FOTOT/ Brenda pallatit super luksoz të Sulltanit Erdogan (është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë dhe kushton 500 milionë euro)

18 Prill 2017, 11:17Lifestyle TEMA
FOTOT/ Brenda pallatit super luksoz të Sulltanit Erdogan (është

Fitorja e fundit e Rexhep Taip Erdogan, e ka bërë atë praktikisht Sulltanin e Turqisë.

Për këtë arsye, mediat ndërkombëtare i janë rikthyer edhe një herë pushtetit dhe luksit të tij.

Si p.sh ky pallat gjigand, që konsiderohet si ndërtesa më e madhe e ndërtuar në këto 100 vitet e fundit.

Rezidenca super luksoze, e ndërtuar me paratë e shtetasve turq, ka 1100 dhoma dhe ndodhet në periferi të Ankarasë, majë një kodre.

Pallati është super luksoz, si i çdo despoti, me dysheme mermeri, pajisje ari e qilime të kuq.

Ndërtesa super luksoze e Erdogan është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë.

7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet.

5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit.

Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina.

Në pallat ka spa, pishina, banjo turke, sauna dhe vetëm fatura e ngrohjes shkon 500 mijë sterlina çdo vit.

Gjykata vendosi në vitin 2015 se pallati është një ndërtim i paligjshëm, por Erdogan vazhdoi projektin.

Për ndërtimin e pallatit janë shpenzuar më shumë se 500 milionë euro.

6 komente në “FOTOT/ Brenda pallatit super luksoz të Sulltanit Erdogan (është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë dhe kushton 500 milionë euro)”

  1. ferit says:

    Nue dite turqit do e heqin zvarre ne rruget e Stambollit kete .

  2. fakti says:

    Ky pallat eshte dhe do mbetet pasuri e popullit Turk ,ndaj mjaft me aludime provincialesh.

    1. vezhgues says:

      Eshte me mire ne kete menyre,me sulltan, por ama te beje shtet,me korrupsion zero, se sa te vjedhin e gjithe administrata . Keshtu eshte kostua me e ulet dhe me me interes per ekonomine ne pergjithesi, se sa korrupsion gjithandej, qe nga tenderat e deri te roja i parkimit.500 miljon euro nuk eshte asgje per ndertimin e ketij pallati se sa vendosja e shtetit ligjor dhe denimit deri me vdekje per abuzuesit e ligjit e te korruptuarit. Kalimi ne sistem presidencial besoje do rrit dukshem ekonomine e Turqise dhe do coje ne zero korrupsion, e cfare rendesie ka per popullaten se do quhet sulltan apo disa mund ta quajne edhe diktator?

  3. Eugen says:

    Edhe Ceaucesku perpara se ta vrisnin rumunet ndertoi nje pallat gjigand (ndoshta me te madh se ky, konsiderohej godina e dyte ne bote pas Pentagonit) por nuk e gezoi dot…

  4. Tamara says:

    Erdogani asht megaloman si gjith diktatort. Lidhjet e Shqipnis e te Kosovs me Turqin e Erdoganit duhet te jen vetem tregtare, se perndryshe dalim me humbje si me sulltant e vjeter.

  5. Timuri says:

    Kush e ka quajtur Erdoganin vella e kush i ngjet atij ne rembimin e gjithe pushteteve ? E gjen dot kete dikush ketu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje