Inspektimet online, me dokumenta të standardizuara e lista verifikimi, mes Shqiperise e Maqedonise

19 Prill 2017, 17:39Sociale TEMA
Inspektimet online, me dokumenta të standardizuara e lista verifikimi, mes

Në ambientet e Inspektoratit Qendror ishin për vizitë me ftesë të Inspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, Kryetari dhe Presidenti i Këshillit të Inspektorateve të Republikës së Maqedonisë Vlatko Ilievski, bashkë me anëtarët e Këshillit Fitim Lloga dhe Qeramedin Selimi.

Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit të Inspektorateve Vlatko Ilievski theksoi sfidat e vendit të tij në fushën e inspektimeve. Aktualisht në Maqedoni ka 28 Inspektorate dhe status të përcaktuar për Inspektimet online “e-Inspektorat”. Megjithëse Maqedonia ka shënuar progres në fushën e trajnimit dhe të certifikimit të Inspektorëve, Maqedonia po punon për hartimin dhe përmirësimin e listave të verifikimit dhe dokumenteve standarde. Por me gjithë përkufizimet në ligj ende nuk janë ndërtuar aplikacionet dhe sistemet që bëjnë të mundur inspektimet online “e-Inspektorat”.
Inspektorati Qendror që tashmë i ka shtrirë inspektimet online në Tiranë, si pjesë e përvojës së fituar e pikave të Marrëveshjes së nënshkruar u angazhua për të dhënë ndihmën dhe kontributin e tij në hartimin e përmirësimin e listave të verifikimit, si dhe do të ndihmojë Këshillin e Inspektorateve të Maqedonisë për futjen së shpejti të Inspektimit online dhe në Republikën e Maqedonisë.

Takimi u finalizua me nënshkrimin e një Memorandumit të Mirëkuptimit (MiM) e bashkëpunimit midis dy Institucioneve homologe të dy vendeve, pika të rëndësishme të së cilës do të jenë njohje dhe shkëmbimi i certifikatave, procedurave e dokumentacioneve për inspektimet në të dyja vendet, shkëmbimi i ekspertëve dhe i përvojave më të mira, si dhe rakordimi i përpjekjeve të përbashkëta për lehtësimin e barrës së biznesit e rritjes së efikasitetit të trupave të inspektimit në të dyja vendet.
Inspektimet online, me dokumenta të standardizuara e lista verifikimi standarde e transparente, me akt administrativ të lëshuar në vendin e inspektimit janë çelësi i duhur për luftimin e korrupsionit dhe praktikave klienteliste në fushën e inspektimeve në të dyja vendet.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje