Që para votimit të refomës në drejtësi në 21 korrik të 2016-ës, media shumë pranë Partisë Demokratike nisën një duzinë sulmesh ndaj ndërkombëtarëve. Ndoshta sepse ishin ata, SHBA/BE, që e detyruan Partinë Demokratike të votonte pro reformës në drejtësi, ndaj duhet të merrej hak ndaj poshtërimit publik që ndodhi.
Por, me kalimin e ditëve dhe ardhja e vaftit për të votuar ligjin e Vetting-ut kur “Venecia” e “Kushtetuesja” e rrëzuan PD-në, mediat e financuara nga Partia Demokratike kaluan në një fazë edhe më ekstreme sulmesh ndaj ndërkombëtarëve duke u marrë me pasuritë, farefisin, shtëpitë, lidhjet haluçinante me Sorosin e të tjera histori si këto. Madje, PD-ja nuk ngurroi as të paguajë edhe shuma të majme në disa media periferike amerikane për t’i dhënë jetë e për ta sjellë si të vërtetë argumentin e saj. E gjitha për të delegjitimuar reformën në drejtësi, të cilës aq shumë i tremben.
Mirëpo, gjërat nuk po ecnin si duhet dhe në opinion publik nuk po besohej asnjë nga teoritë e sajuara nga selia blu kundër ndërkombëtarëve. Përkundrazi, morën përgjigje të forta nga SHBA-të e BE-ja që të mos abuzonin me sajesa për të besuarit e tyre. U konfirmua nga ana tjetër edhe njëhëre qëndrimi i PD-së ndaj reformës dhe ligjeve të saj, që natyrisht ishte kundër.
Pas kësaj faze ku u dekonspirua gjithçka, Partia Demokratike ndryshoi strategji dhe filloi të artikulonte ajo vetë akuza ndaj ndërkombëtarëve. Edhe këtë SHBA/BE zyrtarisht ja rrëzoi si argument, por në gjendjen depresive në të cilën ndodhej Basha, nuk u shkëput dot nga gjuha e shifjes dhe anatemimit ndaj ndërkombëtarëve duke e ashpërsuar gjuhën çdo ditë.
Sot, Basha nga çadra i ka dhënë dorën e fundit marrëzisë së tij, kur duke konfirmuar frikën nga vettingu sulmoi drejtpërdrejt SHBA/BE duke u shprehur saktësisht: “Projekti i vettingut është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve”.
Kjo i shpjegoi sot edhe njëherë të gjitha. Shpjegoi pse është ngritur çadra, shpjegoi pse PD nuk shkon në Kuvend, shpjegon pagesat për lobingjet, për artikujt fletë-rrufe. Frika nga drejtësia është sot e gjithë ditën arsyeja e të gjithë këtyre manovrave dhe këtë nuk ka as edhe një demokrat që nuk e ka kuptuar.
Por paradoksalisht, nga ana tjetër Basha ka si fjalë kyçe në komunikimin e tij publik togfjalëshin “Republika e Re”. Një togfjalësh i artikuluar shpesh nga ai, duke e shpallur si lokomotivë të propozimit të tij për qytetarët.
Por, çfarë është “Republika e Re” e Bashës, teksa shohim levizjen e tij ndaj SHBA/BE dhe ndaj të drejtës për të votuar të cilën ka thënë se do e cënojë në Kavajë në 7 maj?
Faktet e sipërpërmendura tregojnë se Republika që po kërkon Basha është një Shqipëri e izoluar. Pa partnerë ndërkombëtarë nëpër këmbë. Me drejtësi të pareformuar, me votime që vendosen të bëhen nga Partia dhe jo nga Kushtetuta. Psikologjia e sajesës dhe shpalljes së armikut të jashtëm i përket një kohe të shkuar që shqiptarët e kanë hedhur pas krahëve para dy dekadash, por Partia Demokratike jo.
Të thuash që ne duam Republikë të re në kohën kur i thua BE-së “Mos ha mut”, është tregues i një depresioni të thellë që po kalon PD-ja e Bashës. Të thuash që duam Republikë të re por se “Projekti i vettingut është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve“, është një kulturë e vjetër e cila nuk pi ujë më. Të thuash që duam Republikë të re, por nuk do lejojmë qytetarët të votojnë se s’kemi ne kandidat, është njëlloj sikur t’i thuash një biznesi “mbyllu ti, se s’kam para të ble unë”.
Absurdi në deklaratat e PD-së është një gjendje krize e cila ka kaluar çdo limit kohor dhe tanimë i është kthyer në sëmundje kronike e pashërueshe që ka nevojë për një operacion të vështirë. Republika e re e Bashës është një kulturë e vjetër të cilës shqiptarët i kanë vënë shkelmin ka 26 vjet, por mesa duket PD-ja se ka pastruar akoma nga analet e saj politike. Republika e re, është izolimi.
Mos i kan dhene ndonje gje te pije dhe ketij se ska mundesi te nxjerri budalliqe te tilla nga goja
Haha …More Flogert sa te paguan Rama per keto idjotesira we shkruan?!
Dy jane rruget per te ngritur “Republiken e Re” te Sali-Lulushes:
Berja aleance me:
Konferencen Islamike,ose
Pjesemarrja ne aleancen e Re Putjane te ngjashme me KNER-in dhe Traktatin e Moskes,(sepse Varshava eshte ne NATO).
Vetem keshtu mund te “mbijetoje” nje Republike e Re e Lulushes….
A e ka pyetur popullin “e tij” per keto raste aleancash?
Cili ambasador apo qeveri europiane ka per ta mare seriozisht më Bashen? Me sulmet personale qe ben Basha ne emer te opozites dhe sipas tij ne emer te shqiptareve, vetem sa i ve nje njolle te zeze vendit tone…..mereni me mend po te beheshe Basha KM….te keqen e Maqedonise.
perdorimi nderkombetar ketu e nderkombetar atje eshte indoktrinim si ai i enverit!!
mire u shpelafshit nga trute!
perdorimi nderkombetar ketu e nderkombetar atje eshte indoktrinim si ai i enverit!!
mire u shpelafshit nga trute!!!!
perdorimi nderkombetar ketu e nderkombetar atje eshte indoktrinim si ai i enverit!!
mire u shpelafshit nga trute!!!!!!
perdorimi nderkombetar ketu e nderkombetar atje eshte indoktrinim si ai i enverit!!
mire u shpelafshit nga trute!!!!!!
sa i durueshem paske qene o popull
perdorimi nderkombetar ketu e nderkombetar atje eshte indoktrinim si ai i enverit!!
mire u shpelafshit nga trute!!!!!!
sa i durueshem paske qene o popullll
O lul, je bo si Haxhi Qamili, hiq dore nga keto bullshit, c jane keto teori konspiracioni, qenke nje zhgenjim i madh, nuk e prisja kete prej teje, dukesh qe je njeri me kompleks inferioriteti pasi nuk ka si shpjegohet qe me te len dikush ne xhep celsat kopile te PD, tu duk vetja si lider global dhe po flet gjith diten e mrame budallalleqe dhe po perdor si lajtmotiv vec forcen, kur dihet qe po ta kishe forcen (te pakten ate te popullit , sic flet ) nuk do te kish asnje truk apo mashtrim elektoral qe do te ndalte hovin tend drejt pushtetit,kjo gjuhe force nuk i shkon nje gjysme personaliteti ne nje vend te humbur e te pazhvilluar si shqiperia, eshte njesoj si nje mishkonje qe perbetohet per hakmarrje te pergjakshme mbi trupin e nje elefanti,BOTA rri e veshtron dhe qesh me delirin tend, dhe e kruan vec koken per nje gje, c do te behet me PD me pas, Kur liderit historik po i nderen poturet, kurse Luani i ri na doli nje qenush trimosh qe e ben cicin ne cdo b… peme, per te treguar se sa i eshte rritur allati
LULUSHI, është sëmurë,
Koka i digjet furrë,
Llomotit ditë e natë,
Por në fund, do hajë danakë!
Hak e ka,
E kërkoi vetë,
Se Saliut ,
I bën yzmetë.
Nuk eshte cmendur as Luli e as Berisha!
Sot, duket qarte rezistenca qe ka nje pjese shume e vogel e shoqerise shqiptare per tu afruar me perendimin. Ky grup njerezish nuk deshirojne qe Shqiperia t’i bashkohet perendimit; nje pjese e ketij bashkimi eshte funksionimi i shtetit ligjor.
As Berisha, as Luli, as Meta, e as banda e hajduteve te korruptuar, nuk do te ishin pasuruar ne ekstrem duke vjedhur ashiqare djersen e shqiptareve te thjeshte, po te ishte funksional sistemi perendimor.
Vetem mosfunksionimi i shtetit ligjor u mundeson atyre te ruajne pasurine e krijuar dhe vazhdimin e pasurimit permes vjedhjes, prandaj ata rezistojne duke shkaterruar te ardhmen perendimore te Shqiperise, qe eshte endra dhe shpresa e mbi 90% te shqiptareve.
Mos prisni qe ata t’a thone hapur qendrimin e tyre, por cunamit popullor nuk do t’i rezistojne dot, e kjo i terbon ata, por cdo dite po mbeten ne vetmi, e shume shpejt do te jene te detyruar te dorezohen.
Asnje militant i ndershem i PD-se nuk mund t’i bashkohet tubimit te thirruar nga Basha ne Kavaje per te shkaterruar themelin e demokracise perendimore, qe jane zgjedhjet! Kush mundet, le te filmoje ne Kavaje pjesemarresit ne tubim; ata jane hajdutet qe e kane rrjepur popullin shqiptar!