Trajneri i Bayernit të Mynihut, Karlo Ançeloti ka folur pas humbjes me Realin me rezultatin 2-1.
Tekniku italian tha se pret rikthimin e dy lojtarëve mjaft të rëndësishëm si Hummels dhe Levandovski për të shtuar forcat në ndeshjen e kthimit.
Ançeloti shtoi gjithashtu se kualifikimi është ende i hapur.
“Kemi 6 dite kohe per te rikthyer Hummels dhe Lewandowski. Ndeshja u vendos nga detajet te cilat ne nuk i vendosem per vete. Humbem penallti per 2-0 dhe pesuam gol sapo nisi pjesa e dyte. Jemi ende gjalle, nuk ka mbaruar asgje.” tha Ançeloti