Sinqerisht, nuk mendoj se “Kryeçadra” e ka seriozisht kur thotë se, do të shkoi i shoqëruar nga disa militantë të dhunoi qytetarët e Kavajës. Tashmë, është bërë qesharak i rrallë me fjalimet e tij “trimërore” edhe me ata që i gënjen çdo ditë gjatë orarit të “takimit”, me vizitorët e tij, që nuk kanë asnjë lidhje me protestën, por me stomakun e tyre, për të shuar urinë dhe pse jo… ndonjë kacidhe për fëmijët apo familjen.
Askush nuk të ndalon dhe të vret, ashtu siç kanë bërë babai shpirtëror i tij dhe ai vetë, nëse proteston për gjëra që nuk të duken të drejta. Por askush nuk të lejon, që të shkelësh mbi të drejtën e të tjerëve, duke menduar se mund ta bësh, në emër të lirisë tënde. Nuk mund të pengosh askënd duke bërë sikur proteston. Protesto, por mos dhuno duke përdhunuar liritë dhe të drejtat demokratike!
Duhet të jesh i çmendur, që të mendosh se mund të marrësh peng lirinë e dikujt tjetër, që gjykon krejt ndryshe nga ti! Juristi “Kryeçadër” e di shumë mirë, se liria e tij mbaron aty ku cënohet liria ime. Ndaj kam ndjesinë se, gjithë pallavrat dhe britmat që po lëshon lartë e poshtë nga frika dhe tmerri se çfarë do të ndodh pas humbjes së zgjedhjeve… nuk duhen besuar. Nuk duhen besuar, sepse nuk mund të besohet frikacaku i tmerruar, kur dihet botërisht, që për atë, lepuri është gjithmonë luan.
Iniciativa e tij qesharake dhe natyrisht kërcënuese, për të mbledhur militantë, që do ndalojnë qytetarët e Kavajës të votojnë për të zgjedhur kryeqytetarin e tyre, është një shashkë tymuese, që më tepër shërben për t’i hequr frikën atij, se sa për të trembur ndokënd.
Marrëzia që e ka kapur, ndoshta pa vetëdije, për thyerje kutish dhe mos lejimin e zhvillimit të zgjedhjeve në qytetin simbol të demokracisë, kam frikë se do jetë një përvojë e keqe, për të mos thënë e tmerrshme, për atë dhe për gjithë ata, që do të guxojnë të eksperimentojnë këto veprime antikushtetuese dhe idioteske, e që nuk mund të bëhen as në vendet më të humbura të globit. Natyrisht, do jetë e tmerrshme nëse do ndodhi vërtet edhe pse pak gjasa ka, pasi në të tilla raste pas shpine të vjen “kamzhiku” i shtetit dhe ligjit, si në gjithë botën e civilizuar.
Nuk do e besoja kurrë, se policia do rrijë duarlidhur e do të bëjë sehir, kur Kryeçadra i shoqëruar nga “bandat” e tij (nëse do krijohen), do të mësyjë, që të ndaloi e dhunoi qytetarët e Kavajës në emër të Republikës së çadrës, kur ato do t’u drejtohen kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre. Nuk do e besoja kurrë, se qytetarët e Kavajës, Gosës, Luzit, Golemit, do të lejojnë që t’i dhunojnë në qytetin e tyre, në oborrin e tyre, në derën te shtëpisë së tyre, njerëzit e ardhur në emër të “Republikës së Re”, ngado qofshin ato.
Më duket qesharake edhe tani kur e mendoj, se si mundet, fjala vjen një shkodran, të dhunoi në oborrin e shtëpisë së tij një qytetar të Kavajës, se po shkon të votoi apo të bëjë çfarë i do qejfi me të drejtën dhe lirinë e tij?! Më duket qesharake kur e mendoj, se si mund të guxoi një deputet i “parlamentit të çadrës,” që të hyj në një qendër votimi dhe të bëj “vepra heroike”, duke thyer kutit dhe grisur fletët e votimit?! Nëse do ndodhte kjo, do shokoheshim të gjithë, që si nuk e paskemi ditur se shteti paska rënë me kohë dhe antishteti po bënka “dasëm”. Në fakt shteti nuk ka rënë dhe nuk ka për të rënë kurrë nga hakërrimat edhe kuisjet e “trimave të ngujuar” pa pasur hasëm.
Shteti dhe ligji nuk bien kurrë dhe në momente dramatike bëjnë gjithmonë detyrën: Mbrojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të cilët i’u kanë besuar. Të marrësh guximin që t’i konfliktosh dhe dhunosh qytetarët në derën e shtëpisë së tyre, nuk ke bërë asgjë më pak, nga ajo që bëri tutori Kryeçadrës në vitin e mbrapshtë ’97-të, kur armatosi dhe dërgoi “veriorët e gënjyer”, në një luftë vëllavrasëse me “jugorët e urryer”, duke luajtur me idenë e frikshme të nisjes së një luftë civile!
Ndaj, kur këto liri shkelen nga turma, ose njerëz të papërgjegjshëm edhe nëse janë të marrë apo të vetëdijshëm, shkopi i gomës është gjëja më e paktë që do valoi. Përfundimi do jetë i hidhur për secilin që do guxoi, sepse nuk do thyhen kutitë e as xhamat. Kushdo që kërkon anarkinë, do tu “thyhen dhëmbët”… përballë shtetit ligjor.
Por ta dini se pas thyerjes së dhëmbëve, do të “thyhet” edhe Shqipëria, e cila do të bëj hapa të mëdha mbrapa nga rruga e progresit europian. Kjo nuk ka gjasa të ndodhi, por nëse ndodh, nuk do ketë qeveri pajtimi, por qeveri burgimi.
Kryeçadrën, nuk ka burrë nëne që do ta shpëtoi, ashtu si Nano shpëtoi tutorin e atij dhe mikun e tij të vjetër komunist. Do jenë qytetarët e Kavajës ata, që do ta gjykojnë “demokratin e madh të Republikës së re”, me “skifterë dhe sorra” të vjetra. Këto janë hamendje, sepse askush nuk i merr seriozisht broçkullat e tij, por që vlejnë për kujtesë reflektive. Kryeçadra e di fare mirë se kanë “vdekur” kamikazët e partisë, që mund të sakrifikohen e të poshtërohen në emër të “asgjëje” dhe në mbrojtje të “askushit”.
Do të bënte mirë i çorodituri të dilte një xhiro nga “varrezat e të marrëve”, sepse vetëm atje mund të gjej të rrëshkitur, e përballë tyre do t’i duket vetja si gjenerali i ushtrisë së vdekur, që sapo është “vetëvrarë” dhe do të qetësohej, se më në fund e kishte realizuar ëndrrën… për të qenë “dikushi i askushëve”.
Mire e ke ti. Po a e di ti qe une nga ky kryeminister qe gjasme po qeveris, pres gjithçka. Pra edhe ta leje Kavajen ne doren e turmave te PD-se dhe te mos marre asnje mase. Asnjehere deri me tani nuk eshte treguar burre. Por eshte zbythur gjithmone. Prandaj edhe Lulashi ka marre “guxim” dhe e kercenon Gjatoshin here me burg dhe here me terheqje zvarre ne bulevard! Nuk arrij ta kuptoj nese ky kryeminister eshte thjesht frikacak, zkizo apo tejet i papergjegjshem. Tip gaztori dhe gallataxhiu me nje fjale. Me duket se jo vetem qe nuk eshte politikan normal, por nuk do behet dot kurre as burre shteti. Prandaj une nuk jam aq i sigurt sa ty Anri Bala se do te kemi shtet ne mbarevajtjen e zgjedhjeve ne Kavaje. Do Zoti dhe e kam gabim.
O mero, O zgjebe, o gelbaza e gazetarise. e ke mbushur temen me lajme idjotike , fshatareske o pjelle e ndyre.i zhduke te gjitha ato tema qe i interesojne shqiptareve se i prishnin pune eproreve te ty o qen i Camerise..je race e keqe dhe te mallkofte zoti per te keqijat qe i servir shqiptareve ne kete leter higjenike TEMA, o rob shkerdhat..MA KE TULLEN SI BYTHA IME O KOKQEN I CMERISE..POR .te urren shqiptri o kolere..ti nuk e kupton…ato lek qe fiton ,ilace po zot…se pari te zhduket Koklopa, saliu me lulin pastaj ti , o plehre.
O “Tema kancer…..” , qenke fare i rrjedhur nga trute e kokes ! A e sheh se
per cfar behet fjale ne artikull ?! Ti i versulesh si qen i terbuar pronarit te
gazetes , por nuk thua as edhe nje fjsale te vetme per problemin aq te mprehte
qe flitet ne kete artikull . Me ben pershtypje egersia jote .Ti , ne se ke probleme
personale me Mero Bazen , gjej vend tjeter per te bere lesh e li , apo per t`i
zgjidhur ato , po na lere ne te tjereve te mendojme e shprehemi per
problemet qe ngrihen ketu .
O z katarakti !
Se sa” gaztor e gallataxh”i eshte Rama,shko pyet ata qe nuk deshen te paguajne dritat apo ata qe vidhnin korentin, pyet dhe ata qe kishin ndertuar pa leje ne disa vende tejet te ndaluara .
Se fundmi fol dhe me ata qe ju jane kapur me tonelata hashash.
Horrat behen “trima” kur e kuptojne qe shteti i toleron apo kur behet pjese me ta,se sapo e sheh se godet seriozisht ne emer te ligjit,ja fut frapit e struket.
Me duket se ata “trimat” e çadres qe do vene ne Kavaje do te pesojne si 2000 zboristet e Sales ne Vlore ne 1997. Populli i Kavajes do ju vene drune.
Shkruhet: do ta shpetoje; do ta qetesoje; do te valoje; do te guxoje; do te thyhen; do t’u thyhen etj gabime. Permbajtja e shkrimit perfekte. Suksese!
Më 18-Qershor,unë do votoj,!
Shteti duhet të më mbroj nga LULZIM BASHA!
??????. NA MBRONI, duam të votojmë!
Më 18-Qershor,unë do votoj,!
Shteti duhet të më mbroj nga LULZIM BASHA!
??????. NA MBRONI, duam të votojmë!
Nuk dua te hyje ne komentin e problemit,mund te jete shtruar drejte nga gazetari,por ju lutem kini respekt per lexuesin.Koha e ardheshme e foljes “votoj” veta e trete njejes behet : “do te votoje”,dhe jo “do votoi”.Ka mjaft gabime te tilla.
Komunizmi enverist ra ne Kavaje. Kavajsit ishin te paret ne Shqiperi qe vrane friken dhe u perleshen m bishen e plagisur komuniste dhe e tremben ate per vdekje. Ne Kavaje do te fillojne rrokullisja e rilindasve. Do ta shikoni.
Enverizmi eshte e vertete qe ra ne Kavaje, por Enverizmi pati vazhduesit e tij qe e udheheqin deri sot e kesaj dite Partine Demokratike….prandaj besoj se edhe kete rradhe kavajsit do ti thyejne brinjet ” PD-istave ” deri sa te ndahen njehere e pergjithmone nga Enveristat si Sal Ram Berisha…..Uroj qe qytetaret e thjeshte e njerezit e mencur te vendit tim te dine te dallojne te miren nga e keqja , egersine nga dinjiteti i shqipetarit, poshtersine e urrejtjen nga njerzilleku e gjakftohtesia…… Europa e SHBA- ja ne keto momente delikate per vendin , na duan te jemi mbi te gjitha te mencur e te matur ndryshe humbasim shume prestigj e shume Financa. Le te tregohemi njehere te zgjuar ne historine tone te dhimbshme, te tregojme nje here se edhe ne jemi EUROPIAN . TUNG
Nuk perdoret shprehja qytetaret e Kavajes, populli i Kavajes , . Jepet pershtypja se Kavaja e populli i saj jane ne nje ane dhe do vijne nga qytete tjera etj- Kavaja eshte gjysma qe do votoje e gjysma qe nuk do votoje,. shikoni ne fund pjesemarrjen …..pastaj comentojme te gjithe. Do jete gallate se do fitoje per kryetar per here te pare me votat e pakices…tung