Ky oficer policie në Indiana, SHBA, ishte rrugës për në punë, kur u sulmua nga një patë, e cila po përpiqej të mbronte folenë e saj.
Detektivi Ray Hall tha për mediat se u sulmua krejt papritur nga një patë në rrugë.
Në pamjet e publikuara, ai shihet teksa përpiqet të largohet, por pata vazhdon ta sulmojë, duke e rrëzuar në tokë.
Sipas tij, aty pranë gjendej edhe foleja e patave dhe për këtë arsye ai është sulmuar, pasi mund të jetë konsideruar si ndonjë grabitqar prej tyre.