Pas sulmit që SHBA ndërmori në Siri vjen një reagim nga Koreja e Veriut. Agjesia e lajmeve shtetërore e Koresë së Veriut bëri me dije gjatë ditës së djeshme se ajo do të përshpejtojë dhe rrisë programin e vet bërthamor, që në mënyrë të tillë sipas tyrë të mbrohen nga sulme të ngjashëm që Trump ndërmori në Siri pak ditë më parë.
Zyrtari i qeverisë së Koresë së Veriut sipas agjesisë së lajmeve dënoi bombardimet e SHBA mbi bazën ajrore siriane.
“Sulmi ajror i SHBA kundër Sirisë është një akt i qartë dhe i patolerueshëm agresioni kundër një shteti sovran, dhe ne e dënojmë me force” tha zyrtari I ministrisë së jashtme.
Më tej ai u shpreh se ky sulm vërteton një milion herë se vendimi ynë për të forcuar programin tonë bërthamor ka qenë zgjedhja e duhur.
Gjithashtu ai tha që “… vetëm fuqia jonë ushtarake do të na mbrojë nga agresioni imperialist. Ne do të vazhdojmë të fuqizohemi ushtarakisht në mënyra të ndryshme, me qëllim që të përballojmë aktet e shtuara të agresionit nga SHBA”.