Një gomë e dalë jashtë kontrollit ka shkaktuar kaos në Turqi, kur përfundoi brenda një farmacie.
Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë tregojnë gomën kur hyn nga dera e hapur e farmacisë dhe godet në kokë dy persona.
Nuk dihet se si, por goma është shkëputur nga pjesa e pasme e një makine dhe ka përfunduar brenda farmacisë.
Dy personat e lënduar u dërguan në spital me disa plagë të lehta.