INUV nuk prish dot karburantin pa leje. Pronari: Jam i paligjshëm, si 90% e bizneseve në Shqipëri

19 Prill 2017, 20:41Sociale TEMA

Fiks Fare denoncoi sot rastin e një një pike karburanti, të ndërtur pa leje, i cili prej 7 vjetësh punon në të zezë në afërsi të Gjinarit. Kjo pikë karburanti, është ndërtuar në vitin 2012, pa leje, askush nuk e ka ndaluar deri më sot, ndërkohë që të gjitha institucionet ngrenë duart lart, duke u justifikuar se nuk kan mjete dhe specialistë

Dafina Peçi u ankua në emisionin Fiks Fare se është detyruar ta mbyllë karburantin e saj të ligjshëm, të nërtuar që në vitin 1995 për shkak të konkurrencës së pandershme dhe të paligjshme

Ajo tregon se në vitin 2012 në fshatin Gjinar, u ndërtua pa leje një pikë e furnizimit të automjeteve , i cili vazhdon të funksionojë edhe sot e kësaj dite

Ajo tregon se është ankuar për vite me rradhë për karburantin e paligjshëm që ndodhej pranë pikës së saj, madje dhe INUV i Elbasanit ka marrë një vendim për prishjen e këtij aktiviteti pa leje. Pas daljes së vendimit të prishjes, i shemb vetëm muri rrethues i këtij ndërtimi pa leje, ndërkohë që aktiviteti i kësaj pike karburanti vazhdon sot e kësaj dite.

Gazetarët e Fiksit kontaktuan me pronain e karburantit të ndërtuar pa leje. Ai pranon se ka një ndërtim të paligjshëm, por që sipas tij të paligjshme janë 90% e ndërtimeve në Shqipëri. ” Nuk kam faj unë që ky shtet nuk më jep leje, kështu po punojnë të gjithë pa leje, unë kam investuar milionat këtu” thotë Panajot Qosja, pronari i karburantit të paligjshëm. Madje edhe prishjen e ndërtesës që IMT-ja ka bërë, z. Qosja e cilëson si të gabuar.

INUV: Nuk kemi mjete për ta prishur karburantin

Pas këtij fakti gazetarët iu drejtuan Inspektoriatit të Ndërtimit Elbasan për të marrë përgjigje se pse ky institucion nuk ndërhynte për këtë rast. Kryeinspektori Leli Kaja, tha për Fiksn fare se është në dijeni për paligjshmërinë e karburantit, pas shumë denoncimeve që ka bërë znj. Peçi. ”

Ne kemi nxjerrë një urdhër prishje, por për të hequr pajisjet dhe botet nuk kemi mjete dhe specialistë” pohon kryeinspektori. Për këtë i kanë kërkuar ndihmë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në përgjigjen e marrë nga IKMT-ja pohon se as ata nuk kanë mjete dhe specialistë për të ndërhyrë, ndaj duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit.

Z.Kaja tregon se i janë drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, por akoma nuk kanë marrë një përgjigje. “Ka raste që nuk kemi mjete për të prishur edhe ndërtesa të larta dhe shpesh qytetarët mendojnë se nuk duam t’i prishim, por ne jemi në këto kushte” shprehet kryeinspektori.

3 komente në “INUV nuk prish dot karburantin pa leje. Pronari: Jam i paligjshëm, si 90% e bizneseve në Shqipëri”

  1. sapa says:

    Kerkojini ndihme Lefter Canajt se i prish edhe ato me leje te rregullta!

  2. saja says:

    Ky Leli Kaja ka ndertuar vete pa leje lokal ne mes te Elbasanit. I merr leke atyre qr kane ndertuar pa leje dhe nuk i prish ndertimet.

  3. Bujar says:

    Paligjshmeria e karburantit nuk eshte te nje ndertim pa leje, eshte te ata “grosistet” qe e furnizojne… Se pronarit te karburantit nuk ia prodhon toka e vet benzinen dhe naften, por e blen diku. Dhe Fiks Fare nuk merret me ate qe e “ushqen” karburantit, sepse mund te jete ndonje Kastrat, Gulf, Alpet apo kush tjeter, i cili ushqen edhe Fiksin dhe funksat e tjere te medias me reklama…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje