Ka ardhur koha të kemi një presidente femër!

15 Prill 2017, 18:56Blog TEMA

Nga Mimoza Kelmendi

Megjithëse qeveria e Edi Ramës ka shpallur se me ndryshimet e fundit në qeveri e ka përmirësuar përfaqësimin gjinor, duke rritur kuotat e përfaqësimit të ministreve gra në gati 50%, megjithëse një nga përfaqësueset e larta të PD-së, deputetja e Shkodrës dhe ish-kryetarja e Kuvendit, botonte në profilin e saj vezët e kuqe të Pashkës duke uruar paqe, klima politike në Shqipëri vijon të jetë konfliktuale dhe e zotëruar nga ligjërimi i ashpër mashkullor.

Ka kaluar më shumë se çerek shekulli dhe politika shqiptare, por edhe ajo ballkanike, zotërohet kryesisht nga qëndrime të ashpra, konfliktuale dhe luftarake ndonjëherë, karakteristika të ligjërimit mashkullor. Në Shqipëri, për hir të së vërtetës, janë afirmuar zonja politikane me një profil të spikatur të cilat kanë luajtur një rol të dukshëm në mbarëvajtjen e proceseve demokratike në vend. Deputete si Majlinda Bregu, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj apo Arta Dade e Jozefina Topalli apo ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli  kanë lënë gjurmë edhe në jetën parlamentare dhe janë dalluar për integritet politik.

Mirëpo, për shumë arsye, pesha e tyre në jetën politike nuk është ajo që do të dëshironim të gjithë të ishte. Opinioni shqiptar ashtu si edhe ai europian e më gjerë e çmon shumë figurën e kancelares gjermane, zonjës Merkel dhe do të ishte një shans i madh për demokracinë shqiptare që adhurimi për këtë figurë të rriste peshën e politikaneve gra në jetën politike shqiptare.

Sot në Europë është rritur tensioni dhe konflikti poltik për arsye nga më të ndryshmet, por ato poste dhe ato detyra që drejtohen nga gratë kanë garantuar sukses në shumicën e rasteve, për shkak se femra në politikë, për arsye nga më të ndyshmet, është e prirur drejt konsensusit dhe jo drejt konfliktualitetit.

Shqipëria po përballet me një krizë të gjatë politike dhe tani në fund, PD-ja partia më e madhe opozitare në vend, ka rreth dy muaj që ka braktisur Parlamentin dhe kërcënon se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Prej më shumë se dy muaj, askush nuk ka arritur dot të bindë liderët e të dy krahëve politikë që të ulen e të dialogojnë. Mungesa e dialogut dhe tonet luftarake që vërehen në shkëmbimet e ndërsjella të akuzave, e kanë larguar zgjidhjen e problemit. Mirëpo ajo që tërheq vëmendjen në këtë krizë është qëndrimi i zonjave politikane të të dyja krahëve. Siç e përmenda edhe më lart, Jozefina Topalli një nga figurat më të larta politike të PD-së, nuk është shfaqur në tubimet politike si folëse. Ajo ka preferuar të mbajë një qëndrim më dinjitoz dhe ashtu në heshtje do të japë mesazhin se pjesëmarrja në zgjedhje është rruga e vetme e opozitës. Jozefina Topalli ka qenë një nga kritiket më të ashpra të qeverisë dhe të kryeministrit Rama, por në ligjërimin e saj janë artikuluar gjithmonë argumente brenda kuadrit institucional demokratik.

Shqipëria është në prag të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe klasa politike shqiptare ka rastin e artë që me konsensus të përzgjedhë një figurë nga zonjat e nderuara me profil të spikatur publik që ka Shqipëria. Ka ardhur koha që ligjërimi institucional në Shqipëri të ndryshojë dhe të largohen tonet konfliktuale mashkullore. Përzgjedhja e një zonje në krye të shtetit do të ishte një shenjë e pjekurisë politike, por edhe e emancipimit shoqëror. Nëse deri më sot, zonjat e thirrura në shërbimin publik, nuk e kanë kaluar nivelin e kryetares së Parlamentit, kjo ka ndodhur sepse në mentalitetin politik të liderëve shqiptarë, ekziston ende një anësi për të vendosur mashkullin në krye të punëve. Është e vërtetë se qeveria e Edi Ramës ka rreth 50% femra në kabinet, por toni dhe qëndrimet që ajo prodhon, në shumicën e rasteve, janë me peshën e mashkullit që vendos. Kryeministri Edi Rama, ashtu si pararendësit e tij, është një personalitet i fortë dhe vendimmarrja politike në Partinë që ai drejton dhe vendimmarrja në qeverinë e tij, kanë më shumë ngjyrën e autoritetit mashkullor. Ka ardhur koha që ky autoritet të rrudhet dhe të ndjehet më shumë autoriteti zbutës i peshës së femrës qoftë në qeveri, qoftë në parti. Edhe në rastin e zonjës Topalli, është e vërtetë se ajo ishte e para femër në një post të tillë kaq të lartë ose në numrin 2 të shtetit, por vendimmarrja politike në atë Kuvend dhe në partinë ku bën pjesë zonja Topalli diktohej nga pesha e rëndë dhe autoriteti solid i Berishës.

Nëse duam të sjellim autoritetin e femrës në drejtimin e vendit, duhet që ta bëjmë atë të pavarur dhe t’i krijojmë mundësinë që ajo të jetë në krye të shtetit, atje ku asnjë politikan sado solid e me peshë të madhe politike të jetë, të mos ketë mundësi institucionale të ndikojë në vendimmarrjen e saj. Dhe ky është posti i Presidentit. Ka ardhur koha të kemi një presidente femër.

20 komente në “Ka ardhur koha të kemi një presidente femër!”

  1. Kadri Kadiu USA says:

    O Moza; ato zonjat në tre fotot sipër janë njëra më e mirë se tjetra si kandidate për Presidente të Republikës, por atë sorrën poshtë, atë zhelefinën e urryer, pse na i ke nxjerrë aty?

  2. Fallo Madhi says:

    Zonja Kodheli,eshte nje Zonje e nderuar dhe ka bere per te mire per Kombin.
    Boll me me babushat qe hane pace me pilaf e me kapterat sakater te kthyer ne gjoja Evropiane.Burrat ne Shqiperi jane vite pas Grave.

  3. Moni says:

    Nese doni Merkelin shqiptar, ajo eshte Ermelinda Meksi. Nuk ka me te pergatitur dhe me te shtruar dhe me te vemdosur se ajo.

  4. Kosta Dhembeli says:

    Edhe Jozefina është zonjë e profilit të lartë dhe unë mendoj se e meriton një detyrë të këtij formati.

    1. DASHAMIRESI says:

      Zhelefina eshte nje femer e konvertuar ne mashkull , nga egersira e Vicidolit . Ajo eshte teper e ashper , emocionale , shume pak e sjellshme , pra nje femer provinciale me kulture e qyteterim te kufizuar , shpesh here harbute dhe agresive , nje partiake militante qe nuk ka manifestuar as edhe nje here frymen e tolerances dhe konsensusit . Te gjitha keto , e shume te tjera , qe nuk mund te thuhen , e bejne te pa pershtatshme per profilin e larte te presidentes se republikes , si perfaqesuese e te gjithe shtetasve shqiptare , pavaresisht perkatesise partiake , fetare , krahinore , etj.

      1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

        hahahaja arta dade presidente…opopopopo…jepini se e keni ndore captojeni i her e mir ket popull..kshu snre kaptine mo sa tjete gjalle

    2. luli says:

      po zhelet ku te ja shpiem Jozefines?! Po kallmboqin qe punoi kaq kohe ku ta fusim?

  5. Popull Ka.. says:

    Meqe ke marre mundimin te shkruash!
    Ka ardhur koha qe REPUBLIKEN T’JA JAPIM QYTETAREVE (as te rene e as te vjetren, por REPUBLIKEN QE KEMI)
    Nese shihet me pak vemendje kurba e vendimmarrjes se SOVRANIT, veme re se sa me teper kalon koha, aq me shume ajo i afrohet boshtit horizontal te koordinatave, pra po shkon drejte ZEROS.
    “SOVRANI POPULL” nuk ka asgje ne dore, as 2 ditet ne cdo 4 vite kur voton.
    Listat e keshilltareve dhe deputeteve i hartojne vetem tre – 4 vete, Kushtetuten e bejne cope – cope kur te duan pa care b…..n per sovranin, proven shteterore publike e jo publike e “shesin” 1E ose e falin kur te duan e kujt te duan (p.sh. të dhënat financiare të kontratës koncesionare për shërbimin check-up tregojne se firma per vitin 2015 me nje kapital 30 milion leke ka fituar 45 milion leke, pra 145 %), ish pronaret sillen neper Strasburg (kryevepra eshte kur ky shtet i kerkon dokumentacionin ish pronareve se ne te kunderen i digjet prone, ne nje kohe qe me vendime te shtetit, me dokumenta hipotekore qe i mban shteti… pra cdo gje qe i ka shteti), ETJ ETJ.
    TE GJITHA PALET PA PERJASHTIM MENDOJNE SE NUK E MARRIN QEVERISJEN PER TE MIREADMINISTRUAR KETE VEND, POR PER TA SHITUR APO FALUR. TAGRIN JA JAPIN VEHTES NEPER KESHILLA LOKALE E KUVEND ME ATO PALO NJEREZ QE VENDOSIN NEPER LISTA
    KANE PAFTYRESI TE FLASIN PER VETTING, DEKRIMINALIZIM E ZGJEDHJE TE LIRA.
    SHUMICA KANE ZBRITUR NE TIRANE PA BREKE NE BY….
    CFARE DUHET FEMRA APO MASHKULLI PRESIDENT KETU ?
    PO VAZHDUAM KESHTU, PER 20 VITE KY VEND DO BANOHET NGA 800.000 BANORE, TE GJITHE PLEQ E PLAKA TE CILEVE S’KA CI BEN ……….AS VETE ERI LALI, APO LALI ERI
    KJO PRA ESHTE REPUBLIKA E TYRE MOJ MOZA, JO E JONA.
    (sot, problemin me te madh kisha cfare do thonin Klajda Gjosha e Kejdi Mehmeti per takimin Rama-Meta, nuk e di perse por me kishte hyre frika ne palce so mos prite Zot po delnin kundra)

  6. Kur permende Jozefinen per presidente me vjen te vjedhe.Nuk do te kishe mujte me gjete kandidate ma te pa pershtatshme se ate ne Shqiperi.E me ba me kene te tana femrat si ajo mjere Shqiperia.

  7. Thanas L. Gjika says:

    Nuk ka figure me prstigjoze per President te Shqiperise se shkrimtari i talentuar Visar Zhiti, ky i perndjekur i ndergjgegjes, ky Havel i Shqiperise.

  8. goni says:

    mos o zot mimi! mimi qe s’la gje pa thene per arben imamin dhe qe kur ka kapur postin s’ka thene me (cuditerisht) asnje fjale kunder tij. mimi qe nuk na dha pergjigje per helikopterin e rene ne shkoder as per armet shqiptare qe vazhdojne e shiten. mos o zot.

    1. akrepi says:

      Goni dakort me Visar zhitin por me qe flitet per president femer do te isha dakort per z. Ina Rama Por ne asnje menyre sdo te isha dakort per Z.Sosefina Topallin jo per gje por kur I hipen inati te nxjerr jasht per zheles,

  9. Te jete presidente Jozefina ashte baraz si ti vesh zjarrin Shqipërise.nuk ka ndonje ndryshim me Salën vecse ashte femer por me veprime te nje burri maskara.

  10. Renato says:

    Mos tallesh ndoshta moj znj. kelmendi , pse gjithmone pd e do presidentin. Pse pd nuk ja dha njehere presidentin ps kur kishte mazhorancen? Pse duhet te leshoje pe gjithmone ps ? – apo jane te forte rruget e pd? Asnje leshim nuk duhet te behet, presidenti i takon ps, mun te jete ermelinda meksi, arta dade, mimi kodheli etj.

  11. kleptofagos says:

    Pse more popull nuk hiqni dore nga partite? Nuk u ngopet me Nishanet dhe ushtaret e politikes?
    Perseri pazaret e mafies do zgjedhin presidentin? Pastaj ankoheni…

  12. Vesi says:

    Presidente te emeruara me mire hic fare. Femra dhe kushdo tjeter duhet ta meritoje ate pozicion sepse perfaqeson nje vend dhe shoqeri te tere. Po e moren me gare elektrale ok, perndryshe mos e cut. Kjo Mimi nuk eshte femer po burre, ndersa ato te tjerat si Pula te ngordhura.

  13. Albani says:

    E paska sponsorizu Topalli kete.
    Shiko kur te versulet dhe Munika.

  14. Eshte akoma heret per nje femer Presidente ne Shqiperi, kjo per shume arsye e jo thjeshte per ‘avazin” mashkull per President. Pikesepari nuk kemi akoma nje femer te afte per postin e Presidentit te Republikes jashte Kryesive te Partive, Grupeve Parlamentare apo dhe strukturave te tjera te Partive, qe do te thote; nje Presidente pa infeksion Partiak sado i vogel qofte ky infeksion. Nese aludohet per sa shoh ne Foto dhe emrat e permendur perafersisht, jam dhe duhet te jemi KUNDRA ketyre zonjave, sepse jane “jashtezakonisht” te infektuara Partiakisht sa s’ja vlen te zgjatesh ne detaje. Nese Edi Rama ben nje gabim te tille duke zgjedhur nje “zonje” nga perflitet keto dite neper Media, do marri kosto shume te larte jo shume larg, sepse Shqiperia eshte akoma heret per nje grua Presidente, per me teper absolutisht JO nje nga emrat e mesiperm. Vetem pasi Shqiperia te hyje ne radhet e BE dhe te kete bere shume e shume Reforma sipas formatit te BE, vetvetiu nje femer pa perkatesi Partiake, eshte mese e mirepritur per postin e Kreut te Shtetit; President…
    V.O. Ju Lutem mos me keqkuptoni dhe denigroni persa shkruajta me siper, si femer qe kam “xhelozi” per personazhet me siper qe “pretendojne” Presidencen, pasi kam qe me ngjarjet e 1997 qe jetoj ne Perendim dhe merrem me Ligjin e jo me Partite apo anti-feminizmin.

  15. Pali Gjoka says:

    NE KETE SITUATE QE ESHTE SHQIPERIA I VETMI QE ESHTE ME I PERSHTETASHEM PER KETEPOST ESHTE AVOKATI SPARTAK NGJELA.
    KETO QE SHKRUAN KJO ZONJE JANE PER TE BERE HARTIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje