Bushati i përgjigjet qëndrimit të Bashës: SHBA e tha qartë, respektoni Kushtetutën dhe merrni pjesë në zgjedhje më 18 qershor

21 Prill 2017, 20:22Politika TEMA

Nuk ka vonuar përgjigja e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me akuzat e bëra nga kreu i PD-së Lulzim Basha për deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për situatën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e 18 Qershorit.

Përmes një statusi në Twitter, Ministri Bushati e cilëson absurd deklaratën e Bashës se DASH ka kërkuar që të mos luhet me Kushtetutën.

Bushati thekson se qëndrimi i SHBA ka të bëjë me datën Kushtetuese të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

“Absurd interpretimi i Lulzim Bashës për qëndrimin e SHBA që nuk luajnë me Kushtetutën. Thirrja është për datën kushtetuese të zgjedhjeve. Absurd interpretimi i Lulzim Bashës për qëndrimin e prerë të SHBA, që nuk luajnë me Kushtetutën e parimet themelore për një shoqëri demokratike. Thirrja është për datën kushtetuese të zgjedhjeve, për 18 Qershorin! Është në interesin e PD që të pushojë diversionin e baltën ndaj miqve e partnerëve strategjikë të Shqipërisë dhe të marrë përsipër përgjegjësitë ndaj votuesve të saj! ????” shkruan Bushati.

Kjo referuar deklaratës së bërë nga zv.Sekretari i Shtetit Thonas Shanon ku i bëhej thirrje opozitës të mos bllokonte Vettingun por t’i jepte fund bojkotit dhe të futej në zgjedhjet e 18 Qershorit në respekt të ligjit dhe Kushtetutës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje