Real Madrid-Bayern Mynih është sfida e kthimit në çerekfinalen e “Uefa Champions League” që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeo”.
Takimi i parë i luajtur në gjermani përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të madrilenëve të cilët konsiderohen si favorit për tu kualifikuar në gjysmëfianle, por që ende nuk e kanë të siguruar plotësisht pasi sfida e sotme do vendosë gjithçka ku pritet që të kenë mjaft emocione dhe spektakël.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj sfide./Pergatit Fatjon Baze/
Foramcionet zyrtare:
Real Madrid : Navas, Nacho, Ramos, Marcelo, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Isco, Ronaldo, Benzema
Bayern Mynih: Nojer, Alaba, Hummels, Boateng, Lahm, Vidal, Alonso, Robben, Thiago, Ribery, Levandovski
GOL!Vjen dhe goli i katërt për madrilenët kësaj rradhe me Asensios që mposht për Manuel Nojer
GOL!Të papërmbajtshëm madrilenët që shënojnë dhe golin e tretë me të njëtin autor, Kristiano Ronaldon që shënon pas një aksioni spektakolar të Marselos
GOL! Reali i Madridi shënon sërish me anë të Ronaldos që barazon rezultatin, edhe pse pozicioni i tij ishte mjaft i dyshimtë
Minuta 97′, Kundërpërgjigjet menjëherë Bajerni me një kundërsulm të shpejtë me Robben por që nuk tregohen të sakt në finalizim
Minuta 96′, Kristiano Ronaldo tenton nga distanca por ndalet nga Nojer që i mohon golin
Nis shtesa e parë e ndeshjes Real-Bajern
Bajerni mbete sërish me 10-lojtarë me Arturo Vidal që ndëshkohet me kartonin e kuq
GOL! Bajerni kalon menjëherë në avantazh duke shokuar madrilenët pasi Ramos shenon ne porten e tij. Spektakolare sfida në madrid tashme gjithçka e barabartë
GOL! Barazohet gjithçka në “Santiago Bernabeo”, me Kristiano Ronaldon që ndëshkon gjermanët
Minuta 73′, Një tjetër rast i rrezikshëm për Realin me anë të një kundërsulmi me Casemiron, por që nuk finaliznon në mënurën e duhur
GOL! Bajerni kalon në epërsi në “Santiago Bernabeo” me anë të Levandovskit që shënon nga pika e bardhë e 11-metërsiht
Minuta 49′, Real Madrid e nis rrezikshëm pjesën e dytë duke i’u afruar golit me Iscon, por topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule
Nis pjesa e dytë e ndeshjes Real-Bajern me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Minuta 42′, Tjetër kundërsulm i frikshëm i Realit, por sërish Ronaldo që nuk konkretizon në mënyrën e duhur
Minuta 36′, Të papërmbajtshëm madrilenët që krijon sërish një kundërsulm të frikshëm me Ronaldon që i vetëm përballë Nojerit ndalet nga ky i fundit. I menjehershem reagimi i Bajernit, por pa rezultat
Minuta 34′, Sërish Reali që vë nën presion Bajernin duke iu afruar golit të avantazhit me Kroos, që nuk kordinohet sakt në momentin e gjuajtjes
Minuta 27′, Boateng bën mrekullinë duke ndalur një gol të sigurtë në vijën fatale pas gjuajtjes së Sergio Ramos
Minuta 25′, Carvajal shumë pranë golit të avantazhit për madrilenët, por goditja e tij nga distanca ndalet mrekullisht nga Nojer
Minuta 23′, Reali i Madridit krijon rastin e parë të rrezikshëm në portën e Bajernit me anë të Bezema që godet me kokë, por jashtë kuadratit
Minuta 13′, Sërish Bayerni që rrezikon portën e Navas, me Vidal që tenton nga distanca por mbi kuadrat
Minuta 8′, Bayerni humbet një rast të artë për të kaluar në avantazh pas një aksioni spektakolar, por Robben e dërgon topin në rrjetën e jashtme
Nis çerekfinalja e kthimit mes Realit dhe Bajernit me topin e nisur nga qëndra nga ana e skuadrës së bavarezëve