Zgjedhjet e 18 qershorit, ambasadori polak në Tiranë: Silluni me përgjegjshmëri...!

7 Prill 2017, 10:09Politika TEMA

Ambasadori polak Karol Bachura ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke ruajtur standartet e vendosura nga OSBE/ODIHR si dhe u ka kerkuar partive qe te tregojnë të njëjtën devotshmëri dhe mirëkuptim në pjesëmarrjen dhe sjelljen e tyre në zgjedhjet e përgjithshme.

“Të ketë një fushatë e balancuar paraelektorale dhe zgjedhjet e lira dhe dhe të ndershme të këtij viti, të mbajtura në mënyrë transparente duke ruajtur standartet e vendosura nga OSBE/ODIHR – të gjithë këta faktorë – do të shërbejnë për të forcuar imazhin e Shqipërisë në kontekstin e ecjes përpara të këtij vendi në rrugën drejt BE-­së, por edhe për forcimin e rolit të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon.

Sa i takon konsensusit midis partive, i demonstruar vitin e shkuar me reformën në drejtësi, shpresoj sinqerisht se të gjitha partitë do të tregojnë të njëjtën devotshmëri dhe mirëkuptim në pjesëmarrjen dhe sjelljen e tyre në zgjedhjet e përgjithshme këtë vit“, u shpreh në një intervistë për GSH ambasadori polak Karol Bachura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje