Policia e kryeqytetit ka arrestuar një shtetas pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.
34 vjeçarit me inicialet K.L, banues në Tiranë iu sekuestruan 308 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Blutë e kryeqytetit, kanë nisur hetimet për të parë nëse pas 34 vjeçarit ka të tjerë persona të cilët bashkëpunojnë.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
– K.L, 34 vjeç, banues në Tiranë
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, në zona të ndryshme të Tiranës, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip “Volksëagen”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
po tallni trapin tani? Bos me 308gr kokaine?