VIDEO/ Trump mban mend ëmbëlsirën që hëngri për darkë, por jo cilin vend bombardoi?

14 Prill 2017, 08:24Sociale TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë nisur një fushatë bombardimesh kohët e fundit, por nuk duket se e ka mjaft të qartë se kë po bombardon.

Gjatë një interviste për “Fox Business,” pas bombardimit të bazës ajrore siriane, presidenti e ka ngatërruar Sirinë me Irakun.

Megjithatë, ai dukej se e mbante mend mjaft mirë ëmbëlsirën që hëngri për darkë atë natë.

“Ne sapo kishim mbaruar darkën dhe po hanim ëmbëlsirën. Kishim kekun me çokollatë më të bukur që mund të kesh parë ndonjëherë. Dhe presidenti Xi po e shijonte… Unë i thashë: ‘Sapo kemi lëshuar 59 raketa në drejtim të Irakut.’”

Pas kësaj, gazetarja ndërhyn duke i kujtuar se raketat u dërguan në drejtim të Sirisë.

Vendimi për të sulmuar bazën ushtarake siriane erdhi gjatë një darke ndërmjet Trump dhe Presidentit kinez Xi Jinping, pas një sulmi kimik nga Assad ndaj popullsisë civile.

1 komente në “VIDEO/ Trump mban mend ëmbëlsirën që hëngri për darkë, por jo cilin vend bombardoi?”

  1. krysho ludovik says:

    po sigurisht qe nuk i kujtohet
    urdhrin e dha dhenderi cifut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje