Lulzim Basha: Rama paguan me paratë e ARMO-s një lobist në SHBA

6 Prill 2017, 18:32Politika TEMA

Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama nga cadra e PD, se me paratë qe grabiten nga nafta shqiptare përmes ARMO-s, po lobohet në Washington kundër opozitës, kundër demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Ndonëse nuk përmendi emra, Basha tha se drejtësia do të vihet në vend dhe komplotistët do të përgjigjen për këtë vjedhje.

“Lobistët e paguar me paratë  drogës dhe lobisti i paguar në Uashington me paratë që vidhen nga nafta shqiptare nuk duan t’ja dinë nëse ju keni bukë.

Uashingtoni dhe Europa kanë qëndruar 100 vjet gjithmonë jo në krah të hajdutëve, po në krah të shqiptarëve, të Shqipërisë siç qëndrojnë edhe sot në krah të kësaj lëvizje të madhe popullore”, tha Basha.

Ai përsëriti sërish kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

2 komente në “Lulzim Basha: Rama paguan me paratë e ARMO-s një lobist në SHBA”

  1. Treviso says:

    O klluf k..ri, kur kerkon drejtesi pse nuk shkoni ne parlament, per te aprovuar ligjet e vetingut? O kriminel, pse nuk flet per vetingun asnjehere, por vetem per qeveri teknike. Si u beka qeveria teknike pa aprovuar mos-besimin e qeverise ne parlament? Te ishe pak i zgjuar nuk do te pranoje te merje kryesine e PD.

  2. loni says:

    Ato gjera qe beni vete doni tja faturoni te tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje