Kryetari i LIBRA-së, Ben Blushi tha se kërkesa e PS-LSI drejtuar KQZ-së është e paligjshme, po shkel kushtetutën dhe po e lë vendin pa president.
Blushi tha se referendumi në Turqi, në Shqipëri mund të ndodhë brenda natës, pasi Rama i vetëm në zgjedhje fiton 120 mandate dhe ndryshon Kushtetutën.
Për këtë arsye, tha Blushi, PD-ja duhet të kthehet urgjentisht në Parlament, për të mos e lejuar Ramën të ketë pushtet të pakufizuar.
Ai u shpreh ndërkohë, se duke djegur me shpejtësi pesë raundet e zgjedhjes së presidentit, PS dhe LSI po tentojnë të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Do shkoni në zgjedhje të parakohshme duke mos zgjedhur presidentin? Do kapni afatet?
Kjo është fatale.
Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Mundet.
Doni të shtyni 18 qershorin me zgjedhje të parakohshme? Këtë e keni në dorë.
Do shkoni në koalicion prapë? Jeni të bindur që me zgjedhje të parakohshme ata që janë në çadër do vijnë? Nuk besoj.
Ua kam shpjeguar çfarë ndodh nëse në 18 qershor disa parti nuk marrin pjesë.
PS merr 120 mandate. PD duhet të kthehet dhe të marrë pjesë në zgjedhje me çdo kusht. Siç do marrë pjesë në zgjedhje LIBRA”, tha Blushi.
“Po shkelni afatet, po prishni 18 qershorin me koshiencë. Ky vakum nuk është dinjitoz.
Duhet të ketë dinjitet republika jonë. Jepni një kandidat, që ta njohë vendi.
Nuk mund të dalë presidenti natën e fundit. Çfarë do bëni nëse kjo zgjat pas 18 qershorit?
E kam krahasuar 1997 me 2017, s’do doja kurrë të ndodhte. Në 1997 populli doli në rrugë për t’u mbrojtur.
Sot e dinë shumë mirë se çfarë mund tju vijë prej nesh. Do rrinë në shtëpi, do mbrojnë pronën e vet”, vijoi Blushi.
Blushi tha ndërkohë se koalicioni i majtë ka rënë, pasi data e fundit për të ishte 19 prilli.
“Sikur të sillni një ligj që parashikon që shkurti nuk ka 28 ditë por 45 ditë, do ta votoni ju?
Ose gushti nuk ka 31 por 70 ditë, do ta votoni?
Ndoshta do ta votoni. Ju po ndryshoni afatet zgjedhore me një copë letër. Për të bërë çfarë? Për ti dhënë mundësi koalicionit të tyre të regjistrohen kur të duan ata.
KQZ nëse e merr parasysh, do të thotë se po ndryshon me shumicë votash Kodin Zgjedhor.
Përveçse nuk keni tagër t’ia bëni këtë letër KQZ-së, ku ndryshoni nga PD?
PD thotë nuk njoh 18 Qershorin, ju thoni nuk njohim 18 Prillin”, tha ai.
Blushi tha se ky koalicion ka rënë, ndërkohë që kritikoi edhe Gramoz Ruçin që mbështet Ramën.
“Ky koalicion ka rënë. Afati i fundit ishte dje dhe pranojeni që sot nuk keni më koalicion.
E dini atë shprehjen e famshme: nacionalizmi është streha e maskarenjve.
Procedura është streha e fundit e politikanëve të korruptuar.
Mirë u çmend një palë dhe u fut në çadër, po si ka mundësi që pala që ishte për ligj e Kushtetutë, shtyn 18 prillin?
Si ka mundësi që sa herë Rama ka një hall, Ruçi ia firmos?
Të njëjtën gjë bëre edhe para 1 viti, kur i dhe mandat 7 vjeçar brenda partisë”, tha Blushi.
Sa mire do beje , duhet at kish bere me pare .Nuk mbetet Kombi peng i dallavarexhinjve .Po ti o Blush te pakten e kuptove.Ja c do te thote te jesh i leçitur .
haaahaaaahaaaahaaaahaaaa…
Eh , sa i prape je Ben Lushi , ku ste vete mendja. Me kete mendje qe ke zor se ben karriere, kohet kane ndryshuar dhe gjerat duhen thene paster e pa qellime te mbrapshta.
Do shpetoje vendi nje ore e me pare nga qebesirat
IK MORE BY ….Q…..na ca… k….m…. karrikechi avanturier dredharak o shoku sales.
Ideja / sugjerimi më me mend që ke thënë deri tani o Blen Bushi. Mbase kjo do të ishte gjëja më e mirë po të ndodhë !
Nuk esht e vertete. 18qershori jo ne referendum.