Nga Brizida GJIKONDI
Reforma në drejtësi, pavarësisht skeptikëve, lindi ndër shqiptarë një shpresë të re. Kjo shpresë gjenezë të vetën kishte gjëmën që kish rënë mbi drejtësinë shqiptare, më keq s’kish ku të shkonte, më mirë po. Me naivitetin e një fëmije që do të besojë atë që vërtet do, shqiptarët kujtuan se kjo klasë politike që shkatërroi sistemin e drejtësisë, duke e politizuar, korruptuar, emëruar dhe ricikluar atë, do dilte mbi interesat e saj dhe do e reformonte, çka realisht nuk ndodhi. Pavarësisht lojërave, dredhive dhe manipulimit mediatik të mendjes së shqiptarëve, tashmë kjo reformë kapitulloi. Kapitulloi në nenin 449 të Kodit të Procedurës Penale, ku ndryshe nga rekomandimet e ndërkombëtarëve që këtë nen e ashpërsuan duke hequr edhe afatin hipokrit të 5 viteve për rishikimin e vendimeve të dënimit që kanë marrë formë të prerë, në fshehtësi dhe mostransparencë totale, klasa politike shqiptare si jashtë çadre dhe brenda saj me heshtje, veprime konkluduese dhe veprime aktive vendosi që në mënyrë absolute të mos lejohet rishikimi i vendimeve të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit. Me pak fjalë dhe qartë amnistuan veten dhe 26 vjet krime kombëtare; amnistuan jo vetëm veten, por edhe pjellat e tyre, si kriminelët ordinerë me të cilët mbajnë dhe ndajnë pushtetin, por edhe gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët njësoj si dhe tutorët e tyre, drejtësinë e kanë shitur ose shkëmbyer po për pazar, nuk e kanë dhënë.
Po të shikohet me kujdes faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, që rendit procedurën e ndjekur për ndryshimet që kanë përfshirë Kodin e Procedurës Penale në kuadër të vetingut dhe reformës (gjithsej 14 ndryshime të rëndësishme) kupton se janë konsumuar shkelje të rënda si në procedurë, transparencë, por edhe në moralin e kësaj reforme. Konkretisht tashmë: neni 449 i Kodit të Procedurës Penale ka ndryshuar thelbësisht duke mos reflektuar jo vetëm rekomandimin e EURALIUS-it dhe të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe vetë aktet shoqëruese ligjore që vetë Komisioni i Ligjeve ka hartuar. Kështu: Në Projektligjin zyrtar të depozituar Kuvendit në datë 28.12.2016 me numër 3960 prot. është përcaktuar ky ndryshim reformues dhe thelbësor shumë pozitiv për frymën e reformës dhe sanksionimin e ndëshkueshmërisë ndaj të pandëshkuarve, ky ndryshim ishte arritur për nenin 449 me këmbënguljen e EURALIUS dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ky nen ishte propozuar për të qenë kështu:
Neni 449 ndryshon si vijon:
Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kanë marrë formë të prerë.
Ky qëndrim është zbardhur edhe në relacionin zyrtar që shoqëron këtë Projektligj. Por, situata ndryshon në aktin që quhet: Raport për Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Raport i datës 21.03.2017, nëntë ditë përpara seancës plenare, ku këto ndryshime të Kodit të Procedurës Penale u aprovuan. Në këtë raport analizohen të gjitha ndryshimet nen për nen, nuk ka asnjë koment, analizë ose sugjerim për ndryshimin thelbësor të nenit 449 (faqet 30-31 të raportit), por në faqen 121 të këtij raporti ku është bashkëngjitur Projektligji i ndryshuar rezulton ky variant i nenit:
U ndryshua në momentet e fundit kështu
Neni 449 ndryshon si më poshtë:
Pikërisht ky ndryshim i fshehtë dhe joligjor në procedurë dhe moral tashmë e ka vrarë përfundimisht qëllimin dhe boshtin e reformës në drejtësi.
Sot e kësaj dite shqiptarët nuk kanë një dokument ose informacion zyrtar çfarë ka ndodhur në 30 mars 2017, ditën kur me 86 vota përpos ndryshimeve të tjera, papritur pa asnjë arsyetim dhe procedurë është sanksionuar ky pazar i fëlliqur politik.
Sot e kësaj dite asnjë shqiptar me dy pare mend dhe dinjitet kupton se kush kanë qenë arsyet e vërteta që kjo klasë politike hoqi nenin e rihapjes së dënimeve të formës së prerë dhe të pafajësisë, çka bie ndesh jo vetëm me propozimin përparimtar të faktorit ndërkombëtar ku e kish sanksionuar rihapjen e vendimeve qoftë edhe pa afat, por edhe me moralin kombëtar që e keqja përherë duhet ndëshkuar.
Tashmë mbas 30 marsit 2017, ku kjo klasë politike antikombëtare amnistoi veten dhe krimet 27-vjeçare në bashkëpunim me krimin ordiner dhe gjyqtarët e prokurorët argatë të saj dhe të vetes, asgjë nuk ka më kuptim, mbasi morën garanci, bëjnë sikur grinden për moral, por a kanë moral këta hipokritë kur moralin e vranë?! A kanë më moral t’i përmendin njëri-tjetrit, Gërdecin, 21 janarin, krimet e ’97-ës, koncesionet, grabitjet, tenderat, që tashmë i mbyllën me kapakun e pusetës së ligjit. Sepse dihet, në vendet me pseudodemokraci, mafia i harton ligjet si t’i leverdisë. Populli i përgjumur dhe i mashtruar e lë të flasë, por jo të marrë pjesë, dhe “një popull që fle, vdes, nuk rritet” thoshte Ismail Qemali
Gjelle qensh
Zonje, bejeni publike kete vjedhje dhe poshterim qe po ju ben Edi Rama dhe Ilir Meta shqipetareve. Edi Rama eshte nje mashtrues ordiner nuk eshte asnjehere me i mier se berisha perkundrazi eshte i pabese dhe i paburreri. Eshte martuar vetem per te mbajtur partine socialiste dhe per tu bere kryeminister.
Shqipetaret nuk kane patur ndonjehere nje barre te tille te lagur si Edi Ramen mbi shpine. Po legalizon ndertimete paligjeshme po shperndan certifikata . Po cfare jane keto certifikata, jane dhuratat nga vjedhja qe po ju ben pronave te shqipetareve. jane pronat e Shqipetareve te uzurpuara padrejtesisht dhe dhunshem te cilat Edi rama po jua dhuron militanteve te tij ne kembim te votes. Nese ka nje gje qe shqipetaret duhet te bejne te largojne nga pushteti et te mos votojne edi ramen e as ilir meten. Neni 449 te jete ne balle te fushates electorale qe vjen. eshte bere pazar qe te mos hapen dosjet e krimit dhe korruspionit te 26 viteve demokraci kjo eshte dhe krimi dhe vjedhja me e madhe e dyte qe ju behet shqipetareve nga qeveria e edi rames.
Ndac besoni ndac mohoni te verteten:
Valentina Zoto votoi per ndryshimin e ligjit te amnistise ne 30 Mars, qe shpeton nga drejtesia kriminelat politikane dhe varros Gerdecin. Kete nuk e beri vetem kjo por edhe Pandeli Majko , Taulant dhe Erjon Lallaqeni. Me bekimin e Edi Rames.
Pra, zgjohuni nga letargjia militante o socialistet e rilindjes komuniste.
–
Rumunet treguan se ata e duan me shume demokracine se militantet spordhjake shqiptare.
–
Paturpsisht, Edi Rama mohon se ky ndryshim ka ndodhur.
E more Edi tradhetari,luaj teater me Lul Bashen dhe Ilir hajdutin ! Sic duket dhe ti i ketij niveli te korupsjonit qenke !
Po gazeta Tema,dhe e gjithe media, qe ndjek cdo seance madje cdo komision te kuvendit,para dite e mbas dite,qe ndjek deputetet dhe ne gjume,qe merret e me cfare nuk merret,me ata te vraret per Ambasaden Ruse te vitit(nuk e di vitin,mund te mos kem lindur), qe merret me ato vajzat “super seksi” qe po “cmednin rrejtin”,ajo medie qe na ka bere engjit djaj e djajte engjell,ku ka qene deri me sot?Apo i kane ndersyer andej nga cadra? Kjo qe shkruan Brisida Gjikondi me kujton nje ngjarje reale per nje grup hajdute bagetishe aty nga vitet 50-ta.Hajdutet dilnin naten neper kopera qe shtegetonin dhe njeri nga ata kishte marre rolin e ujkut,kauiste si ujk nga nje cep i kopese,keshtu qente e barinjte versuleshin andej nga vinte kuisja e “ujkut”,mirpo kerdia behej nga ana tjeter e kuisjes se ujkut ! Edhe kjo ndodhi ne Shqiperi !Por a do te jene shenuar ne dokumenta emrat e atyre qe kane shkruar kete ligj?A do jene te shenuar deputetet qe e kane miratuar ne komision?A do jene te shenuar juristet qe e kane relatuar ?A do jene te shenuar emrat e deputetetve qe e kane votuar? Dhe kane faqe te shajne e te mallkojne diktaturen dhe bemat e saj !!!.Ja pra qe media dhe politika jane bashke.Mjere ky popull !
Fuck all the Albanian’s politicians…………….Popull leshi Shqipetar e shikoni se cfar behet? Vazhdoni te pini kafe dhe hani mut tani. (Perfshire dhe mua)
Tema perse nuk e publikoni komentim tim, faqja on-line e kesaj gazete ndiqet me shume se sa ne twitter,atehere perse hiqet shkrimi i znj.Gjikondi nga kjo faqe?
Gjithe klasa politike e pas 90-es eshte mekatare ndaj interesave te Shqiperise dhe Popullit te Saj. Ndaj per t’i shpetuar formalisht Drejtesise, Ndeshkimit te Saj, klasa politike ben ligje vet-mbrojtese.
Reagimi juaj eshte i drejte. Dicka do te ndodhe me pas, nuk e ve ne dyshim, sepse shumica e shqiptareve nuk eshte pajtuar dhe nuk ka sesi te pajtohet me dredhite e grabitqareve te Politikes . Drejtesia do te vendoset edhe per Bejleret e rrinj te Shqiperise !
Populli shqiptar ne pritje te “Godo-se”…
Prit gomar te mbije bar…
Ne pritje te “Godo-se”… eshte populli shqiptar,
Prit gomar te mbije bar…
NENI 449, SI 7 PRILLI 1939…
Neni 449 i 30 marsit 2017, është identik si 7 Prilli 1939, sepse ligjërohet pushtimi nga krimi i një kaste politike-ekonomike-gjyqësore 27 vjeçare… Shqipëria dhe shoqëria shqiptare kalon në një zi të gjatë, e pushtuar nga kanceri i vetvetes, nga maliqorët-pseudoligjorë… Një tunel-gjiriz thith dhe gëlltit lirinë, dinjitetitn, karakterin, personalitetin… Fundi i pafundmë i së keqes është konskakruar nga votat e deputetëve qurrashë, lamashë, mitingashë. nga votat e deputetëve kriminelë, dembelë dhe telelë… Mjerë ne!
Po mire , keta nuk kane dale asnjeri ne gjyq dhe te jene denuar,apo te kene fituar pafajesine.Ku i shpeton ky ligj?
te gjitha veprat e bujshme jane pseu denuar ose pseudo pushuar me pafajsi, ste mjaftojne o zotriiiii
Partite Politike ne Shqiperi jane Banda Politike.
-Ka Banda Politike qe u jane zbuluar krejt Kembet.
-Ka Banda Politike qe u eshte zbuluar madje edhe Trupi.
-Ka Banda Politike qe u eshte zbuluar madje edhe Koka.
REFORMË REALE NË DREJTËSI, NGA BANDAT POLITIKE SHQIPTARE: NUK KA, NUK DO TE KETË.
Ka dale ilir monikqiri ,qe u kap me bllok ne dore ,qe i qifte qeni femijet
Sot Shoqeria Civile po organizon nje proteste kunder nenit 449. Gazeta Dita e pasqyroi, kurse Tema jo!!!
I lumte zonjes Brizeida Gjikondi. Uroj qe shkendijen qe ndezi Shoqeria Civile ta perhapin e forcojne shqiptaret. Duhet te perhapet kjo proteste ne gjithe Shqiperine. Shqiptare tregojeni se nuk jeni popull dele.