Kompozitori dhe pianisti francez Stephane Blet thotë se Europa po përgatit “skenar të frikshëm” kundër Turqisë dhe përmes keqpërdorimit të mediave po përpiqet të provokojë urrejtje dhe frikë mes muslimanëve dhe përfundimisht të shkaktojë një luftë midis muslimanëve dhe të krishterëve.
Artist i shquar francez, i njohur si i dhënë pas kulturës turke dhe Stambollit, Stephane Blet, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka kritikuar Evropën për qëndrimin anti-turk.
“Qysh më parë kam vërejtur se një gjë e tillë do të ndodhë. Unë me të vërtetë ndihem i turpëruar nga Evropa. Unë jam francez, por Franca nuk është ajo që dikur ka qenë. Kam frikë shumë, sepse shoh se çfarë janë duke u përpjekur për të bërë. Po përpiqen të krijojnë një lëvizje shumë të keqe sioniste në Evropë. Të gjitha mediat përdoren për t’i frikësuar njerëzit nga muslimanët. Dëshirojnë që të krishterët të luftojnë me muslimanët”, shprehet Blet.
Blet thekson se në mediat europiane prej një kohe të gjatë nuk ka pasur asnjë lajm pozitiv për Turqinë, por vetëm lajme në kontekstin e propagandës anti-turke, duke shtuar se ai personalisht ka parë pasurinë dhe bukurinë e Turqisë dhe muslimanëve, porse media në Europë është përgjegjës për shkaktimin e problemeve midis të krishterëve dhe muslimanëve që, sipas tij, dikur jetonin në harmoni.
“Gjendja ekonomike në Europë është e keqe dhe tani duan të rrisin frikën ekonomike të njerëzve. Mbi të gjitha, është një plan i madh dhe i rrezikshëm për të shkaktuar kaos”, tha Blet, i cili shtoi se jo të gjithë europianët janë racistë dhe se shumë prej tyre janë të pakënaqur me liderët e tanishëm politikë.
“Në Francë më janë anuluar disa koncerte dhe më kanë quajtur fashist, sepse unë e dua Turqinë. Kjo është gjendje e keqe dhe pikëlluese dhe çdo gjë është bërë disi politike. Unë jam artist, kam lindur si i krishterë dhe jam mik i afërt me shumë muslimanë. Kjo në Europë nuk duan të jetë shembull dhe gazetarët përhapin gënjeshtra, edhe pse janë në dijeni të së vërtetës”, thotë më tej Blet.
Duke rikujtuar se në Turqi për herë të parë ka shkuar 23 vjet më parë, Blet vë në dukje se nga organizata terroriste PKK vazhdimisht ka marrë kërcënime për përhapjen e një imazhi pozitiv të vendit.
“Në mes të Parisit terroristët e PKK-së mbajnë protesta me sloganin ‘Vdekje Turqisë’. Si është e mundur kjo dhe kush i lejon këto? Kjo është tronditëse, sepse kur ne dëshirojmë të mbajmë tubim, nuk na lejojnë. Policia e parandalon menjëherë, teksa për PKK-në nuk bën asgjë”, thotë Blet.
Duke theksuar se do të vazhdojë që përmes muzikës dhe artit të ndërtojë ura të miqësisë midis Turqisë dhe Europës, Blet tha se shumë pianistë evropiane në koncerte i interpretojnë veprat e tij, duke përfshirë 12 rapsodi osmane-turke të cilat i ka komponuar.
“Kjo gjë bëhet dalëngadalë, natyrisht. Megjithatë, unë e dua Turqinë dhe popullin turk dhe do të vazhdoj të bëj një gjë të tillë”, shtoi në fund kompozitori francez Stephane Blet.
Po ngaterron muziken me politken o derman, PKK eshte nje mije here me e besueshme se ultimatumet dhe karakterin prej briganti te erdoganit .Sa do e cmendur te jete europa demokracia per ata eshte gjithmone me siper se autokracia alla turka
sa keq me qen korrak…………..
Qe Evropa po rreshqet drejt fashizmit eshte e qarte per ata qe kane sy dhe veshe.
Te anullohen koncertet e nje artisti,vetem sepse eshte resident ne nje vend mysliman,vetem ne shtetet fashiste te Evropes dhe vecanerisht ne France mund te ndodhe.
po ky shkrim ? mero baze , mos ke marre para nga ambasada turke ??
Nje artist qe ben analiza politike. E pakuptimt.
Qenke naiv i madh more Blet! Respekti eshte reciprok dhe aq me shume dashuria! Europa prej vitesh ka hapur dyert e saj per miliona mysliman nga Afrika, Azia dhe sigurisht edhe nga Turqia jote e dashur. Ne vendet veriore te Europes numri i tyre ka shkuar ne 30% te popullsise vendese dhe ne qytetetet e medha te ketyre vendeve shifrat shkojne edhe mbi 40%!!!!! Mbi 1,5 milion prej tyre u futen vetem ne vitin 2015 ne Europe. Ju dha mundesia per strehim, asistenca sociale, shkollim, integrim si dhe te kene ne cdo qytet e kudo ne Europe xhami per lutjet e tyre, por prej tyre vetem 2% e tyre kan mundur te integrohen. Kjo, jo per faj te Europes, por sepse pjesa dermuesve e myslimaneve i shmangen ketij integrimi per te mos prishur “moralin” islamik te tyre nga kultura dhe civilizimi i popujve te “pa-fe” te Europes. Ky mentalitet nuk eshte vetem tek refugjatet e viteve te fundit, por edhe te brezit te lindur e te rritur ne Europe.
Pra jane myslimanet qe urrejne civilizimin, demokracine dhe lirine europiane dhe jo e kunderta. Jane me mijra ata myslimane qe ju bashkuan propagandes se IS-it per te luftuar ne Siri e Irak. Jane me qindra ata myslimane te radikalizuar te gatshem per terror ne rruget e qyteteve europiane dhe jane me dhjetra ata qe kan gjakosur rruget dhe metrote e qyteteve te Europes. Jane te panumerta bandat e krimit, te vjedhjeve, te vrasjeve, te kontrabandes se droges, te armeve, te prostuticionit, etj nga myslimanet e Europes.
Ata deshirojne vetem parate, asistencat sociale qe u jep Europa si dhe pashaporten e saj! Asgje tjeter!
Deshira e tyre e vetme eshte qe Islami me propaganden e tij, me terrorin, me sa me shume femije te lindur nga grate myslimane dhe sigurisht, me vazhdimesine e rrymave te refugjateve nga bota islame, ta “mbysi” Europen, kulturen dhe civilizimin e saj dhe si finale, ligjet e sharise te sundojne ne Europe.
Kete gje nuk propagandon dhe Erdogan? Ah, francezi shqetesohet per sloganet kurde kunder Turqise??!! Po, per kete popull, per kurdet qe kane nje popullsi sa gjysma e asaj franceze dhe nje territor sa Franca, por qe nuk u njihet asnje e drejte e jo me ajo e vetvendosjes dhe e krijimit te shtetit te tyre, cfare duhet te themi? “Popull terrorist”, sic shprehet Erdogan dhe tu dergojme tanket dhe aeraplanet per te “spastruar armiqte e Turqise”??!!
Mund te jete I mire ne pjano,por ne ato qe shkruan tregon se nuk ka kuptuar asgje nga Evropa dhe demokracia.Evropa nuk eshte kunder Turqise e popullit turk,Evropa eshte kunder synimeve te Sulltanit te ri te Turqise ,qe do ta ktheje Turqine sic ishte 100 vjet me pare. Shikoni klithmat e Sulltanit te ri ,kercenimet e tij ndaj Evropes,ndaj shteteve sovrane ,burgosjet e kundershtareve te tij politike ,histerizmat e tij qe ngjajne me ato te diktatoreve evropiane te viteve 1930 ,mbyllja e shkollave,gazetave,burgosja e gazetareve ,profesoreve etj.etj. Kunder ketyre mendimeve e veprimeve eshte Evropa .Prandaj z.pianist nuk keni kuptuar asgje ,bota nuk eshte vetem melodia e pianos .Prandaj zgjohuni dhe shikoni realitetin e ri .Ju lutem botoni komentin tim!
Une rroj ne France por ky artist nuk eshte i famshem sic thuhet ne artikull… Eshte hera e pare qe po i degjoj emrin.
o sami…nuk osht muzikant tallavaje e gerrnete..osht artist..knon kompozon
ene veje emrin tamom mos e hiq I
“Klimax”,po te ishte e verteta aq e thjeshte sa ta kuptonin te gjithe,mencuria nuk do kishte kete kuptimin qe ka sot,jo te gjithe i dijne te vertetat,madje jane pak,jane shume pak,si ky artisti i vetem.Po ku di gje ti mor “Klimax” i mjere si ecin punet e kesaj bote e si rrotullohet ajo?Ajo nuk rrotullohet nga kompjuteri yt, Ooo “Klimax”! Sulmet parapergatiten (nga “Tavolinat e Rrumbullakta”) nen rrogoz shume kohe me pare se te ndodhin realisht dhe faza e pare e sulmit eshte propaganda,qe ti “Klimax” ta hash kollaj sapunin per djathe ! E more vesh o “Klimax” mavria ?
Meqe qenke kaq i zgjuar o Bogonica a mund te me thuash se cili nga opinionet dhe argumentet e Klimaxit nuk qendron dhe nuk eshte i vertete?! Une do te shtoja se Europa po tregohet shume tolerante dhe idiote ne pritjen qe po u ben myslimaneve ne territorin e saj. Ka shume mundesi, qe ashtu siç thote edhe Klimaxi, ajo te humbase identitetin e saj. Por ti me siguri qe kete pret qe te gezohesh. Myslimanet nuk do te integrohen kurre ne kontinentin europian. Ata ose do ta pushtojne “butesisht” ate me dyndjet dhe pjelljet e tyre te panumerta ose ne Europe do te vije nje Hitler tjeter, dhe myslimanet do te perfundojne si perfunduan çifutete nen Nazizmin. Shendet.