Pak kohë….kujt mundem me ja lyp! Koha ime m’u jep! Të lutem!….nuk mundem më!
A thu vrapoj për me të gjetë e në vrap të humbas!?
E sytë e tij, mardha me i pa, atij që i njoha mungesën para se me e njoh!
Atij që i preka gurin para se me i prekë lëkurën!
Lotë njoh prej atij që nuk njoha, duke pritur lotët ai të mi fshijë! Lindur në absurd!
S’ka mëni e as trishtim! Thjesht Prill çdo vit, e lodhje çdo Prill më shumë! Kohë, ngulcin ma përkthe!
Të lutem! Tash po vej kokën mbi tavëll për me numëru kujtimet që nuk ekzistojnë….as në Prill..
E as në kalendarin e kohës që dikush shpiku për mos të pa ty!
Më mirë kështu se do ishim taku m’trishtim! Po e mbaj si mundem! Veç se sot është Prill!
Ema Andrea …….artistikisht e perkryer,vetem politikisht mos mu perzi !.E gjitha kjo qe shkruan me kujton nje thenie e gjeniut Nice……te keputesh me te mirin fryt te qenies ,do te thote te jetosh tragjikisht.
Ndersa Bukowski e thote me poetisht…….ne jemi si ato gonxhet qe nuk celen kurre dhe diellit ju merzit duke pritur.Uroj znjsh.Andrea ta keni mire me diellin tend.Sa per njerezit……nje mendje te zgjuar dhe te bukur nuk i shkon naiviteti.
Kena fillu me quajt lajme edhe statuset e FB?
E mrekullueshme. Perjetim i shpirtit te trazuar qe e njeh brengen dhe revolten dhe e gjen zgjidhjen tek harresa. Eh si nuk kam nje grusht te fuqishem , malit qe z’bezane me ne zemer me ja ngjeshe, ai te dridhet si vigan i vramun e un te kenaqem tuj qeshe.
Meqe u be lajm dhe nje status i pakuptueshem i Emes ne fcb e vet personal, te pakten ta marre mundimin dikush dhe te na shpjegoje se c’ka dashur te thoje me kete, dhe per cilen fushe te jetes shqiptare eshte relevante…
Po, Ju jeni Ema Andrea .
Nuk e kuptoj se kujt i interesojne perjetimet personale te nje aktores qe e paska emrin Ema Andrea.
pa kuptim fare…futja kot