Cfarë nënkupton konsensus?
Kur dy ose më shumë palë, janë pozicionuar në një situatë duke mbrojtur qëndrime që bien ndesh me njëri tjetrin, si pasojë e këndvështrimeve apo edhe vlerave të ndryshme, por që nga ana tjetër shprehen të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë një zgjidhje të përbashkët.
Ka disa elementë, që duhet të ekzistojnë, për tu arritur një konsensus:
1.gatishmëria e palëve mbetet e para;
2.artikulimi i qartë i qëndrimeve si dhe identifikimi i pikave të përbashkëta dhe atyre në kundërshtim;
3.caktimi i takimit në datën, orën dhe vendin e dakordësuar nga të gjitha palët;
4.listimi i vlerave dhe parimeve qofshin këto ligjore apo morale mbi të cilat do të kontraktohet zgjidhja;
5.parimi i barazisë dhe transparencës, palët duhet të komunikojnë me letra të hapura, që do të thotë secila ka të drejtë ta shprehë opinionin e saj deri në fund por është e detyruar të dëgjojë dhe respektojë edhe të tjerëve;
6.gjithëpërfaqësimi, hapi më i rëndësishëm. Një konsensus i mirë arrihet vetëm nëse përfaqësimi i spektrit të interesave është i plotë, duke ftuar të përfshihen të gjithë kategoritë e aktorëve që mund të preken nga objekti i këtij konsensus;
Dhe duke iu referuar këtyre 6 hapave për të negociuar një zgjidhje të përbashkët, unë nuk arrij ta lexoj, qoftë dhe mes rreshtash, një qasje të tillë për konsensus në qëndrimet e Bashës. Ai përvecse përcon pavërtetësi me të folurin skenikë dhe impostimin që sforcohet t’i bëjë zërit dhe staturës, kategorizimi ekstrem i retorikës me imponim e urdhëra të prerë, e bën edhe më të pabesueshëm në sytë e opinionit, si për shkak të pakicës që përfaqëson, ashtu dhe të një konfliktualiteti permanent me konsensusin, që ai mundohet të ushqejë.
Lulëzim Bashës, po t’ia analizosh me ftohtësi, një për një fjalët dhe veprimet e këtyre 50ditëve të fundit, nuk e formulon dot një version të interesit të tij për konsensus, biles duket qartazi që sapo krijohen kushtet për një të tillë, ai stis dicka të re për ta mbajtur sa më larg. Qëndrimet e tij janë krejtësisht të hallakatura dhe pavarësisht qëllimit underground të lexueshëm, ai vetë s’është në gjendje kurrsesi ta artikulojë atë haptas. Kjo ia vështirëson tej mase pozitën dhe ia koklavit kauzën, pasi i përcjell c’orientim mbështetësve, që nuk formulojnë dot një qëndrim për të cilin të ngulin këmbë. Gjithashtu Lulëzim Bashës i duhet të përballet edhe me një moskeherencë vlerore e parimore të asaj cfarë kërkon, duke ia bërë edhe më të pamundur konsensusin në perceptimin e tij, pasi cështjet që ai ngre bien ndesh ligjërisht e moralisht, qoftë me Kushtetutën, qoftë me interesa me të gjera, të faktorit kombëtar e ndërkombëtar.
Shtyrja e zgjedhjeve, bllokimi i Vettingut dhe reformës në drejtësi nuk janë pika që i përkasin vetëm Lulëzim Bashës, por gjithë shqiptarëve. Sikur Lulëzim Basha të ketë në unanimitet të plotë pro vetes cdo votues të PD-së(teorikisht, pasi praktikisht është krejtësisht e pamundur), në konfiguracionin elektoral nuk zë më shumë se 15% të mendimit të shqiptarëve, njëkohë kur përvec shumicës që është shprehur me votë kundra tij, ka edhe 49% të votuesve shqiptarë që zgjedhin të abstenojnë cdo dy vjet, por që kjo s’i bën ata aspak më të parëndësishëm kur vjen puna për interesa madhore në dëm osé në favor të vendit, përkundrazi gëzojnë gjithë të drejtën të shprehen dhe Basha nuk mund të ndryshojë asgjë pa mendimin e tyre dhe të grupeve të interesit që ata i përfaqësojnë. Në finale janë të huajt dhe interesat gjeostrategjike të shteteve të tyre që preken nga kjo tekë e Bashës, dhe që nuk janë më pak të rëndësishëm, pasi Shqipëria nuk është një copë tokë në Mars që s’ka kurrëfarë impakti të ndërsjelltë me shtetet e tjera, por përkundrazi ata kanë të drejtë të jenë palë e barabartë në procesin e konsensusit, pasi po flitet për të marrë osé jo një vendim të rëndësisë së vecantë që kthehet në precedent të rrezikshëm për të gjithë rajonin.
Pra me pak fjalë nëse do të ketë një tryezë konsensusi nesër, në bazë të parimit të barazisë, i bie që Lulëzim Basha të pranojë vendin që i takon dhe të jetë i gatshëm të pranojë zgjidhjen më gjithpërfshirëse. Por duke iu referuar tërë moskonformitetit në veprime dhe ide me ketë mënyrë të bëri, të liderit të djathtë, natyrshëm lind mendimi: thua vallë të jetë vërtetë i interesuar Lulëzim Basha të ulet në një tryezë të tillë dhe të negociojë në interes të vendit, apo po’ kërkon të kapet pas llafeve dhe elementëve që garantojnë medeomos mungesën e konsensusit për të shtyrë ditët, tamam si ai fëmija që ka bërë një faj dhe mundohet ta mbajë prindin larg të vërtetës me maniera që se di as vetë se sa do zgjasin dhe ku e cojnë?!
Se kisha pare ndonjehere veten te perfaqesuar dhe vertete qe ky mendim me perfaqeson.
Aman o Edi Rama vejani emrin ne liste per deputete kesaj
se na cmendi me idiotesite qe shkruan.
Lul na more ne qafe
Ti Keti di te godasesh. realisht ky idioti thote cdo dite nga nje brockull te re se i mungon kauza por do vetem te bllokoje drejtesine.
Eshte vertete per te te ardhur keq se si mungesa e nje lidershipi opozitar te mbaj te bllokuar reformat e domosdoesshme te kerkuara nga BE. Por nga ana tjeter kjo duhet ti sherbej dhe bazes se Pd te rishikojne nese ato po vazhdojne e ndihen nga ky perfaqesim…
Nuk duhet ne asnje far menyret te lejohet qe zgjedhjet elektorale te Shtyhen apo te bojkotohen, nese Luli nuk don te hyje ne zgjedhje ateher le te mos hyje vec ai dhe ta dorezojne krytarllekun nje Demokrati tjeter se po tregon dita dites qe spo din dhe don me drejtu partine D.
Znj. Keti si gjithmone analiza jote eshte e sakte dhe parashtron situaten me saktesi, nje zonje si puna juaj i duhet parlamentit Shqipetar.
Sa krenar ndihem kur na perfaqeson kjo shkodranja jone. Ka shume kohe qe te ndjeku moj Keti dhe do ishte e mira te shkrush e te delsh ma shpesh se turpnun legenat e matrapazat jo loshi jo dosha.
Keti po te fitonte mund ti jepte Shkodres pamje tjeter si asnji qytet ne shqiperi. Basha voltana me disa tjere nuk dine ca tu thone njerzve ma se pervec te paafte po u dalin edhe lakrat e korrupsionit dhe kujtojne se po len kush me djeg Shqiprine prep. Vetem me Edi Ramen bahet Shqiperia. Tjeret jane kot.
Sikur Te mbahen zgjedhjet pa PD , ne realitetin tone te hillur dhe pa reforme ne drejtesi , Luli do mbaje peshen me te madhe te nje sistemi te felliqur dhe do i le terren te gjithe jashtecitjeve te politikes qe te konfirmohen nepermjet votuesve te PD , vota te cilat zor i kthehen te gjitha heren tjeter. Me 5000 lekeshin e radhes cdo fshatar i varfer , si gjithmone , do votoje gangsterin me te forte te cilin gjykata qe Luli nuk voton nuk mund ta gjykoje. Jeta nuk eshte 2000 vjet per ti dhene mundesine cdo budallai te provoje.
Bravo Keti!
Lul zgjohu nga endrrat, shterngo dhembet dhe voto vetingun per te miren e femijeve te tu te pakten!!
A deshet demokracine? Kjo eshte pasoja nje pakice e vogel mban peng te gjithe vendin. Ju lumte z. Bazhdari per artikulimin dhe logjiken e ftohte. Ne fakt keshtu duhet te arsyetonim, jo me mllefe e inate po shqiptaret duan kohe per te arritur ate pjekuri.
Te lumte penda se me mire e sakte , nuk ka si behet ky shkrim. Sa nevoje ka Shkodra nje perfaqesim si Ju. Ju uroj sukses Keti Bazhdari !
Bravo Keti ! Me mire se kaq , nuk thuhet ndryshe ! Luli , marjoneta e Saliut eshte mesuar te shkaterrojne kete vend per pushtetin e tyre e per zullumet e tyre. Te pergezoj per forcen e mendimit .
I uroj Lul Bashes te vazhdoje me kokeforci rrugen qe ka nisur. Mendimi im eshte qe Partia Demokratike me gjithe parine e saj duhet te dali ne pension, por pasi ti jete verivikuar pasuria nga FBI Amerikane. Konfiskim pasurie ,( parate cash , Imobiliet, Tokat dhe gjithshka qe disponojne ata dhe familjet e tyre ) .
Pretendimi qe PD e ka kryer misionin e saj eshte mese i drejte. Me kokforcine dhe injorancen analitike te ballafaqimit me realitetin shqipetar, kjo force politike ka si synim destabilizimin e Shqiperise , me dashje apo pa dashje nuk di ta faktoj , por nje gje eshte shume e qarte ” PD personifikon poshtersin , mllefin , ndarjen e ketij populli , varferine mendore (pa ide, pa prespektive ) e shume e shume metafora negative qe duhej teper kohe e vend ti permblidhnim bashke.
Uroj me shume zell dhe sinqerisht qe vendlindasit e mij , shqipetaret e ndershem e te mencur , ta skualifikojne njehere e mire nga historia e Shqiperise , Partine Demokratike , qe fatkeqesisht nuk eshte me shpresa e dikurshme e shqipetareve , por vetem nje fatkeqesi, deshperim , nje rikthim shume mbrapa e nje turp per te gjithe ne qe quhemi shqipetare. Ju uroj vetem shendet kudo qe te jeni o njerez te mencur.
Prape ti moj xhane ?
Mos e dhente zoti te behesh parllamentare, po me vehte do e marresh artikujshkruesin moj xhane ?
Po ska karrige moj xhane!
MERR NJE STOL ATHERE E ULE AFER VEHTES, SE SI DIHET MUND TE VIJE RRADHA TE FLASESH
Po moj blerta
Ne kushtet e ketij vakumi opozitar (sepse realisht PD nuk eshte opozite por depozite), nuk e kuptoj, pse nuk ngrihen aksionet e partive te reja si ajo e Blusht, apo Bojaxhiut? Fatkeqesisht Blushi i bashkohet retorikes se Berishes, kurse do te duhej te mbeshtese mbajtjen e zgjedhjeve dhe te paraqise alternativen e tij si nje parti e re. Fakti qe nuk ndodh kjo gje dmth se ende nuk ka force politike vertet me ide te reja qe te krijoje nje pol opozitar.
Keti Bazhdari! E di qe ke shume te drejte?Ai i ka apo nuk i ka 15 % te shqiptareve,sepse llogarite pergjithesisht behen duke e lene menjane pjesen abstenuese te shqiptareve,te cilet jane afersisht gjysma e popullsise dhe kerrici i salihut genjen shqiptaret ore e minute duke shpifur e vendosur kushte,sikur ka mbas vehtes gjithe boten dhe jo vetem disa te inkriminuar qe tremben nga vetingu dhe vota e popullit te varfer,por te ndershem shqiptar. Megjithate ora e te vertetes po afron. Analiza shkencore qe beni ju ua ngre edhe me shume vlerat si nje inteligjente qe jeni dhe do te ishte mire qe Edi Rama dhe stafi i tij te mos mbyllin syte.Partia socialiste ka nevoje per njerez te zgjuar,te ndershem,me integritet dhe c’eshte me kryesorja ,edhe per femra kurajoze.Edhe nje here bravo per kontributin tuaj te vazhdueshem publicist.