FOTOT/ ‘Low cost’ nga Tirana në Amsterdam, Budapest dhe Paris: Sa do kushtojnë biletat?

18 Prill 2017, 11:40Sociale TEMA
FOTOT/ ‘Low cost’ nga Tirana në Amsterdam, Budapest dhe Paris:

Shqipërisë i  janë shtuar dy linja ajrore me kosto të ulëta këtë vit. Në mars filloi fluturimet Wizz Air nga Tirana në Budapest dhe anasjelltas dhe nga 10 maji Transavia ofron udhëtime direkt nga Tirana në Amsterdam dhe anasjelltas.

Por, sa kushtojnë biletat dhe si janë ato krahasuar me vendet e tjera të rajonit për të njëjtat destinacione?

Revista Monitor ka bërë një kërkim në linjat përkatëse për udhëtimet vajtje-ardhje në muajt e verës, ku rajoni rezulton sërish shumë më i lirë.

Në Budapest

NgaTirana në Budapest, janë dy data nisjeje dhe kthimi çdo javë, të mërkurën dhe të dielën.

Bileta më e lirë vajtje ardhje është 85 euro dhe këtë mund ta gjeni vetëm për nisje në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit (bileta e vajtjes është vetëm 20 euro, por është kthimi ai që kushton tre herë më shumë).

Më pas biletat shtrenjtohen dhe kushtojnë 127 euro, apo edhe 210 euro në fillim të korrikut.

Bileta më e lirë që mund të gjesh në korrik është 145 euro (vajtje-ardhje).

Nga Shkupi është shumë më lirë të shkosh në Budapest.

Për ikje në 31 maj dhe kthim në 4 qershor, udhëtimi vajtje- ardhje është vetëm 29 euro (1789 dinarë maqedonas).

Në qershor bileta kushton maksimumi 41 euro dhe në korrik  44-48 euro (vajtje-ardhje).

Nga Shkupi, përveç Budapestit,  Wizz Air ka gati 30 destinacione të tjera.

Edhe nga Prishtina, që ka filluar fluturimet pothuajse njëkohësisht me Tiranën, Budapesti është më i lirë.

Një biletë vajtje ardhje, për nisje në 29 maj dhe kthim në 5 qershor, kushton 40 euro, ndërsa edhe në korrik mund ta gjesh me më pak se 50 euro.

Në Amsterdam

Në Amsterdam, në ditën e parë kur fillojnë fluturimet nga Tirana, në 10 maj dhe kthim në 15 maj, bileta kushton 170 euro.

Fluturimet me linjën Transavia, janë tre herë në javë, të hënën të mërkurën dhe të premten.

Në maj, udhëtimi më i lirë është në 17 maj, nisja nga Tirana dhe kthimi në datën 19 maj, ku bileta vatje- ardhje kushton 86 euro, ndërsa nëse zgjedh kthimin me datën 22 maj shtrenjtohet në 146 euro.

Në korrik biletat shtrenjtohen ndjeshëm.

P.sh për vajtje në datën 21 korrik dhe kthim në datën 24 korrik, kushton 247 euro.

Edhe në gusht janë po kaq të shtrenjta.

Biletat për në Amsterdam fillojnë e bëhen më të lira vetëm në shtator, ku, nëse prenotoni sot mund të gjeni fluturime që kushtojnë 78 euro (p.sh për vajtje në 20 shtator dhe kthim në datën 25 shtator).

Fluturimet janë të programuara deri në tetor, ku çmimet janë relativisht të njëjta me shtatorin.

Transavia ofron dhe fluturime direkt drejt Parisit (Orly).

Në qershor, bileta më e lirë vajtje ardhje kushton 147 euro.

Në korrik çmimi shtrenjtohet ndjeshëm në 192 euro deri 248 euro.

Në Paris mund të shkohet dhe nga Prishtina me Easyjet.

Për nisje në 27 maj dhe kthim në 31 maj bileta kushton 88 euro.

Në korrik bileta shtrenjtohet në 192 euro.

Nga shtatori, Parisi është i arritshëm përmes Prishtinës me 71 euro.

8 komente në “FOTOT/ ‘Low cost’ nga Tirana në Amsterdam, Budapest dhe Paris: Sa do kushtojnë biletat?”

  1. lirka says:

    dmth leshelistat e dervishajt qe bejne shtet me qetesi dhe dashuri po na e fusin prap, ne vazhdojme te paguajme me shume nga te gjithe per shkak te kostove te jashtezakonshme aeroportuale, kosto qe shkojne ne xhepat e leshelistave, psistave, piduuuistave dhe pedeistave… te gjithe hajduter qe duhen shkulur me rrenje per pislliqet me koncensionet e nano kurves te sali kriminelit dhe te mashtruesit rama perfshi ketu dhe hajdutin meta..

  2. Lulushi says:

    Hë mo lirka ,mo!!
    Avash avash ,bëhen punët .Mos u mërzit.
    Shyqyr dhe kaq!?

  3. toni says:

    Fajin e ka kompania qe ka me koncesion aeroportin qe I ka taksat futja vrapit dhe kjo influencon tek cmimet e larta te ketyre linjave. Ku ju a merr mendja ju se shkohet vetem me nje aeroport? Ne monopol apo jo? Dhe monopoli ka vetem nje drejtim qe eshte jo konkurrenca dhe jo konkurrenca con tek nje drejtim cmim I larte e me I larte dhe tere kjo con tek nje konkluzion.. Korrupsion dhe favorizim I atyre qe firmosen kontrata abuzive dhe vazhdojne te favorizojne keto kompani ne dem te popullit te vet si e si te pasurohen sepse nuk I dalin ato qe kane marre keto 27 vjet…

    1. neda says:

      Cmimet jane perseri te shtrenjta ne raport me rajonin. Fajin per kete nuk e ka kompania qe ka me koncension Rinasin por shteti shqiptar qe ka bere kontrata te tilla. Personi qe ka firmosur kontraten apo ka dhene porosin per monopol ne distanten 100 km nga rinasi, po te kishte shtet gjykata e krimeve te renda duhet ta marr te pandehur dhe shteti shqiptar duhet te prish menjehere kete lloje kontrate abuzive, eshte e qarte se kjo kompani nuk te lejon ligjerisht te futesh kompani me kosto te ulet, zgjidhja e veteme eshte te prishet kontrata e te arrestohen ata qe kane bere kete kontrate ne kundershtim me interesat e qytetareve, te tjerat jane thjeshte per mashtrime ne fushaten e zgjedhjeve e mbas zgjedhjeve edhe keto qe thuhet se jane me kosto te ulet nuk do te duken me ne rinas per shkak te kesaj kontrate korruptive.

  4. Poku says:

    Μ ire e ke ti qe biletat ne shqiperi jane me shtrenjte po pyet njehere kush kompani e ka aeroportin shqiptar me kocension c’ fare kontrate ka me shtetin kur u shit dhe sa paguajme ne shqipetaret tatimin apo me mire sa kushton tarifa e aeroportit .keto shikoni dhe pastaj beni krahasimet me nje shtet tjeter.po te humbeni avionin dhe te merni leket mbrapa do shikoni se sa kushton me te vertet bileta pa tarifen e aeroportit.

  5. damjani says:

    IKNI or hajduta , ju qifsha kurvat kemi nje jet qe sjellim para ne ate vend muti dhe kur vim me avjon me lir te kushton te shkosh ne nyjork , plera ,shtet me jajdut nga i pari tek ai politikani me i rendomt pa dallim ngjyre ideje jeni njelloj vidhni mashtroni dhe na çfrytezoni si skllever halet e qelbura.

  6. dorela says:

    U bene halet e kines te manaxhojne aeroportin tone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje