FOTOT/ Në vend të çadrës, Islami zgjedh të shëtisë nga parku i liqenit ku një vit më parë protestonte

21 Prill 2017, 16:52Sociale TEMA
FOTOT/ Në vend të çadrës, Islami zgjedh të

Një vit më parë, Kaç Islami do të ishte një nga protestuesit më të zjarrtë të grupit parlamentar të PD kundër projektit të Bashkisë për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë dhe transformimin e parkut të madh të liqenit në një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët.

Ndonëse me titullin profesor doktor, ai do të bashkohej me Mul Nokën dhe Gent Strazimirin, i gatshëm për të bërë dhe harakiri, duke udhëhequr protestat e dhunshme kundër ndërhyrjes së Bashkisë për të rijetëzuar Parkun e Madh të Liqenit ku do ndërtohej edhe këndi i lodrave për fëmijëve, e kjo vetëm për t’i rënë në sy kryetarit të ri.

 Por kohët kanë ndryshuar edhe për Islamin, ku tashmë që opozita është ngujuar në çadër duke bojkotuar parlamentin, edhe ai ka tashmë kohë të bollshme për të shëtitur nga Parku i Liqenit duke soditur natyrën dhe pse jo të reflektojë.

Dhe me sa duket ia ka arritur. Me ardhjen e pranverës dhe me çeljen e gjelbërimit, deputeti i PD jo vetëm që është gëzuar, por nuk ka hezituar që të ftojë edhe miqtë e tij në facebook për të shijuar natyrën e  bukur që ofron parku i Liqenit Artificial, teksa ka postuar disa foto të gjelbërimit që ofron ky vend mjaft tërheqës për këdo.

Mos vallë,Kaçi ka dashur të ftojë edhe doktorin dhe kolegët e tij të grupit parlamentar të PD që në vend të ajrit të ndotur të çadrës dhe të zhurmës, të shëtisin në natyrë dhe të shohin se sa bukur ka ndryshuar Parku që jo më shumë se një vit më parë e kundërshtonin?!

3 komente në “FOTOT/ Në vend të çadrës, Islami zgjedh të shëtisë nga parku i liqenit ku një vit më parë protestonte”

  1. tironci says:

    AH MO KAÇI ,
    KAÇI I ZI,
    KA FAJ SALA,
    S’KE FAJ , TI.

    AS LULUSHI
    S’KA ÇTË BËN,
    DERRËN ÇADRËS,
    JA KE ZËNË.!

  2. luli says:

    Mos i lejoni te shkojne tek liqeni keto kafshe me fytyre njeriu!

  3. "BOHOTINA" says:

    Mire parku, po me protesten e pare per furgonat si i vajti puna ketyre qesharakeve te PD-se ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje