Do të vijë Hahn të negociojë me Bashën? BE e prerë: Ja qëndrimi ynë, nuk ndryshon...!

16 Prill 2017, 15:53Politika TEMA

A do të vijë Hahn të negociojë për të bindur Lulzim Bashën të marrë pjesë në zgjedhje? Kësaj pyetje i ka kthyer zyrtarisht përgjigje Maja Kocijancic zëdhënësja e BE.

Sipas saj qëndrimi i Unionit mbi krizën politike të provokuar nga bojkoti i opozitës u bë i qartë në deklaratën për shtyp të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Mogherini dhe komisionerit për Zgjerimin Hahn.

“Qëndrimi i bë­së është ky” –shprehet Kocijancic për Report Tv.

Të mërkurën Hahn dhe Mogherini i bënë thirrje opozitës të rikthehet në kuvend, pasi aty është vendi për dialog politik dhe jo në rrugë. “Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje.

Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratik dhe jo jashtë tij. Qytetarët dëshirojnë udhëheqës të përgjegjshëm”, thuhej në deklaratë, ku 2 zyrtarët e lartë të BE­së shprehimisht thonin se bllokimi institucioneve të reja të drejtësisë për unionin është një sulm ndaj Reformës në Drejtësi.

“Reforma e domosdoshme në drejtësi ka marrë një tjetër goditje. I bëjmë thirrje të gjitha partive të plotësojnë institucionet e Vettingut. Sulmi ndaj reformës në drejtësi në vend që të sigurosh zbatimin e Vettingut me monitorim të afërt të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne presim që anëtarët e Parlamentit do të tregojnë përgjegjësi, zotësinë për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale.” mbyllet deklarata e BE.

Të shtunën Meta dhe Rama ranë dakord që t’i dërgonin një letër komisionerit Hahn dhe kreut të partive popullore europiane Josef Dual për të negociuar kthimin e opozitës në kuvend dhe zgjedhje.

7 komente në “Do të vijë Hahn të negociojë me Bashën? BE e prerë: Ja qëndrimi ynë, nuk ndryshon…!”

  1. Adam says:

    Po nuk u votua Vetingu populli I ndershem nuk duhet ti drejtohet kutive te vorimit per asnje Parti politike sepse jane klasa anti shtet

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

      Basha kujton se di Anglisht ?


      Best Regards????////!!!!!!!!11

  2. Xhulia says:

    Ju falenderojme ku tek populli rritet besimi se kom.europian e do Shqiperine si europa por me rregullat qe ka europa dhe jo kryenaçesite e nje njeriu te çmendur qe per mllefet e veta eshte gati ta djege dhe nje here Shqiperine siç bene para aredhesit e tij dhe nuk u hyri ferre ne kembe. Duam drejtesi te pavarur, duam te jemi europian. Ju faleminderit SH.B.A dhe Bashkimit Europian.

  3. toni says:

    Prap lutet opozita, me duket se as qeveria se dashka vetingun!!

  4. Ilir says:

    Jo se di anglisht mire, por teksti derguar zedheneses se BE-sejo vetem eshte me plot gabime gjuhesore dhe me nje anglishte teper te varfer dhe jo korrekte, por asaj I mungojne elementet fillestare te shkrimit zyrtar. Fjalori I rruges perdorur ne kete shkrim te vret veshin.
    Ne shqiperi ka plot te tjere qe dine perfect anglisht. Me kryesorja perfaqsuesve te huaj dyhet ti drejtohemi me mirsjellse dhe edukate. Tregojme kulturen tone.

    Shohim perdite ne tv se si drejtuesit e emisjoneve I drejtohen tjetrit me “ti”. Me keq akoma kur tejtri eshte funksionar I larte shteti. I kujtdo partie qofte.

  5. Sara says:

    Shkurt shqip sakte pa qe se nuk duan thote BE te rrine ne cader.

  6. Jonuz Kola says:

    Kush kane qene ata injorante qe kane bere nje perkthim te tille si me siper te letres derguar Komisioerit Han!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje