Është djegur edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri pasi ende nuk ka ardhur asnjë emër konkret për këtë post.
Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të verifikuar nëse kishte ardhur ndonjë emër për kandidat për President.
Gjatë mbledhjes kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se seanca e Kuvendit do të dështojë edhe në raudin e dytë për zgjedhjen e Presidentit.
Ndërkohë raundi i tretë sipas Kushtetutës duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.