Arrestohet një person, rriten masat e sigurisë në Dortmund dhe Mynih

12 Prill 2017, 15:16Sport TEMA

Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin me bombë që iu bë autobuzit të Borusia Dortmundit mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke udhëtuar drejt stadiumit “Sinjal Iduna Park” për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Monakos.

Informacione të detajuara nuk bëhen me dije nga autoritetet përkatëse për shkak të hetimeve që janë në vazhdim, ndërkohë që masat e sigurisë janë shtuar së tepërmi për mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjeve sot, jo vetëm asaj në Dortmund, por edhe për ndeshjen e Mynihut mes Bajernit dhe Realit.

Numri i policëve të angazhuar me ndeshjet është shtuar duke qënë se ekziston mundësia e një tjetër sulmi, si dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për transportimin e sigurt të skuadrave drejt stadiumeve përkatëse, shkruan Panorama.

Hetuesit e ngjarjes së djeshme kanë gjetur edhe një gjilpërë metalike që kishte çarë një prej sendiljeve të autobuzit të Borusias dhe po vazhdojnë kërkimet për të zbuluar natyrën e eksplozivit dhe mënyrën e ndezjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje