Ka një proverb Frang Bardhi në Dictionarium-in e tij që thotë: “Mos i nep kurrë të drejtë të padijshmit!”. E ndoshta as unë s’duhet të merrem me të “diturit” e padijshëm, se në një farë mënyre i bëj jehonë padijes.
E kështu u mendova cazë dhe po i kërkoj ndjesë Frangut tonë pse nuk po i vë vesh. Dëgjova para do ditësh Grida Dumën kur deklaroi se një politikan i djathtë paska të drejtë të “thërrasë” Zotin, ndërsa një politikan i majtë nuk e paska këtë të drejtë, madje për ta perifrazuar zonjën: “të djathtit i shkon e të majtit nuk i shkon”.
Zonjë, së pari, kështu banalisht si e thoni ju, i bie që Zoti të jetë një aksesor, i njëjtë me buzëkuqin a këpucët (Zot, më fal për këtë blasfemì!), aksesor i cili i “shkon” ose nuk i “shkon” një veshjeje të caktuar politike. Dhe ky konceptim është mirëfilli mjerim mendimi, përveçse sarkazëm e thellë njerëzore.
Zonjë, së dyti, kështu banalisht siç e thoni ju, i bie që Zoti të ketë teserë partie politike, dhe sipas jush ka teserë të djathtë. Dhe ky konceptim është mendjezbraztësi, përveçse talent për të folur qesim.
Zonjë, së treti, unë jam e majtë (jo thjesht për nga tesera, zonjë, por se besoj fort që bota nuk duhet të jetë ende e ndarë në njerëz që njomen në lekë e në ca njerëz që s’kanë ujë të njomin buzët; në ca njerëz që veshin qentë me kashmir e në ca njerëz që s’kanë as rrecka. S’kam asgjë kundër kamjes dhe mundësisë, por kam shumë kundër skamjes dhe pamundësisë). Pra jam e majtë në shpirt dhe e majtë do mbetem deri ditën time të fundit në tokë.
Jam e majtë dhe besoj në Zot, zonjë! Sipas jush nuk më “shkoka” ta thërras se qenkam e majtë?! Unë besoj te Zotynë, jam katolike dhe Krishti për mua është Modeli Shpirtnor e Publik.
Për si e shoh unë, Krishti më bën edhe më të majtë seç jam vetë e majtë. Më mëson të mos gjykoj por të kuptoj e të ndjej. Më mëson të jem kritike ndaj Pushtetit por të mos lakmoj Anarkinë. Më mëson të mos i mbyll sytë para skamjes. Më mëson të kem frikë nga e keqja ime e të kem shpresë se po u pendova, jam e falur. Më mëson se Zoti im më ka krijuar në shëmbëlltyrë të Vet, pra unë duhet ta përdor arsyen time se është dhuratë e Tij.
Më mëson t’i kem zili të fundit, zonjë, se të fundit kanë me qenë të parët. Më mëson të jetoj në bashkësi e jo në parì! Krishti më bën edhe më të majtë seç jam, zonjë, po pak rëndësi ka kjo për ju. Duhet të ketë rëndësi veçse për ju, se Zoti është i Njeriut padallim e s’ka teserë politike.
Shkoni tash e mos thoni marrina! E Zoti ju ndjeftë për sa thatë e më ndjeftë edhe mua në paça gabuar kund!
Sakte.
Mire qe ke kerkuar falje per blasmemine moj debile! Grida tha qe ne se i drejtohen zotit komunistet, imagjino të djathtet qe e kane besimin ne Zot nje nga shtyllat e besimit te tyre se bashku me atdheun dhe familjen.
DEBILE,te djathtet kane besim te tyrin vetem PARANE dhe SUNDIMIN mbi njeriun ?
? ? ? Kush eshte I MAJTE I VERTETE natyrisht qe nuk beson ne idiotizmin dhe mashtrimin me te madh te njerezimit,ne “zot”!
Te majtet e kane ndryshuar dhe do te vazhdojne ta ndryshojne boten,por ata te majtet e vertete ama!!!
E ndruara Shanku, me brilantin e shpjegimit tend, e ke bere ate, Griden, grifsh. Nuk e di po ti referohesh T’lumit, duke e njënsuar në bindjet e tija në ato të tuat është idiotesi. Kjo eshte Grida. Mos ja vini re se Krishti e ka falur duke e ditur se kush eshte.
ha ha majtistet po na dalin me besimtare se Zoti vete. Kadal kadale mi goce se nuk prishi kisha e xhamia se jo per gjo por i prishi te tere baca jot Enver
Nese nisemi nga parimet ideologjike qe mbart e majta moderne, vete filozofia e Krishtit ishte ‘e majte’. Megjithate idiotizmat e Dumes, nuk duhen marre seriozisht. Aq di dhe aq thote, per me teper kjo ndodh kur flet shume. Si ajo.
Baca Enver eshte edhe i yti, se nga peshtymaa e tij eshte ngjizur politika e sotme, por me afer fare eshte shefi i Grides
stela, deshe te thuash baca Enver I Saliut …
Shko moj shfleto nje dictionarium, meso cfare eshte e si shkruhet. Se do mbash pergjegjesi para zotit qe po bastardon shqipen. Pastaj ti nuk je e majte, je thjeshte dallkauke, matrapaze e tarafit te tet shoqi. Memento mori!
nare memento mori, na shkruake dhe latinisht. Dictionarium eshte emri origjinal i vepres, pastaj ti dike latinisht, ca ta perkthej kot kjo cupa.
Ja the moj Zonje po kujt ja the !!!! BRAVO…
1 – Mos jeni e shndërruar në katolike? Sepse nuk e di pse po më vërdalliset në kokë mbiemri i nderuar Bermema.
2 – Jeni një katastrofë në të shkruar zonja profesoreshë, qoftë leksikore, ku përzieni hiç pa lezet dialektet, qoftë drejtshkrimore. Nuk e di se çfarë po u mësoni atyre italianëve që ju kanë besuar!
3 – Sidoqoftë, arsyetimin e keni birinxhi’!
C’rendesi ka. Pse, nuk mund te konvertohet njeriun ne fene qe do, apo ne fene e te pareve ? .
feja e shqiptarit eshte shqiptaria katoliku zef
Pse jane qe te gjithe hajvane keta berishistet,njeri thoshte se do permiresonte reren dhe djellin,kjo llapaqene qe nuk le njeri me fole ,tani na futi dhe zotin ne PD.
Bravo!
Nje shkrim ekselent. Nje shqipe e paster e sakte dhe e bukr. Nje klas i vertete.
Nuk ju njoh fare zj. Shamku pervecse nga televizioni, por konsideraten per ju si nje intelektuale e vertete e kam krijuar edhe me pare.
PO TI ME STELA(YLLKA) SA E DJATHTE JE ? KUSH E MATI ATE TE DJATHTEN TENDE? BRAVO SHAMKU,SI GJITHNJE SHKELQEN NE ANALIZA.
Po ku ke qene o Shamku deri tani?? Apo po vjen 18 qershori?? Rofsh se te kishim haruar.
Vajzë plot urti.Të bekoftë Perëndia.
Kjo Buqe duke lehur pa fund ne oborrin e Saliut i duket vetja si lehesja me e mire ne ate stan.
Shamku, mos u merzit me Grrrriden se edukaten fetare dhe dashurine per Zotin e ka te mekuar nga gjysh Shuaipi qe punonte ne sigurimin e shtetit.
Shkrim me kulture.
Zonja Shamku, stili i te shkruarit dhe analizes qe ti ben eshte vertet per t’u admiruar. Arsimimi dhe perpjekjet e tua per te arritur ketu ku te kane bere te virtytshme dhe ne antiteze me Griden.
KJO FIGURINA, ESHTË E QUT!
KUJTON QË S’E NJOHIN !??
Mire Grida flet marrina po pse ty te duket urti kur insinuon qe Krishti asht i majte?? Cka jane keto idiotesi qe po na i shpalos apo i ke mesue prej Keti Bazhdarit, sepse edhe prej saj kam lexue nji marri te tille?? Ku asht diferenca midis teje dhe Grides kur vjen puna me e fute Krishtin ne Parti??
Mandej ti na thue qe je katolike dhe si e tille duhet me e dijte qe nji prej urdhnimeve asht: “mos e merr emnin e Zotit neper goje kot”…te duket qe ne kete artikull e ke marre neper goje plot??
Mandej na thue se si e majte ti e cane kryet per te vorfnin…tashti a me qeshe apo me kja tuej mendue se sa pare ka marre yt shoq nen tavoline prej tenderave…te pakten ato paret e korrupsionit t’i ndajshe me te tjere, te vorfen.
Mandej si e shenjte edhe e zgjuar (te duket vedja) si nuk ja ndale doren atij burrit tand kur bani planin e Bixhistenit ne Shkoder. Me sa di une, ju edhe shkoni ne Shkoder, a ju vjen turp ndopak per ate tmerr qe quhet Bixhisten?? Apo fluturoni me presh e kujtoni qe asht nji veper qe do te ruhet nder shekuj??
Ruame oa Zot nga te paditurit e vetequajtur politikane te ditur! Kur Ledi Shamku/Shkreli thote…marrina.”
Po ti moj katolike, pse ja more burrin tjatres?
Keshtu thote feja yte?
“Dictonarium-in”….po ti moj zonja Shamku mbahesh si gjuhetare apo ku di une, sikur mer vesh nga gjuha shqipe…nejse me mire perdor fjale shqipe , se me fjale te huaja me shume dukesh si e sajuar sesa e kulturuar..
Me sa dij une Bexhistenin e ka projektue z. Kotrri, arkitekt shkodran.
Mos u merzite, Ledi , se si Grida shiko sa ka edhe ne komente. E, pra, nuk jemi vetem,kemi rreth vetes shkurre, gjemba, driza, gjarperinj, breshka , minje gjitheçka, prandaj, Ledi, mos u merzite. Ata do flasin , do shkruaj, bile do hiqen dhe me te mençur duke na treguar se si shkruhet shqipja kur nuk dine se sa shkronja alfabeti dhe si shkruhen, e pra, sa do shikojme e degjojme. Po sikur te ishim te gjithe njesoj, ç’kuptim ka pluralizmi?! Pluralizimi zbulon dhe te mençurit dhe budallenjte qe jane pjese e kesaj bote.
IM MON GRIFSHË!
NA E NXIVE EKRANIN ME ATË FITYRË TË NGRYSUR.
DHE BUKURINË QË TA KA DHËNË ZOTI(ai i djathti),
E NDYN ,ME KARAKTERIN E FËLLIQUR QË KE.!
BUKURI E NDYRË!!!!??????
undefined
UROJ DHE SHPRESOJ QË GRIFSHA DOMDUMA,
TË MOS JETË KURRË PËRFAQËSUESE E POPULLIT NË PARLAMENT!
MJERË NE ,KU KEMI ARRITUR!
??????????????????