REPLIKAT/ Rama: Si bëra “luftë” për të ndërtuar kinema “Millenium” dhe më shihnin të gjithë si budalla (përplaset me një aktiviste për komente seksiste)

19 Prill 2017, 18:46Sociale TEMA

Edi Rama ka qenë sot në Qendrën “Ata” në Kamëz për të biseduar me një grup të rinjsh, për ndihmën që mund t’i japë qeveria në projektet e tyre.

Rama tregoi historinë se si ia doli të ndërtonte kinema “Millenium” në Tiranë, për t’i nxitur.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka shkëmbyer disa batuta, ndërsa në një moment ka debatuar edhe me një prej vajzave të pranishme, e cila e konsideroi si seksist një koment të Ramës për femrat.

Rama: Kur u bëra ministër Kulture sa kisha ardhur nga Parisi. Unë jam shumë i dhënë pas kinematografisë edhe atje ishte rutinë të shkoje në kinema. Kinemaja atje ishte siç e kanë këtu, që shkojnë në bilardo. Atje shkoje në kinema. Edhe vij këtu,s’kishte asnjë kinema.

Edhe me dukej komplet e pabesueshme që një kryeqytet të mos kishte kinema, si një shtëpi, që me i mbyll gjithë dritaret më dukej, dhe rri brenda.

Në atë kohe se kisha kostumin, isha pak me ndryshe, edhe shkoj, nuk e dija si funksiononin institucionet.

E para godinë shtetërore që kisha hyrë, ishte Ministria e Kulturës. Kisha pa vetëm Institutin e Arteve dhe Galerinë e Arteve.

Takoj këto të Bankës Botërore dhe iu them, duhet kinemaja, kinemaja..

Ata me shifnin kështu, dhe më dëgjuan, dëgjuan edhe rëndësia e kinemasë… Po ishte ‘98, pas ‘97-s.

Ata e kishin mendjen burgje, polici, ushtri. Unë iu thoja kinema.

Më panë, më panë dhe duke parë si me shihnin, thashë: Mos iu dukem si idiot këtyre!?

Në fund më thanë: E bukur, po s’ka lidhje me programin tonë.

Shkoj te tjetri, te tjetri, më shihnin dhe qeshin: “Ahaha kinema në Tiranë!”

Shkoj takoj ambasadorin francez, i thashë“ Bëjeni për gratë e juaja, për fëmijët tuaj, mir ju, po ato do çmenden këtu”

Si përfundim, përfunduam në parlament për të dhënë një financim një grupi të vogël, kisha bindur dy shqiptarë dhe dy amerikanë që jetonin këtu. Iu dhamë një mbështetje dhe u bë kinemaja. Edhe shkoj unë i shihja vetë ngjyrat e karrigeve, ngjyrat e mureve.

Shkoj aty shoh kolltukun, i thashë: Ça është ky kolltuk, nuk rrihet dy orë në atë kolltuk!

“Ohu tha, ti e do si në Paris, po s’kemi lekë të shpenzojmë, të vijnë majmunet për 3 ditë, të na e prishin mileti këtu”

“Dëgjo, i thashë, nëse ju do vini nga ato karrige, atëherë majmunët nuk janë gjë fare, por po u vutë kolltuqe si duhet, që kur të hyjnë aty t’i ngjajë si jashtë shtetit, askush nuk do e preki. Atë që bën bukuria, nuk e bën policia. Kurrë. Nxirri 100 policë atyre që janë te bingo, do mendojnë vetëm si t’i gjujnë me gurë. Nxirri një vajzë të bukur, do rrinë gjithë kshu. Apo jo?

Aktivistja: Nuk jemi të kënaqur me këto krahasime.

Edi Rama: Pse? Bukuria pra.

Diana Malaj: Kemi një tabelë aty me feministe. Krahasimi sikur çaloi pak.

Mirela Kumbaro: Po pse duhet ta marrësh gjithmonë me konotacion negativ?

Diana Malaj: Mirë, po ta pranojmë estetikisht.

Edi Rama: Po mire, nxirri një pemë të bukur. U hap, kinemaja pushuan 3 pastruese. Nuk na duhen pastrueset thane, se i marrin kokoshat dhe nuk hedhin asgjë, i marrin dhe i hedhin në rrugë.

6 komente në “REPLIKAT/ Rama: Si bëra “luftë” për të ndërtuar kinema “Millenium” dhe më shihnin të gjithë si budalla (përplaset me një aktiviste për komente seksiste)”

  1. Driza says:

    Ah ke bere shume, shume per ate vend. I mesove ne radhe te pare se si te fusnin ngjyren ne veshjet e tyre, pasi te gjithe visheshin vetem me te zeza si laqianet

  2. Medet per Ramen says:

    ku merr vesh rama ca eshte komenti seksist.

  3. drita says:

    Elbasani eshte prej 3 vjetesh pa kinema sepse e shkatarruan per te bere pallat, turp turp….
    Kjo kinema millenium kushtoi 2 miljon euro kur u ndertua me 2002,dhe tani me cinizem mashtrimi tone se brenda pallatit do bejme nji salle 60 vende gjoja kinema.Pse heshtet moj ministre?Sa keq flasin ne Elbasan per kete afere.

  4. genci rama says:

    kinema millenium e kushuririt te ktij kerrmes ahahah ytt rrac e poshter

  5. Pervoja prej shoqes LENKA says:

    Te vjelesh, jo te vjedhesh me te dy duart…
    Shembulli i marre nga sh. Lenka Cuko
    Dhenderri eshte ambasador i Edi Rames

    Lenka Çuko ishte një ndër figurat qëndrore të pushtetit komunist gjatë diktaturës. Ishte anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo erdhi në këtë post në vitin 1971 pas “suksesit në arat e pambukut” në Lushnje.

    Falë këtij “suksesi” shoqja Lenka u emërua sekretare e parë e Komitetit të Partisë në Lushnje dhe më pas në vitin 1971 erdhi në Tiranë si anëtare e KQ dhe e Byrosë politike të PPSH-së.

    Shkrimi që botohet më poshtë është marrë nga mediat e kohës dhe flet për nisjen e karrierës politike të shoqes Lenka në arat e pambukut, pasi kishte arritur me sukses të përvetësonte metodën e heroinës së punës socialiste në Azerbajxhan. Vjelja e pambukut me dy duar do të ishte zanafilla e shkëlqimit në karrierë të shoqes Lenka. Është një nga ato historitë që dëshmojnë se si injoranca sundoi Shqipërinë përmes metodave komuniste të propagandës si kjo e “vjeljes me dy duar të pambukut”.
    Lenka vazhdon e shijon investimin e saj fillestar në fushat e Lushnjes, sepse merr pension special pasi dekoratat e kohës së diktaturës ia njeh edhe qeverisja aktuale. Ndërkohë fëmijët e saj janë të suksesshëm si ajo. Dhëndri i Lenkës, ka pak javë që është emëruar ambasador nga qeveria Rama. Me siguri edhe familjarët e tjerë të saj janë po kaq të akomoduar në qeverinë e socialistëve. Ndaj dhe për Lenkën ia ka vlejtur të lodhej për të mësuar tek revista “Kolkoziani Sovjetik”, se si vilej me dy duar pambuku…
    http://www.gsh.al/2017/04/12/lenka-cuko-si-arrita-ta-vjel-shpejt-pambukun-me-te-dyja-duart/

  6. lato says:

    Kinemate Milenium ishin nje HIPOKRIZI per te shitur pasqyra,si bojatisja e ministrive dhe fasadat e pallateve.Sapo tu dha rasti e shembe vepren tende,Millenium ne Elbasan dhe ndertove nje pallat me lale Qazimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje