Sa përpjekje duhen për të parkuar makinën?

18 Prill 2017, 04:38Sociale TEMA

Pamjet e filmuara nga një kamera sigurie në Kinë, tregojnë ndoshta një nga përpjekjet më të dështuara për të parkuar makinën.

Dy gra përpiqen të parkojnë një makinë në hapësirën midis dy automjeteve të tjera, por nuk e kanë aspak të lehtë.

Pavarësisht përpjekjeve të pafundme dhe orientimit që ato i bëjnë njëra tjetrës, dy gratë nuk kanë arritur dot të parkojnë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se hoqën dorë. Në fakt, duket se ato vendosën të lënë fuqinë motorrike të makinës dhe të shfrytëzojnë fuqinë e krahëve, pasi të dyja përpiqen ta ngrenë makinën për ta çuar drejt vendparkimit.

Sikur situata të mos ishte mjaftueshëm e pazakontë, një roje sigurie afrohet për t’i ndihmuar gratë që ta ngrenë makinën.

Por, famtirësisht të treve iu ka ardhur në ndihmë shoferi i një prej atuomjeteve të parkuara në krah, i cili e ka futur makinën e tyre me mjaft lehtësi në vendin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje