Nga Alfred Peza
Në lidhje me një informacion të publikuar sot në media mbi personin tim, dua të sqaroj se hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme është duke u zhvilluar jo kundrejt deputetit Alfred Peza, por për gazetarin Alfred Peza.
Pse? Sepse është duke u hetuar vetëm pasuria për periudhën kur unë kam punuar si gazetar. Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është provuar katërcipërisht se ka ZERO lekë shtim të pasurisë time, përveç rrogës së deputetit, nga momenti i shpalljes publike së kandidaturës sime dhe deri më sot. Kjo duhet kuptuar mirë! Sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm, tashmë i njohur zyrtarisht edhe nga organi i Prokurorisë. Që do të thotë se unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet.
Kjo do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka asnjë problem me politikanin dhe deputetin Alfred Peza. Në këto kushte për herë të parë, – në dijeninë time-, organi i Prokurorisë është duke hetuar sesi e ka vënë pasurinë një gazetar në Shqipëri. Kjo është e paprecedentë.
Çfarë po bën Prokuroria dhe mbi çfarë po heton ajo sot, është e njejtë me atë se çfarë po kërkon dhe çfarë do të bënte Prokuroria qw në vitin 2012 kundrejt qytetarit Alfred Peza. Më duhet ta evidentoj fort këtë fakt.
Pra, në një vend si Shqipëria, ku rëndom flitet dhe pranohet për persona që prej vitesh ushtrojnë aktivtet publik a shtetëror dhe zotërojnë pasuri disa herë më të mëdha se unë, Prokuroria gjen arsye dhe kohë të hetojë mbi pasurinë e vënë nga një person, i cili asnjë ditë të jetës së tij profesionale nuk ka patur një funksion publik dhe nuk ka përfituar asnjë lek nga fondet publike. Për rrjedhojë, asnjë aludim korruptiv nuk mund të qëndrojë mbi paratë e mbledhura ndër vite nga puna ime në media, e të kanalizuara në institucionet bankare sistematikisht prej vitesh, nga unë dhe bashkëshortja ime.
Nuk do të dëshiroja për asnjë moment që të komentoja qëllimet dhe shkaqet për dhe mbi të cilat Prokuroria e ka nisur dhe po e vazhdon këtë proçedim. Sa më përket mua, sjellja ime do të jetë gjithmonë institucionale dhe ligjore.
I vetmi aktivitet që unë kam ushtruar, që është edhe veprimtaria ime e vetme ekonomike, është gazetaria.
Unë jam i hapur deri në fund për çdo lloj hetimi, sepse s’kam asgjë për të fshehur.
Edhe pse detyra ime si qytetar është që t’i përgjigjem dhe t’i jap shpjegime akuzave për mospagim taksash, nuk mund të mos komentoj faktin e njohur tashmë botërisht se Alfred Peza është personi i parë në Republikën e Shqipërisë,- dhe ky për periudhën kur ishte gazetar,- të cilit i kërkohet llogari nëse i ka paguar ose jo taksat për pasurinë e vendosur në 51 vite punë sëbashku me bashkëshorten. Secili të japë gjykimin e vet në lidhje me këtë fakt.
Referuar akuzës konfirmkoj se Prokuroria deri tani nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimet e saj. Nuk ka treguar se çfarë vepre penale kam kryer dhe paratë e kujt vepre penale unë kam pastruar. Nuk ka treguar se për cilën pasuri unë nuk kam paguar taksat dhe më shumë akoma, nuk ka treguar veprimet sipas të cilave unë paskam refuzuar deklarimin e të ardhurave. Ju takon atyre të provojnë se për çfarë më akuzojnë.
Fakti që kam një pasuri prej “X” lekësh, nuk është një provë.
Përcaktimi i kohë së kryerjes së veprës (që në çdo hamendësim të Prokurorisë daton sistemtaikisht përpara vitit 2013), veprimi parashkrues ose amnistues i ligjeve që më referohen dhe mungesa totale e një precedenti të mëparshëm administrativ,- të cilat janë kushte për veprimin penal,- bëjnë që qëndrimi im të jetë mohues ndaj akuzave të Prokurorisë.
Një fakt i pretenduar nga prokuroria në lidhje me deklarimin me diferencë të blerjes së aprtamentit ku aktualisht banojmë prej 15 vitesh, është lehtësisht i sqarueshëm me dokumenta zyrtare të deklaruara nga ana ime dhe me akte të tjeras ligjore e noteriale.
Si është e mundur që të kemi një konkluzion objektiv dhe të paanshëm në lidhje me këtë çështje, kur Akti i Ekspertimit është ndërmarë pasi Prokuroria i ka ngritur akuzat. E nga ana tjetër, kur këtë akt e ka firmosur një punonjëse e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm?
Mjafton fakti që unë, Alfred Peza pretendohet se kam patur ZERO, po po ZERO të ardhura për periudhën janar 1999- maj 2006 për tia rrëzuar të gjitha akuzat. Pra plot TETE vjet të punës time si drejtues lajmesh në një televizion kombëtar, si kryeredaktor në një gazetë, si drejtor në dy revista dhe një gazetë tjetër, pa llogaritur të ardhura nga projekte, shkrime, cmime kombëtare gazetarie dhe mësimëdhënia në fakultet,- që nuk janë llogaritur fare.
Kuptohet fare qartë se konkluzionet e ekspertëve janë fryt i një punë tejet sipërfaqësore, të pambështetur në hulumtime profesinale të domosdoshme për akte të tilla që kërkojnë qëmtimin e cdo të dhëne ndihmëse për zbardhjen e të vërtetës.
Konkluzionet e nxjerra deri tani nga Prokuroria, kanë lënë mënjanë me koshiencë disa fakte të njohura botërisht për punën time si gazetar, prej 20 vitesh, nga të cilat si kryeredaktor, drejtor, analist dhe drejtues debatesh televizive, në mediat më të mëdha të vendit. Eshtë fakt i njuhur po ashtu, se jo vetëm mediat private e kanë patur praktikë pagsën në cash, por edhe vetë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, të paktën deri në vitin 2003, ka përdorur këtë formë shpërblimi për punonjësit. Mediat private në Shqipëri, shumë vonë kanë filluar të formalizojnë marrëdhëniet e tyre financiare për të punësuarit. Madje ende sot,- sipas një raporti të Unionit të Gazetarëve Shqiptar, paraqitur në Parlament, në vitin 2015,- thuhet se: plot 92%, po po 92% e gazetarëve të Shqipërisë punojnë pa një kontratë kolektive pune. Që me fjalë të thjeshta do të të thotë: Paguhen me dy bordero. Duke deklaruar në organin tatimor vetëm pagën minimale dhe pjesën tjetër të pagesës, këta 92% të gazetarëve të Shqipërisë e marin pagesën cash në dorë. Pavarësisht se këtu përgjegjësia mbetet gjetkë dhe aspak tëk të punësuarit.
Si përfundim, dua që t’i tërheq vëmendjen gjithë opinionit publik dhe medias, se hetimi që po zhvillohet ndaj pasurisë sime dhe familjarëve të mij, rrezikon të prodhojë një precedent shumë të rrezikshëm, për secilin prej qytetarëve të Shqipërisë, të cilët zotërojnë sot një pronë sado të vogël, një shtëpi, një aktivitet privat, qoftë dhe pesë lekë në bankat tona të nivelit të dytë. Sepse një ditë të bukur, secili prej tyre, mund të gjendet nesër nën hetim me të njëjtën akuzë si edhe Alfred Peza sot, për çdo marrëdhënie të tij financiare të 27 viteve të fundit.
Eh mor Alfredo te paskan rene ne qafe. Ti je robi i pare ne historine e bankave qe ka ble banken me leket e bankes.
Z.Peza kur personi nuk justifikon burimin e lekeve(jo me llafe) akuzohet per evazion fiskal kjo me e pakta ose per pastrim lekesh qe vijne nga aktivitete kriminale(droge,protitucion,arme,terrorizem etj)pra me llogjiken tuaj gjithe kriminelet duhet te pretendojne se kane leke te pastra pasi shitesi i ktheu me shume seç duhet .Konfiskimi i pasurise eshte nder qe drejtesia jone po te ben .
Po ky Peza kaq idiot eshte? Perderisa deklaron qe te ardhurat i ka nga koha kur punonte si gazetar,normal qe ajo kohe do te hetohet! Nese nuk verteton dot qe leket i ka fituar ne ate kohe atehere i ka fitur tani si deputet (duke mare zarfa kuptohet) se aq budalla duke fitur tendera normal qe nuk eshte.
Nuk kuptoj pse nuk duhen hetuar gazetaret?pra mund te bejne gjithcka?
Ini, duhet të kuptosh se po verifikohet se si i bëri 1.3 miliardë lekë me gazetari. I bie që të jetë paguar mbi 30 milionë lekë në muaj (kaq nuk marrin as gazetarët e CNN/Euronews, etj.) bëri
Le ti hetojne perse jo ,por le ti hetojne edhe periudhat e meparshme psh 1999-2006 qe pretendon ky Peza. Perse prokuroria nuk e merkerka ne konsiderate ?!
Me teorinetende asnje shqiptar nuk mund te denohet sepse edhe sot e kesaj dite informaliteti eshet i larte ne shqiperi dhe punohet me kesh
Alfred,
Boll, po boll se na u shpife. Farmakosu me cte ngelet.
O Peze,e kupto sa karagjoz dukesh me kete deklarate qe ke bere sot?
Keto jane deputet dhe intelektualet shqiptare,qe kur i vjen veza tek bytha tyne bejne harakiri,nuk dine se cfare flasin.Peza thote me pak fjale:Une jam paguar me shume leke,por nuk i deklaronim,dhe kete e aludon per gjithe shqiptaret.Eshte e vertete se ka spekullime per rrogat pa siguracione,por per shifra modeste,por jo qe Peza te marre 25.000 euro ne muaj pa deklaruar.Hajde deputet gazetar,hajde.
Pse cuditesh ti me kete menyre pagese mor injorant.Sot edhe ne Be punojne shume kompani me dy kontrata.Ti ke gjithe te punesuarit qe pronaret ja u japin pagen shtese dorazi.Pse po te ishe ti do ta detyroje punedhenesin te ta jepte gjithshka te deklaruar?Do pirdheshe atehere nga puna.Prokuroria te hdtoje Saliun dhe jo ku i ka bere parate nje gazetar.Shume mire qe ka marre pages a te majme per shkrimet.Bolet kane per ti rruajtur prokuroret e Saliut.
Ky robi qe ka qene “gazetar” e ka te shkruar ne balle qe eshte idiot ne radhe te pare dhe pastaj kriminel. Per sqarim kriminela nuk jane vetem ata qe vrasin por dhe ata qe pastrojne leket e mafies dhe te krimit , ky idioti makuteria budallalleku dhe arroganca e coi ne nje veprim qe dhe ata me 4 klase shkolle sdo ta benin per te legalizuar parate e pista ne nje menyre kaq flagrante. O zot si qe ky gazetar nje njeri kaq medioker nuk mund ta kuptoj. Tani ky ben sofistin sepse ketu shteti funksionon me bythe se duhet te ishte ne burg dhe sdo kishte shanc per te bere autoanaliza ky kapteri po hec mo albanistan hesapi rilindje pa fund per shtetin qe duam. Ky ishte tamam nje nga ato karatelindur.
Ato qe shajne nje person, qe akoma eshte ne fuqi nje prokurori e korruptuar e shitur ne dore te mafies, do i vij dita secilit se zoti eshte i madh.. Prandaj mos shani se do u bie ne k8ke secilit, nese do kemi edhe ne te ardhmen keto mafioz ne prokurori dhe gjykata.. qe thjeshte jane ushtar te mafies Saliut.. dhe cdo gje behet nen urdhrin e mafies ne prokurori dhe gjykata. Prandaj eshte e domosdoshme Vetingu qe tja shqyej gjoksin dhe turinjt kesaj mafie krimesh ne Shqiperi.. Dalsh sa me lehte nga prokuror ushtar te Saliut..
Z.Alfred.
Te uroj qe te dalesh krejt i paster nga parate e pista.Nuk dua te besoj se nje ,,Shenjetore,, si ju te kete abuzuar duke perfituar para ne menyre te pa ligjeshme.Te gjith ne njerezit e zakonshem e dime se dy grupe shoqerore sot ne Shqiperi jane ne hall te madh. Te paret dhe ato qe te dhimbsen shume jane te varferit e ketij vendi qe jane shume dhe mezi sigurojne mbijetesen ne nje treg ,,peshkaqenesh,, , Te dytet jane Politikanet te korruptuar qe e perdoren pushtetin per te grabitur e shitur pasurite kombetare te cilet nuk dine se ku ti fshehin parate. Nje gazetar si ju sado punetore qe te kete qene ne nje shtet te varfer zor se ka mund te ,,grumbulloje,, gjithe ato para me pene e me goje.Nuk jam xheloz per kapacitetin e njerzve per te ,,operuar,, me zgjuarsi ne ekonomine e tregut…. por historia boterore tregon se nje pjese e mire e gazetareve , shkrimtareve,politikaneve apo njerzve te njohur te medieve te fuqishme neper bote jetojne ne kushte normale ne raport me kushtet ekonomike te vendit ku jetojne.
Ali hoxha apo hoxh aliu nuk ka rendësi.
Nuk mallëngjen asnjeri me këto akrobacina idiote sepse populli e di mirë
si i keni vënë këto shuma marramendëse për cilindo qytetar të ndershëm.
Ushujza parazite si puna jote kanë bredhur deri më sot sepse nuk kishte
shtet të vërtetë që t’ju çonte dje aty ku duhet të shkosh nesër apo pasnesër.
Ato fakte(fake) infantili sido qofshin paraqiti organeve kompetente jo gazetave
sepse çështja nuk është fillozofike por penale.
Diskutimet estetike bëhen nëpër gazeta,ballafaqimet penale bëhen në gjyq.
Dhe shpresoj që asnjë nga ana jote politike të thotë se “është sulm politik”
pasi kështu do të humbasë çdo kredibilitet kur të flasë për partitë e tjera.
Nje pyetje e thjeshte per Pezen, duhet te hetohesh apo jo per evazion fiskal? Nese nuk arrin te justifikosh te ardhurat, kjo eshte barra jote e proves dhe jo e prokurorise per ta provuar. Egzistol ligji mbi deklarimin e te ardhurave personale per cdo individ mbi 2 mln leke/vit si dhe deklarimit te pasurise per funksionaret, cka sa duket nuk e ke plotesuar ose ke genjyer? Duhet te denohesh per deklarim te rreme? Te tjerat jo gazetari jo politikani jane thjesh shmangje vemendje e opinionit publik. Por ne fund ajo cka une besoj se do perfundoje ne gjykim eshte shpelarja e fytyres tate duke paguar gjykatesit/prokuroret me milionin tjeter te padeklaruar ne ndonje lloagari bankare. Dhe ti do jesh ne nje udhekryq nese duhet apo jo VETTINGU.
O tema e zerit te popullit e dime qe ju vjen keq per kapterrin Peza dhe doni ta mbroni , por kur kruhesh si Shaban qosja pervec brockullave te analizes se kapterrit Peza botojini dhe komentet per kapterrin rilindas te devotshem qe na ka habitur me analizen e thelle dhe shume prekese te kapterrit qe po i bien ne qafe te shkretit.
Nuk kuptoj pse disa TV i paguajne gazetaret 30 milion leke ne muaj. Po nese u japin 1 milion nuk punojne keta ? Ose nuk punon ndonje tjeter ne vend te tyre ? Une besoj qe asnje nuk merr keto shifra. Keta firmosin borderote vetem sepse kane akord me bosat e tyre te cilet nuk paguajne taksa, pra marrin fonde nga partite apo qeveria dhe i “asgjesojne” parate me pagesat e larta te gazetareve. Nga ana tjeter as TV nuk i marrin fondet e plota sic tregojne dokumentat apo faturat sepse… gjysmat i marrin qeveritaret nepermjet korrupsionit. Shembull: Ministria X akordon televizionit Y nje shifer 100.000 euro per nje publicitet apo fushate sensibilizuese. 50.000 i kthehen mbrapsht politikanit te korruptuar, sepse ne te kunderten nuk ta leshon tenderin. Pronari i TVse mbledh ne kete forme nje shifer fiktive 10 milion euro/vit , por ne realitet ka marre vetem 500 mije. Pervec shume makinacioneve te tjera, makinacioni standart per te mos paguar taksat per 10 milion euro, paguhen gazetaret me 30 milion leke ne muaj. Sa me i madh korrupsioni aq me e madhe manovra.
Per ta zbuluar kete mjafton nje prokuror te ulet kembekryq dhe te ndjeke si jane paguar gazetaret dhe si kane levizur parate. Me pyetje e kerkime neper banka do dale llumi.
Sa per Pezen nuk besoj te kete marre ndonje here 30 milion ne muaj. Nuk kam besim, jo sepse Peza ka bere zakonisht intervista pacavure qe nuk meritojne as 100 leke, por sepse nuk ka interesa te tilla per publicitetin ne Shqiperi qe te xhirojne miliarda apo miliona euro. Tregu eshte aq i mjere sa nuk mund te gjeneroje miliona asnje lloj interviste apo programi TV. Mos harrojme qe shume TV transmetojne publicitete ne KLERING ose jane te grupeve apo interesave ku ato vete bejne pjese vete. A mund te fitoje Top Channel per publicitete si Lori Caffe, digitalb, etj ?
O peza kot mundohesh me keto justifikime te medha se sben gje tjeter vec ja hap gropen vetes me te madhe.
Po, Peza, ti mund te rikthehesh te qetesia dikur…
Ka nje rruge per te dale prej aty…koleg.
Befasimi yt eshte normal, eshte njerezor:
“Te tjere me me shume para se ti, nuk behen problem, ty te ben…!”
Kete meritojne tua thuash ne sy atyre, njerezve mes te cileve je perfshire, politikajve te nje politike me emer aspak te mire. Kete beje, thuajua!
Te tjereve, jo politikajve, njerezve te ndershem, atyre qe ndjehen keq se s’kane mundesi te ikin prej vendit te qverisur nga ju, nga koleget e tu ne politike tashme, zoti Peza, mos…nuk ta kane borxh te te degjojne per keto gjera.
“Njerezit e vjedhur e mashtruar prej politikaneve”, nuk te dallojne dot ty prej monstrave te tjera.
Ti je i ri ne politike, per do kohe, mund te beheshe si ata, ne mos me keq…
Une, besoj se jo vetem une, mbetem tek radhet brilante qe shkroi Fatos Baxhaku. Per dy kolege te tu dhe per ty. Pak a shume, Ju hyte e u ngaterruat me politiken, prej saj do ngjiteni e do zbrisni, do pasuroheni e do ndeshkoheni, si politikane…Te tera gjerat rreth jush jane politike, mos u habisni per kete, mos beni sikur ankoheni se ju shikojne me monoklin e rivalit politik…!
Ti e le gazetarine jo per tu varferuar, Peza, apo jemi gabim?!
Mund te kesh bere hile edhe kur ishe gazeter, si gjithe te tjeret- do te thuash ti.
Po, por “u ngjite lart…” ne pemen me kokrra te politikes dhe ktheheshe ne studiot e ish-kolegeve jo per tu rikthyer tek ta, si ne ditet kur mbase besonit se kishit mision Lajmin, Faktin, te Verteten…, por tashme per te rrefyer pushtetin qe te kishin deleguar, per te avokatuar Shefat e tu ne politike, partine tende…
Nuk flisje me si gazetar, objekti yt ishte rivali, opozita jote, edhe kur te pyesnin PSE…, ti nxitoje te thoshe…SEPSE ATA…!
Zor te beson kush qe mbete po aq i varfer, kur te duhet te thoshe jo ate qe mendoje…
Ne politiken shqiptare nuk te le njeri te pashperblyer, per pune te pa-paguar ne bordero legale! Nuk e ve re veten Fredo? Tani arrin e thua se “fakti qe ke X para, nuk eshte fakt”!
Ti e di vete se si mund te provosh se nuk je si Ata te Tjeret: trego, rrefe, se si sillen ata.
Rrefeu ish-kolegeve gazetare dhe njerezve te thjeshte se si behet paraja e madhe. Trego se perse ne Shqiperi eshte me leverdi te kalosh ne politike, pse shtyhen te rinjte ne bastionet e politikave partiake? Perse nuk ia vlen te merresh me pune, vetiake, me art, me nje zanat, pse nuk eshte e lehte te besh tregeti te paster, kujt duhet t’ja lyesh rroten e qerres?!…
Po, rrefe, edhe pse vjen nje moment kur fragmente te shtetit te kafshojne, befas, kur deri dje i kishe ne krahe, perse eshte e veshtire te funksionoje drejtesia per kedo…perse?
Po, opinioni per ty ka qene pozitiv. Dhe ti mund te rikthehesh ne ate qetesi dikur…
Nese nuk e ben dot, askush nuk do te ngacmoj me: do pranojne qe je Njeri prej Tyre dhe historia nuk ka asgje te re me tej…