“Diplomatët” që skandalizojnë PD dhe respektojnë Shqipërinë!

12 Prill 2017, 17:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vangjel Dule ka ndezur një flakë kashte, për atë që sipas tij ka sugjeruar një diplomat i lartë i Bashkimit Evropian në cilësinë e drejtorit për Ballkanin. Sipas atij, ai u ka sugjeruar aleatëve të PD të hyjnë në zgjedhje, edhe nëse PD nuk hyn, pasi mund të përfitojnë të rriten politikisht nga kjo situatë. Zhurma ka filluar si kuriozitet dhe po përfundon si banalitet. Biles po shkohet deri në thirrje për linçim të diplomatit perëndimor.

Qëndrimi i zyrtarit perëndimor dhe ai i aleatëve të PD ndaj tij, duken shumë larg njëri tjetrit, për shkak të axhendave të ndryshme që ata kanë, në raport me zgjedhjet në Shqipëri. Por unë jo që nuk shikoj asgjë skandaloze, por më duket se është rekomandimi më i mire, që u ka dhënë një diplomat perëndimor, pasi i ka konsideruar parti politike të pavarura dhe nuk ka pasur dijeni, që janë thjeshtë kryetarë partish që hyjnë në Parlament, gjithmonë ose nga PD, ose nga PS. Madje unë isha në një darkë me disa kolegë gazetarë me këtë diplomat dhe më vjen inat, që nuk na e tha dhe në këtë gjë, por vetëm dëgjoi.

Qartësia e Perëndimit për arsyet përse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje, është e plotë dhe ata nuk pranojnë asnjë nga arsyet që Lulzim Basha reciton nën një çadër mercenarësh me pagesë çdo ditë, në bulevardin e Tiranës.

Lulzim Basha e di këtë. Ja kanë thënë në Uashington dhe në Maltë, ku nuk guxon të thotë kë ka takuar e çfarë i kanë thënë, dhe po ia thonë çdo ditë publikisht. Për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike është duke u përpjekur të dështojë zgjedhjet dhe të mos votojë reformën në drejtësi për një axhendë të saj politike që bie ndesh me Perëndimin. Në këtë pikë, çdo diplomat Perëndimor, të vetmin sugjerim që ka është distancimi nga Partia Demokratike dhe politika e saj e bojkotit. Këta që hidhen përpjetë, sikur ai diplomati ka sugjeruar fundin e botës, e kanë thjeshtë nga autosugjestioni se çadra është qendra e botës. Në fakt çadra është gazi i botës. Është vendi ku Lulzim Basha ka artikuluar sot akuza të përbindëshme ndaj SHBA dhe BE, sa i përket mbështetjes për Reformën në Drejtësi duke i quajtur vende mafioze. Asgjë më antishqiptare se ajo deklaratë nuk është në historinë e politikës shqiptare, pas deklaratave të Berishës e Gazidedes në vitin 1997.

Thirrjet edhe më qesharake që ky diplomat të shpallet “non grata”, siç janë lëshuar thirrje të ngjashme për ambasadoren Vlahutin apo ambasadorin Lu, thjeshtë sa thellojnë krizën e Partisë Demokratike me Perëndimin. Të hënën në Shqipëri do të vijë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, i qeverisë së kancelares Merkel, dhe mos prisni të thotë ndonjë gjë tjetër nga këto që Perëndimi ka thënë publikisht. Thjeshtë qeveria e Edi Ramës ka mbështetje të plotë perëndimore për të zhvilluar zgjedhjet më 18 qershor, sa më të lira dhe të ndershme, dhe kushdo që të fajësojë Perëndimin për këtë, duhet të gjejë problemin tek vetja.

Deklarata që ka “irrituar” Dulen, Mediun, Ndokën, apo dikë tjetër, është jo vetëm shumë konstruktive, por dhe e vetmja mënyrë që këto parti nga ‘bishta’ të PD, të mos zhduken fare nga skena politike. Shqipëria nuk humbet asgjë pa Dulen, Mediun, Dukën apo Nard Ndokën, për më tepër që ka alternative të tjera pro-greke, pro-agrare apo pro-demokristiane. Këta humbasin personalisht, duke ndjekur një axhendë që është axhendë personale e Sali Berishës. Nëse kanë detyrime ndaj tij, le të shkojnë bashkë me të, por nëse i gënjen mendja se Shqipëria do shkojë pas Sali Berishës, janë më të zinj seç pretendojnë për diplomatin perëndimor, i cili vlen të dekorohet për atë që ka sugjeruar. Natyrisht jo nga Nishani.

Kjo sa i përket anës politike.

Sa i përket anës kombëtare, deklarata e këtij diplomati është këshilla më pro-shqiptare që ka dhënë në këtë krizë një diplomat perëndimor. Në përgjithësi ata janë indiferentë ndaj kësaj krize, dhe e shikojnë këtë krizë si problem personal të Bashës e Berishës. Ky qenka treguar më i përgjegjshëm dhe e ka parë krizën edhe si hall të Shqipërisë dhe u ka sugjeruar të hyjnë në zgjedhje.

Nëse ka ndonjë problem për Shqipërinë, janë problemet që krijojnë parti si e Dules në Himarë, që shpikin probleme atje ku nuk ka, që nxit njerëz me të meta psiqike, që e dinë se atdheu shitet si fruta të thata, për të bërë evazion fiskal dhe kërkojnë autonomi të territoreve shqiptare. Për fat jemi aq të çliruar nga nacionalizmi, sa as ata tipa nuk i marrim seriozisht, se e dimë që e kanë për të marrë ndonjë votë më shumë, për të shpëtuar bizneset e tyre. Por ato janë të vetmet deklarata antishqiptare ku ka dëshmitarë diplomatë të huaj dhe politikanë dy flamujsh.

I gjithë ky perceptim banal, për një sugjerim tërësisht konstuktiv nga një diplomat perëndimor, vjen nga fakti se Perëndimi po flet kundër PD dhe Berishës dhe një grusht njerëzish kërkojnë ta barazojnë PD me Shqipërinë. Po të ishte kështu, atëhere ne qënkemi në rrezik kombëtar, pasi kundër Sali Berishës dhe PD, është kancelarja Merkel, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çdo diplomat që merret me Shqipërinë. Të vetmit pro tij, janë disa tipa qesharakë të paguar në një llogari me Gruevskin.

Prandaj qetësohuni! Të gjitha çfarë shikoni që thuhen e rekomandohen kundër PD, konsiderojini si gjëra ‘pro’ Shqipërisë. Sali Berisha është skeduar si një e keqe që duhet të çmontohet dhe kjo do të ndodhë. Kushdo që sugjeron ikjen e dhe izolimin e tij, është një mik i madh i Shqipërisë. Kushdo që e mbron dhe bën sikur “acarohet”, është maksimumi mik i Vangjelit.

25 komente në ““Diplomatët” që skandalizojnë PD dhe respektojnë Shqipërinë!”

    1. ramadana i Salifornise says:

      Eshte bizarre (e tmerreshme) qe spurdhjaku Lul Xhelal Basha sot akuzoi ambasdoret si djaj dhe ben thirrje per arrestimin e Rames:
      Ne kete prizem duhet:
      .
      1-OSE TA COJME NE SPITAL PSIQIATRIK CUNIN E XHELALIT.
      .
      2-OSE TE MENDOJME SE KUSH ESHTE NE AMERIKE PAS “YLLIT NE NGJITJE”?
      .
      kam mendimin se qendron varianti i dyte..pse ?
      .
      Ne 2012 shkon Edi Rama ne Amerike dhe per nje fotografi me Obamen vetem 2 minuta nje nga ultraberishistet me te cartur te amerikes kongresmeni Dana Rohrabacher arrtiti deri aty sa akuzoi jo vetem RAMEN por dhe OBAMEN….per korrupsion te “tmerrshem”…se cfare ndodhi me vone dihet….keto jane probleme per spitale qe mjekojne semundje mentale
      *
      Ishte kongresmeni Dana Rohrabacher qe ne 14 qershor 2013 nje jave para votimeve hodhi nje deklarate kontraversale duke e paraqitur krimberishen e tij si HEROIN E AMERIKES…se i mora nja 250 cope muxhahidine…
      **
      Ishte kongresmeni Dana Rohrabacher qe uroi i pari “cadren e lirise” dhe bashke me nja 20 politikane “miq te Fatmir MONSTER Mediut…jane prapa Lul Bashes dhe thirrjeve te tij psikopatike…
      Kush eshte ky kongresmeni Dana Rohrabacher qe duke perkrahur Lul Bash Devilin po i ben de jo vetem shqiperise por dhe vete Amerikes ?
      ……

      Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzve më me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve. Si një ish-ndihmës i Presidentit Regan, zotit Rohrabacher i pëlqen që t’u jepet një shkundje politikave të brendshme dhe të jashtme. Ai e pret me entuziazëm kryerjen e një politikë të tillë edhe nga Presidenti i ri Trump.

      Ai i dërgoi një letër Presidentit të Serbisë në të cilën, kërkonte që të shqyrtohej mundësia e shkëmbimit të territoreve në veri të Kosovës, si zgjidhja më e mirë. Rohrabacher shkon edhe më tej: Le të ndryshojnë edhe kufijtë e Maqedonisë.!
      Dana deklaron :unë kam ndikim në politikbërësit amerikanë tani. Jam kryetari i Komitetit të Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve që merret me atë pjesë të botës.
      .
      Pra ka “kongresmene” QE SKANDALIZOJNE Shqiperine dhe respektojne PD…
      ==================================================================

      .dhe nuk jane pak..pyesni Fatmir Mediun sa te “gjate” e ka listen shtojini dhe sa kongresmene dhe senatore jane pro lobit grek te Lul Bashorrit qe hedh shurren perpjete pikerisht aty ku pushkatoi 4 kokepalare…si i quante Ilir kokmadhi i monikes qe “kercenonte ” Ramen me pinjollet e tij..
      .
      HAPE RRUGEN O I PARI
      SE NE JEMI NGA SKRAPARI…

      1. sali gate = watergate says:

        Fuqia prej “tigri” e lepurit Lule Basha
        eshte mbeshtetut nga disa politikane berishiste ne Amerike dhe Europe
        ku 2 me te spikaturit jane:

        1- VOLFGANG GROSSRUCK per Europen
        2- DANA ROHRABACER per Ameriken

        ***********************************
        . Po kujtojmë 15 vizitat Mafjoze që ka bërë në Shqipëri, miku i kryeministrit SALI, deputeti austriak dhe Zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Volfgang Grossruck.
        1. Nëntor 2005: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, një ditë pasi qeveria vendosi privatizimin e ALB-TELECOM. Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë dhe fitoren e luftës kundër korrupsionit.
        2. Janar 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, një ditë përpara se qeveria të vendoste privatizimin-koncensionar të Shërbimit të Transportit Rrugor (Targa-patenta, kolaudime makinash). Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë, reformat efiçente, lirinë e medias dhe demokracinë e konsoliduar.
        3. Maj 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 3 ditë pasi qeveria vendosi dhënien me koncension të industrisë së kromit dhe bakrit. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë në privatizimin e ekonomisë, integrimin e shpejt në BE dhe fitoren e luftës kundër korrupsionit.
        4. Tetor 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që qeveria vendosi hapjen e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë për suksesin në luftën kundër varfërisë, korrupsionit dhe përmbushjen me sukses prej qeverisë, të rekomandimeve të OSBE ODIHR dhe pikave të paketës së parë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
        5. Shkurt 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve lokale dhe 22 ditë përpara mbledhjes së qeverisë për dhënien e lejeve për ndërtim fshatrash turistikë në bregdet. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike për organizim zgjedhjesh me standarde dhe për gabimet e opozitës në këtë proces.
        6. Tetor 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck me investitorë austriakë, bullgarë e rumunë, takohet me kryeministrin SALI, 10 muaj përpara përpara mbledhjes së qeverisë për koncensionet e hidrocentraleve. Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për stabiliteitn ekonomik e politik në Shqipëri dhe arritjet e larta në konsolidimin e demokracisë.
        7. Nëntor 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për shtimin e fondit për tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për rrugën e kombit dhe investimet e suksesshme të qeverisë, garanton liberalizimin e vizave brenda qershorit 2008.
        8. Janar 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për ndërtimin e TEC-it të Durrësit dhe shpalljen e fituesit për prodhimin e Kartave të Identitetit dhe Pasaportave Biometrike, fiton mes akuzash për “pazare” firma “SAGEM”, gjen në zyrë dhe Damir Fazllic. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për mbështetjen e OSBE-BE për suksesin e reformave ekonomike të kryeministrit SALI dhe për vendimin e KE, për liberalizimin e vizave në shtator 2008. Kritikon ashpër opozitën në emër të OSBE-BE.
        9. Mars 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 15 ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë për mbështetjen që i jep BE dhe OSBE qeverisë dhe kryeministrit, për vendosjen e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
        10. Nëntor 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që qeveria miratonte ligjin për privatizimet publike dhe buxhetin 2009. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike për mbështetjen ndaj qeverisë për buxhetin OSBE, BE, FMN e Banka Botërore, si mundësi garantimi për liberalizmin e vizave në qershor 2009.
        11. Mars 2009: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, flet për “organizimin e përsosur të zgjedhjeve parlamentare”. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
        12. Qershor 2009: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që Ministria e Ekonomisë zbatonte vendimin e qeverisë për dhënien e 220 koncensioneve të hidrocentraleve dhe për import-eksportin e energjisë elektrike me Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për zgjedhjet, për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
        13. Shtator 2010. Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për miratimin e ndërtimit të parlamentit të ri shqiptar. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
        14. Janar 2011. Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 5 ditë pas krimit shtetëror të 21 Janarit. Del në emër të OSBE e BE në krahë të policisë shqiptare e Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për sigurinë publike në vend, për statusin si vend kandidat në BE të Shqipërisë, për pafajësinë e qeverisë në vrasjen e 4 protestuesve dhe për destruktivitetin e opozitës që pengon integrimin.
        15. Maj 2011: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që u bë mbledhja e qeverisë për privatizimet masive dhe 1 ditë përpara gjyqit në Kolegjin Zgjedhor për votimet e 8 Majit. Del në krahë të Sali Berishës, uron kandidatin e PD Lulëzim Basha për “fitoren” dhe në kundërshtim me KE, OSBE e BE, i quan zgjedhjet e 8 Majit “të shkëlqyera”.

        *************************************

        KONGRESMENI FUCKBERISHIST DANA ROHRABACJA NJE JAVE PARA VOTIME TE 23 QERSHORIT 2013 BEN REKLAME PER SALI KRIMINELIN
        _____________________________
        Mbështetje për Shqipërinë dhe Kryeministrin në Kongresin Amerikan
        “Kryeministër Berisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”
        14 qershor 2013 21:28

        ………………
        Kongresmeni Dana Rohrabacer, përfqësuesi republican i Kalifornise në fjalën e tij
        shprehu falenderim për kryeministrin Berisha që e cilesoi mik besnike te Amerikes.

        Parë në këtë këndvështrim, në gjykimin e Rohrabacher SHBA është mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë.
        “Amerika mund te jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë. Kohët e fundit kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshëm për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, Kryeministri Berisha ra dakord për të pranuar 210 anëtar të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër. Ajo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajo e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryeministër Berisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”, mbylli fjalimin e tij kongresmeni filoberishist amerikan.
        ****************************************************************
        Berisha, Ramës:Tregoju shqiptarëve, pse Kongresmeni kërkon hetim ndaj teje (KORCE 19 QERSHOR 2013)
        Fill pas kesaj deklarate te Kongresmenit Dana Rohrabacer ne kongresin amerikan SALI PIT BULLI I tij ne Shqiperi ne fushaten elektorale ne 2013 ne mitingun ne Korce leshon diarrene e tij:

        “Zoti Rama njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara Dana Rohrabacher ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë, jepu shpjegim shqiptarëve. Shpjegoju se me drejtësinë amerikanë nuk bëhet shaka. Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty”- tha kryeministri.
        *********************************************
        Kongresmeni ULTRA BERISHIST Dana Rohrabacja dhe miliarderri tropojane nga Paci I Tropojes ja kane bo OBAMES TETE ME DY
        Gazeta amerikane “New York News” i bën jehonë letrës së Rohrabacher. Biznesmeni shqiptar: Obama të kthejë paratë e Ramës.

        Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane.

        Gazeta e përditshme “New York News” i ka kushtuar një artikull shkresës së dërguar nga kongresmeni Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe Komisionin Federal të Zgjedhjeve, ku kërkohet hetimi mbi një komplot të mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet amerikane. .(http:// news-new-york-news.com/ socialist-leader-edi-rama-hasillegally- contribute-money-topresident- obama/). Për gazetën e New Yorkut ka folur edhe presidenti i kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili ka kërkuar nga Presidenti Obama që të kthejë mbrapsht kontributin e paligjshëm të fushatës nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

        **
        Konkluzion
        Qofsha I gabuar por “rezistenca heroike” deri ne terrorizem mediatik dhe politik e dyshes kriminale 2B eshte e lidhur dhe me politikane te korruptuar ne Euro-Amerike qe kane lidhje kriminale te dyshimta ne Shqiperi ku do vecoja midis dhjetra aferave VRASJEN E KOSTA TREBICKES nga mafja me kollare e armatimit dhe mbulimi mafjoz I kesaj masakre me ate “prokurorin e virxhinias” qe e nxorri aksident ne nje humnere 1 meter te thelle..
        .Pra eshte presioni qe I ben Berisha disa bossave te tij ne Perendim….ku u thote troc..
        O me ndihmoni qe te mos futem ne burg..ose une hap gojen dhe le te behet qameti pas meje…

    2. may says:

      Shume e sakte Mero, Dulja nje njeri pa shtylle, dhe anti shqiptar, Nard Ndoka nje njeri pa personalitet, me nivel zero, qe e dredh sa ne nje ane ne anen tjeter, Mediu nje bushter i djallezuar, i mesuar gjithe jeten te pervetesoj nga PD , nuk do shume mend qe cfare do thone keta lloj sharlatanesh per nje diplomat qe mundohet per mire ti mesoj keta te cartur dhe te semure per para ,

      BRAVO MERO !!

    3. Arbeni says:

      He me te lumte o Mero !Me ngjan sikur me ke pyetur mua kur e ke shkruar kete artikull.Qenerve qe kane permjere ne xhami u ka ardhur ngordhja dhe keshtu ata nuk kane çfare te humbasin,prandaj po sulmojne perendimoret.Kjo tregon se fundi i tyre eshte perfundimi ne koshin e plehrave.

  1. boom says:

    Te gjithe anti-shqiptaret jane mbledhur nen cader. Aty eshte kopili i Vuk Karadzic,aty eshte dashnori i Dick Marty-t, aty eshte spiuni i UDB-se nga Kukesi, e plote agjente te Putinit dhe te grekerve.

  2. lavdosh says:

    Si gjithmone ja perfekt ne analizat e tua! Nuk ke shoke ne kategorine tende. Bravo

  3. Meckojati says:

    Te lumte mero, ne shume korekt!

  4. Aty eshte edhe kopili Lul Basha, nuk po e them se kopili I kujt eshte se tanime dihet!!!

  5. Liri says:

    Zoti Mero per mua je nga ana e miresise se ketij vendi.
    Jam I lumtur qe artikuloni kaq mire mendimet . Ju falenderoj.

  6. Edi says:

    do te ishte nje supershkrim nqs nuk do kishe futur pjesen e himares. ne himare e drejta eshte me banoret qe kerkojne demshperblimin qe u takon.

  7. Tajari says:

    Mero djali,
    Vazhdo te qendrosh ne anen e pak njerezve realiste e pozitive qe Kane ngelur ne ate vend të perdhunuar nga politikanet shqipetare.Me shume presim si kjo analize.well done sir ?

  8. KOMBI says:

    TE GJITHA PARTITE QE , JANE NGJITUR MBAS BASHES , JANE KERMAT E SHQIPERISE . KY ESHTE NJE NDER I MADH QE I BEHET SHQIPERISE ME LARGIMIN E TYRE .
    18 QERSHORI DO TE JETE DITE FESTE .

  9. Z BAZE nuk mbahet peng ky vend sepse BERISHA dhe MEDIU apo dikush tjeter nuk jane per REFORMEN ne DRejtesi ata duhet te japin llogari per pronat dhe parate e pista qe kane grabitur kur kane qene ne pushtet ky popull ka nevoje te zgjohet.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Artikull I kthjellet. Do shkoja pak me tej me ca deklarata qe s’rrihet pa I analizuar. Vettingu-n thote qesharaku do ta bejme nga e para.. Pyetja shtrohet: Si do ta besh nga e para ?!?! Me Bylykun, Alibejn, Bumcen apo Spahiun me dylbi ne qaft?!?! Vettingu morri 2 vjet nga nga nderkombetaret dhe nderthurje juristesh shqiptar te krijohej.. C’fare do ti thuash nderkombetareve, hajde ulemi perseri sepse ai versjoni I pare s’na pershtatet ?? C’fare jane ata zarat e tu ?!?! Tani eshte mjaft e qarte se PARTIA E DERRAVE rri ne cader nga Vettingu. Ata s’duan t’ja dine per zgjedhjet. Kur ishte deklarata e fundit qe Qesharaku bashke me Plakun Vrases po flasin per PRO EUROPES ?!?! PLAKU VRASES 15-20 vjet me perpara me slloganin TA BEJME SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA dilte ne fushate elektorale dhe ai ishte KALI I TROJES qe perdori per c’do zgjedhje. Shifini tani se c’fare thone.. Jane kthyer si ISIS me teorite konsperative qe BE dhe Amerika po I kurdis. C’fare degradimi nga ketu e 10 vjet me pare. Ishte nje kohe qe e kisha zili PD-ne per liberalizimin e pashaportave, futjen ne NATO dhe hapjen e aspektit privat ne fushen e ekonomise.. Shifini tani.. SHPELLAR.. TE TREMBUR.. DO JU VRASIM. DO JU TERHEQIM ZVARRE.. DO JU GRUSHTOJME.. DO JU HEDHIM NE LANE.. C’fare ZHGENJIMI qe kjo parti ka degraduar.. A ka keshilltar te vjeter kjo parti ?!?! C’fare po ndodh me keta kellira qe s’lejojn integrimin e Shqiperise ?!? Kujtojn se do I shpetojn Vettingut ata qe e kane vjedhur dhe vrare Shqiperine ?!?! Vettingu do zbatohet mbas zgjedhjeve ta kene te qarte.. Kujtojn se s’do kete zgjedhje dhe do prishin zgjedhjet ?!?! Zgjedhjet jane per popullin mor mik kush do te le te livadhisesh e te prishesh zgjedhjet ?!?! Kush prish zgjedhjet ka pune me popullin, shtetin dhe qeverrine.. Po perpiqesh te prishesh rendin kushtetues.. Po perpiqesh ta kthesh ligjin ne xhungel vetegjyqesie.. Kush do te lejoj ta besh kete, populli ?!?! Jeni te marre ?!?! Kujtoni se me ato banda ketu e aty do beni zap zgjedhje popullore parlamentare ?!?! ILLUSIONAL !!!

  11. Gora says:

    je shum I madh Mero!! me shkoqitur se kaq nuk ka. Eshte maksimum mik I Vangjelit.

  12. E di une ku eshte Qeni i Serb-Bishes says:

    Epo eshte lodh mo burr. Ka me mbajte fjalime tek Cadra apo nuk e di se çfare mitingjesh madheshtore po mban aji atje

  13. Aleko says:

    ne shqiperi duket se vepron nje lob serbo grek qe sapo shkon koha dhe po del hapur kunder orientimit Evropian te shqiperise dhe mbare kombit shqipetare.Ky lob eshte rrezik kombetare dhe duhet te trajtohet si I tille.Ka ardhur koha qe pjesa atdhetare e shqiperise te organizohet dhe te kundershtoje hapur kete bande sa nuk eshte von.jame I shqetsuar qe kejo bande gjen mbeshtetje tek mjafte kongresmene Amerikane dhe kejo e ben ceshtjen me serjoze.Shqipetaret duhet te dalin ne protest kunder perpjekjeve te ketyre pushtave ne koke te PD per te penguar rrugen e shqiperise drejt BE dhe orientimin e saj sipas interesave serbo greke..

  14. DETARI Atlantides says:

    zhvillimet e ngjarjeve qe do te pasojne dite pas dite,do te na cojne ne homazhe per te ngrene edhe ndonji cope hallva ne ‘varrimin politik te paramilitareve dhe cetnikeve te Sllobodanit ‘!
    amiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiinnnnnn!

  15. ceni says:

    Nuk e kuptoj naivitetin e z.Baze dhe uroj te jet lapsus ,kur deklaron se kryekrimin shqipetar mund ta çmontoje kushdo!Jo ,z.Baze te drejten per çmontimin e kesaj makine vrastare e ka vetem fabrika qe e prodhoi ne vitet 1983 e sot e ka te pamundur ta çmontoje pasi pretendon se ka humbur kodin!Kryekrimi Berishe eshte klasifikuar nga “fabrika qe e prodhoi” si” burre shteti” e perse jo po nuk terhoqi kete nofke te vene per interesa te ngushta te nje krimineli,s’ka e s’do te kete kurr gjasa ç’montimi i tij deri ne vdejken e tij natyrale!Ndaj edhe kelyshi i tij i rritur po me ate qumesht qe u rrit edhe kryekrimi shqipetar rri dhe leh here pas here ne bulevardin “deshmoret e kombit” ose siç e quajn kriminelet e shitesit e shqiperise “bulevardi Ahmet Zogu”!Ndaj sot ata gjenden ne “çadren e shkerdhatokracise” e ju shkruani nen xhamat e kryeministrise per nje fenomen te zi qe mban peng Shqiperine prej mese 27 vjetesh duke u lubrifikuar me pikat e serviseve qe ka hapur Fabrika qe e prodhoi ne ish jugosllavine tashme te shperbere e ne Greqi .Mbrapa ketij personi te zi fshihen ,depot e municionit,shitja e shqiperise,vjedhja e pervehtesimi i pronave publike,vjedhja e perdorimi i fndeve publike,vrasjet selektive te bera si diten edhe naten e mbulimi me shami te zeza pothuajse e 2/3 te familjeve shqipetare nga kjo bish qe tashme duket e dobesuar pasi eshte strukur prane asaj çadre qe ndoshta lidhet me ndonje nenkalim te ngjashem me ate te 98 ne rast te ç’do reziku eventual.

  16. Leo says:

    Politika prandaj krahasohet gjithmone me imoralitetin sepse eshte e hapur shume per kendveshtrime dhe interpretime personale. Nuk ka right or wrong dhe prandaj populli behet corap se politikanet dhe gazetaret partiake I Bejne ne menyre te tilla analizat qe siguritsht populli do thote ” Ah I shkreti paska te drejte” sepse populli beson ate qe do te besoj. Megjithate jam 100% I Sigurt zori Mero, sado I majte ose kundra Basha-Berisha te jesh ti e Di shume mire qe ky popull do shkoj 20 vjet mbrapa nese Rama futet ne zgjedhje pa PD. Rama do fitonte pa frike 100 deputete dhe Brenda nates do kthehemi ne Turqi dhe Rush. Ai me 70 dhe e ka arrogance e pafundme jo me me 100. Ai thjesht e do opoziten sa per sy e faqe. Sigurisht pastaj sic e thashe siper politika eshte ceshtje idealesh dhe opinion qe jo gjithmone personifikohen me te miren ose te keqen.

  17. kleptofagos says:

    Deklarata e Dules eshte bere publike nepermjet Nikolle Lesit (personazh aspak i besueshem) dhe nuk i dihet konteksti. Hedh nje budalla gurin ne lume dhe njerezit perpiqen me kot qe ta nxjerrrin. Sidoqofte, Mero ka te drejte kur thote se keshilla e nderkombetareve nuk ka asgje te keqe per Shqiperine, aq me teper politikisht sepse PD-ja ne mos sot nje dite ka per tu shkermoqur me fundin e Berishes. Sa me shpejt te ndodhe kjo, aq me mire. Problemi per shqiptaret nuk jane votat e PD-se, por se kush do te qeverise mbas zgjedhjeve te Qershorit. Ligji dekriminalizimit nuk po funksionon, Vetting-u eshte i pa plotesuar dhe Neni 449 i tij, u miratua me konsensusin e te gjitha bandave. Me cfare po shohim, parlamenti do te mbushet me te njejtin ligj zgjedhor, Presidenti do te zgjidhet nga te njejtet kryebandite, po ashtu Gjykatat dhe Prokuroria nuk po ndryshojne, etj. Pasurite e grabitura nga bandat e pushtetit nuk ka gjasa qe ti kthehen popullit. Keto jane problemet me te cilat duhet te merret Tema. Do te isha kurioz se cfare shpjegimi do na jepte Spartak Ngjela per nenin 449, ne vend qe te servirte muhabete kafenesh.

  18. astrit says:

    Mero. Fiks fare.

  19. Shigjetari says:

    Thjesht dhe qarte. Bravo! Shpresoj qe pjesa akoma e pa kompromentuaar e PD&Co t’a lexoje dhe reagoje.

  20. Shqipja says:

    Cadra u be turpi botes e perse per interesa te Saliut e Lulushit.Me duket se po i vjen fundi edhe cadres.Do mbyllet se filloji edhe vapa qelbet vendi aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje