FOTOT/ Gati këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

13 Prill 2017, 13:12Sociale TEMA
FOTOT/ Gati këndi i dytë më i madh i lojërave në

Fëmijët e bllokut të pallateve që njihet ndryshe edhe si zona e “Astirit”, nga dje mund të luajnë në këndin më të madh të lojërave që ka ndërtuar Bashkia e Tiranës, pas atij te Liqeni Artificial. Dikur një zonë informale e lënë në harresë, sot banorët e kësaj zone, pjesë e Njësisë Administrative të Kasharit, kanë një hapësirë të re rekreative rreth 2300 metra katrorë, ku veç këndit të lojërave për fëmijët, ka edhe mjedise pushimi për të rriturit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh shumë i kënaqur për punën e bërë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe ndërmarrjet e tjera për shndërrimin e kësaj hapësire në një mjedis çlodhës për të rritur dhe zbavitës për fëmijët. “Ky park lojërash është bërë me forcat e bashkisë dhe vjen si një dhuratë për komunitetin e zonës. Deri dje ky shesh ishte një hapësirë toke e mbushur me inerte, ndërsa sot, falë APR-së dhe kolegëve të palodhur të bashkisë, është një hapësirë fantastike për fëmijët”, tha Veliaj, duke shtuar se ky është vetëm fillimi për transformimin total që Bashkia e Tiranës ka planifikuar për zonën e “Astirit” në Unazën e Re.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë me investimet në këtë zonë, duke premtuar edhe ndërtimin e një shkolle të re, në vijim të projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja në Tiranë.

“Më vjen mirë sot që këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë, pas atij te Liqeni, është këtu në zona e “Astirit”, e cila deri dje cilësohej zonë e një fshati, pra zonë e Kasharit, kurse sot një lagje e bukur e Tiranës. Por, unë besoj që ajo që është më e rëndësishme është se jo vetëm të kemi një ambient ku fëmijët luajnë, por të sigurohemi që nesër me projektin e 20 shkollave të kemi edhe shkollën e re në këtë zonë”, tha Veliaj.

Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këtij këndi rekreativ konsistoi në shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e minifushave, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimit në të gjithë hapësirën e tij.

4 komente në “FOTOT/ Gati këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë”

  1. Yli says:

    Perpara lali Eri, keshtu do behet Tirana dhe gjithe Shqiperia.

  2. koha jone says:

    Nje bravo te madhe per kete qeveri me Ramen ne krye , keni punuar shume shume mire , po i zbardhni fytyren gjithe Shqiperise . Ne cdo qytet i vjen era Shtet . Kemi shume besim tek Rama, qe e don Shqiperine te bukur ,te kulturuar ,drejt Europes .
    Shpresome qe Reforma ne drejtesise te perfundoje , me qellim qe te vijne investitoret e huaj . Kjo eshte zgjidhja e punesimit .
    PA REFORMEN NE DREJTESI NUK MUND TE KETE VENDE PUNE . SI MUNDET RAMA TI PUNESOJ QYTETARET E SAJ ?????
    BRAVOOOOOO RAMA ! Votat e Shqipetareve do te dyfishohen , je nje Shqipetar i vertete .

  3. "horri i bulevardit" says:

    Te lumte Erjon Veliaj, qe mundohesh te besh te lumtur sado pak, femijet, gjysherit dhe prinderit e ketyre vogelueshve, qe vertet meritojne nje jete me te mire dhe kete lumturi qe ti zoti kryetar i jep sot, do ta shperblejne gjysheit dhe prinderit e ketyre femijeve me Voten e tyre, si fitues i pakundershtueshem, ne zgjedhjet e ardhshme. Respekt per ty zoti kryetar i bashkise Tirane.

  4. Pylli says:

    Ku jeni o “demokrate” qe jetoni ne Bashkimin Europian dhe Ameriken e Veriut? Ku jeni o egersira?
    Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, erëqelbësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje