnë zgjedhjet të lira e demokratike! As që duan t’ia dijnë e as që kanë dashur t’ia dijnë për to sepse nuk erdhën e në pushtet falë pushtetit të votës por falë pushtetit të ndërtuar për të vjedhur votën.
Berisha dhe aleati i tij janë të frikësuar, të tmerruar prej reformës në drejtësi! Ata mendojnë se mund të shantazhojnë aleancën pro reformës në drejtësi.
Aleanca pro reformës në drejtësi sigurisht nuk ka nevojë të ngrejë çadra që të bllokojnë jetën e qytetit dhe të të vendit si dhjami qarkullin e gjakut në arterie. Aleanca pro reformës nuk ka nevojë për çadër por ka nevojë për zgjedhje, ka nevojë për votën e lirë të njerëzve për ta hequr njëherë e përgjithmonë çadrën e ngritur në gjirin e demokracisë këtu e 25 vite.
Ka ardhur momenti që kjo çadër prej nga buron pushteti që ka dhunuar, vrarë e vjedhur shqiptarët prej 25 vitesh, duke i mundësuar Zenit e Arminës të shijojnë lukset e një jete prej zengjinësh të familjeve perëndimore pasunike, të shndërrohet në burgun e këtij pushteti dashakeqës.
Kjo është sfida dhe me këtë sfidë duhet të përballet qytetari shqiptar sot!
KRISTI,!!!
AI QË S’ËSHTË NË ÇADËR ,POR NË GODINËN PËRBALL,PO DUKE U HEQUR SI SHPËTIMTARI, PO BËN LOJË TË WELBUR,POR TË NJOHUR .!
SHPRESOJ , TA PËSOJË, S’MBAN MË UJË PILAFI!!
undefined
DHE PIKE!
Futja e vendit ne nje situate te tille pa pasur asnje te drejte legjitime per ta bere kete eshte antikombetare, populli po e tregon se megjithe hallet e shumta qe ka nuk kerkon destabilitet dhe remuje.Nese Berisha Basha e tufe kriminelesh politike e me tej kerkojne te ruajne pozicionet e tyre ne krye te [politikes shqiptare duke mos e vrare mendjen per te ardhmen e ketij vendi e populli por per bythen e tyre eshte detyre e shtetit te marre masat e duhura per te leminuar ngjarje destabilizuese.Shqiperise nuk i mungojne disa mijra njerez te paligjshem qe as pjerdhin per majtas a djathtas vetem duan crregullim e mungese te ligjit.Eshte detyre e qeverise qe edhe me masa te jashtezakonshme ta eleminoje kete efekt destabilizues dhe antikombetar, duke u treguar vendin te paligjshmeve.Turp e faqe e zeze pas 27 vitesh n grejne nje cader e duan qeverine.Qeverine e nxjer populli nje here ne kater vjet e midis e rezon parlamentiMe vote mosbesimi.Mos lejoni qe vendi te shkoje mbrapasht, mjaft ka ecur nje hap para e dy hapa mbrapa me Leninin e Tropojes.