Po nuk i morëm seriozisht fjalimet e liderëve tanë…

8 Prill 2017, 19:35Blog TEMA

Nga Met Dervishi

Kreu i Partisë Demokratike, z.Basha, duket të jetë kthyer me probleme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose, së paku, kështu del nga fjalimi i tij i paradites në çadër.

Duke u përpjekur t’i trimërojë mbështetësit e tij, së pari, ai u hodh në një sulm të paparë kundër lobistëve europianë e amerikanë, fundërrina morale që, sipas tij, paguhen me paratë e drogës shqiptare. Dhe, po të merrej seriozisht, me akuza të tilla, atij do t’i duhet të përballet në gjyq me dhjetëra e dhjetëra prej tyre, pa përjashtuar në këtë rast dhe lobistët e atjeshëm me të cilët ka nënshkruar marrëveshje.

Së dyti , ai tha të ketë parë se me germa të praruara në Uashington e SHBA është shkruar se një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tiranitë përmbysen. Megjithëse nuk na e thotë burimin, citimi është i saktë, po interpretimi është problematik.

Basha, gati-gati obsesiv, don të identifikojë qeverisjen e sotme me tirani, por po të dilte paksa përtej zonës së obsesioneve të veta dhe të z. Berisha, referuar citimit, qeveri e jashtligjshme ( Që quhet çdo tip qeverisjeje që nuk del nga vota e lirëi) është qeveria teknike ose qeveria e besimit që propozon ai. Kësisoj, po të mos ishte kthyer me probleme nga Amerika, do ta kuptonte edhe prej këtij citimi se ajo për të cilën ai po ngul këmbë sot e pesëdhjetë ditë në çadër, është tirani ( Në rastin konkret: tirani teknike ose tirani besimi).

Por ajo që e bën më problematike ligjëratën e tij është sekuenca ku tregoi se ai u kishte thënë mbështetësve të tij kur qe kthyer se gjërat po ndryshojnë dhe kanë ndryshuar në Uashington. Në këtë sekuencë ai vetëidentifikohet me vendimmarrësit e mëdhenj të qendrës së qytetërimit të sotëm. Kjo, sipas tij, sepse dje bota u bë dëshimtare e rindezjes së shpresës dhe konfirmimit të lidershipit të SHBA që përvëluan bazat e një tirani ( Asadi).

Kësisoj, duket qartë që vetë z. Basha, jo vetëm që ka prekur ndryshimin e madh në SHBA, por dhe e ka ditur se së shpejti do të kemi bombardime me tomahok në një bazë ushtarake të Sirisë, informacione këto që i kanë nivelet më të larta të inteligjencës së Shteteve te Bashkuara.

Është një fat i madh që as lobistët, as ambasada amerikanë në Tiranë apo ambasadat e tjera nuk i merr seriozisht fjalime të tilla.

Është gjithashtu fat që fjalime të tilla me tiranira që duhen përvëluar nuk po i merr seriozisht as kryeqyteti , dhe çadrës s’po ia vërshëllen askush.

Por, nga ana tjetër, është fatkeqësi që ligjërata të tilla nuk merren seriozisht nga lidershipi i Partisë Demokratike në qendër e në bazë, siç është po ashtu fatkeqësi që ligjëratat të tilla nuk po merren seriozisht as nga grupi i deputetëve të saj.

Që ka pasur e ka sehirxhinj në këtë vend kur ndizet diku ndonjë sherr, kjo as ashtë gjë e re, as e papritur.

Dhe që do të ketë sehirxhinj rreth një çadre, as kjo nuk është ndonjë gjë që nuk dihej.

Por, përtej Partisë Demokratike, opinion publik duhet të ketë filtrat e tij dhe në medie e kudo që, ose të mos i transmetojë broçkulla të tilla, ose t’u bëjë atyre oponencën.

Përndryshe, këto broçkulla nuk kanë të bëjnë vetëm me imazhin e liderit të Partisë Demokratike, po dhe me imazhin tonë, që i pranojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Se, për dreq, fjalimet e liderëve politikë tregojnë dhe nivelin e kulturës së një populli.

Përndryshe: po nuk i morëm seriozisht dhe ne fjalimet e një lideri politik, të mos çuditemi pastaj që askush nuk na merr seriozisht dhe ne.

 

 

 

5 komente në “Po nuk i morëm seriozisht fjalimet e liderëve tanë…”

  1. butrinti says:

    C. TE BEJME !!! E KEMI KOLLOVAR , NA E KA SJELL BABA BERISHA.

  2. Al says:

    Është fatkeqësia jonë,që kemi këtë opozitë.!
    Është fatkeqësia jonë,që ja dhuruan rolin e liderit të saj,këtij foshnjaraku.!!
    Është fatkeqsia jonë,që ata krerë të tjerë të së djathtës,shofin b…..n e tyre,që ta vënë përsëri në karrige,dhe nuk rreagojnë.!
    Shofin PD që rrënohet, dhe heshtin .!
    TURP , TURP TURP TË KENË!!!

  3. @autori says:

    Mos harxhoni kohe me Bashen apo Kokedhimen e te tjere lojtare qe futen e dalin nga loja sipas skemave dhe taktikave qe perdorin trajneret perkates te cilet jane ata qe kane rene ne ujdi paraprake per shitblerjen e ndeshjeve, pa lene pas dore trajnerin e LSI-se.
    Ka nje aktivizim te papare te gazetareve dhe analisteve neper media per te komentuar dhe orientuar publikun per “krizen e cadres”. Disa, si psh. Anri Bala apo Keti Bazhdari jane ne kerkim te karieres dhe mosha ja justifikon, por Met Dervishi, besoj e ka mbyllur karieren e tij. Kjo nuk perjashton mundesite qe kushdo te shkruaje, por duke orientuar njerezit qe te zgjidhin problemet e tyre dhe jo te “qajne hallin e kaloresve qe u varen kembet”.

  4. @autori says:

    @Meti
    Mos harxhoni kohe me Bashen apo Kokedhimen e te tjere lojtare qe futen e dalin nga loja sipas skemave dhe taktikave qe perdorin trajneret perkates te cilet jane ata qe kane rene ne ujdi paraprake per shitblerjen e ndeshjeve, pa lene pas dore trajnerin e LSI-se.
    Ka nje aktivizim te papare te gazetareve dhe analisteve neper media per te komentuar dhe orientuar publikun per “krizen e cadres”. Disa, si psh. Anri Bala apo Keti Bazhdari jane ne kerkim te karieres dhe mosha ja justifikon, por Met Dervishi, besoj e ka mbyllur karieren e tij. Kjo nuk perjashton mundesite qe kushdo te shkruaje, por duke orientuar njerezit qe te zgjidhin problemet e tyre dhe jo te “qajne hallin e kaloresve qe u varen kembet”.

  5. emigranti says:

    ne shame enverin se ishte diktator po per disa gjera paska bere mire sepse tipat si luli, saliu dhe te tjere duhen zhdukur varur pa gjyq qe mos pengojne zhvillimin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje