FOTOT / Bashkia riparon semaforët, Veliaj: Pavarësisht rezultatit Barça-Juve sot, respektoni sinjalistikën

19 Prill 2017, 20:07Sociale TEMA
FOTOT / Bashkia riparon semaforët, Veliaj: Pavarësisht rezultatit

Në një kohë që shumica e qytetarëve të Tiranës mbrëmjen e sotme janë të përfshirë nga emocionet e ndeshjes Barcelona-Juventus, duke e ndjekur në familjet e tyre apo në lokal, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për riparimin e semaforëve të dëmtuar për të rritur sigurinë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën.

“Nuk janë tifozët e Barcelonës, janë kolegët tanë që vendosën semaforët e rinj te rr. Kavajës. Pavarësisht rezultatit sot, respekto sinjalistikën!Portokallia është “ngadalëso” dhe jo “jepi gaz se të kapi e kuqja”, shkruan Veliaj. 

1 komente në “FOTOT / Bashkia riparon semaforët, Veliaj: Pavarësisht rezultatit Barça-Juve sot, respektoni sinjalistikën”

  1. enter"" says:

    Vetem ketu kam pare qe llampat e semaforeve jane si ato te shtepive.

    Kush e ka bere kete budallallek?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje