Të Shkretosh në përpjekje për të Lulzuar!

7 Prill 2017, 19:33Blog TEMA
Të Shkretosh në përpjekje për të Lulzuar!

Nga Ana Abdi

Mbrëmë teksa doja të dija këndvështrimin tënd e përpiqesha të të kuptoja sado pak për këtë veprim kaq tekanjoz, që rrezikon të mbajë peng të ardhmen e vendit, irritohesha e më vinte të të zhdukja nga ekrani, se nuk arrija të kuptoja dhe të perceproja se si kryetari i opozitës, kandidati për Kryeministër i ardhshëm i vendit mund të ishte aq i papjekur, aq tallës me vullnetin e popullit dhe aq i papërgjegjshëm sa të hedhë në erë të gjithë përpjekjet 25 vjeçare të popullit tim për të shkuar drejt Europës. Nuk e kuptoja se çfarë lidhje kishin qëndrimet e tua, me atë buzëqeshjen e shtirur prej djali të mirë… U përpoqa të gjeja një persoanzh të të krahasoja, e mu kujtua shprehja që ti gjithmonë sulmon kundërshtarin tënd politik, Kryeministrin e ne shqiptarëve, “Fasadë”… Po po, Lulëzim, ti je fasadë… Ti je pikërisht ai! I sigurtë në budallallëk dhe i qeshur nga jashtë dhe i kalbur nga brenda. I kalbur për shkak se ke shitur besimin e popullit tënd dhe popullit democrat, për shkak se je zhytur në korrupsion, nuk ke arritje e as vizion se çfarë tu japësh më shqiptarëve…

Mosha ime biologjike më lejon të kujtoj se në një kohë kur PD-ja reformohej dhe pregatitej të vinte në pushtet, ti hyre atje si një prurje e re dhe shumë shpejt u katapultova në majat e PD-së dhe të pushtetit.. Deri këtu nuk ka asgjë… Njerëzit ishin të lumtur me ty, demokratët e ndershmë flisnin nën zë se ti ishe një figurë anti-berishiane brenda PD-së, që kishe ardhur ti merrje partinë Saliut… Mbaj mend shumë mirë kur ti kandidoje në Njësinë Nr. 11 si kandidat për deputet. Fitove, sepse të dhuruan një garë të lehtë, në një bastion të Partisë tënde.

Po ti Lul, ç’bërë sa herë të vunë në krye?

Nise si Ministër i Transporteve, ku në emër të “Rrugës së Kombit” u fryve në para, a thua se kishe projektuar autostradën “Tokë-Hënë”, vazhdove si Ministër i Punëve të Jashtme dhe na fale det e pasuri të shqiptarëve tek grekët, pastaj Ministër i Brendshëm, ku nën urdhërin tënd, edhe atëherë njësoj i papërgjegjshëm si dje, vrave katër vetë, në Bulevardin që sot e ke zënë me pahir… Të vu partia në garë për kreun e Tiranës, por Lul, as aty nuk ishe i zoti të fitoje, as me Partinë tënde në pushtet… Të gjithë e panë fitoren tënde të neveritshme, me vota të vjedhura, të vëna në tavolinë nga Arben Ristani… Edhe pse Bashkinë e more me pahir, nuk dite ta mbash, nuk dite të bësh një punë të mirë, por hodhe dhè mbi miliona euro të investuara nga Bashkia më parë, duke harruar që ato ishit taksat e qytetarëve dhe na ofrove një barë të denjë për të kullosur bagëtitë…

Pas gjithë këtyre që thashë, nuk e kuptoj pse akoma ta thërrasin emrin Lulëzim, ndaj

Jo fort i nderuar Shkretim,

Edhe Kreun e PD-së ta dhuruan, por ti nuk di të lulëzosh e ndërtosh asgjë! Ti nuk i çmon dhuratat dhe po e shkatërron PD-në, ashtu siç bërë me Shqipërinë. Ti ke në dorë një shans për ta çuar vendin tim përpara, por vepron sikur të ishe armik i këtij vendi.. Në fakt kur shikoj se si ke vepruar, mendoj që armiku do të kishte frikë nga popullit të vepronte kështu si ti.. Unë mendoj që armiqtë e Shqipërisë ta kanë zillinë ty Zoti Shkretim…

Boll mbajte peng fatin e vendit tim! Ti dhe lidershipi i PD-së nuk përfaqësoni më as demokratët dhe as popullin opozitar…Edhe unë kam shumë nevojë për një opozitë të fortë, që ti bërtasë nëpërmjet argumentave për punët që mund të bëhen më mirë në këtë vend, kam nevojë që opozita ti shtojë vlera kuvendit e politikbërjes, por jo…Ti  ke vendosur të bësh opozitë duke hedhur baltë, duke shpifur, nga çadra që ke ngritur duke shkelur mbi gjakun e viktimave që garda jote vrau me 21 Janar.

Po ky është vizioni yt… Raki dhe qofte zgare.. Qoftehane e ktheve pedonalen kur ishe kryebashkiak e shisje si kryevepër kulturore e argëtimi, kështu e propagandon dhe qoftehanen që ke ngritur me emrin “Çadra e Lirisë”?

Po mirë more kaq pak respekt ke për ata që të votëbesuan?Kaq injorantë dhe të paditur na pandeh ti ne Shqiptarët sa të blehemi me qofte dhe me përrallat e tua?

Po faj nuk ke, je mësuar të marrësh pushtetin me pahir dhe sa herë ndjen se do të dështosh grindesh e çirresh si një foshnjë e pavetëdijshme. Je në atë çadër Shkretim për të mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë, apo se je një i papërgjegjshëm që nuk di si të justifikosh humbjen dhe paaftësinë tënde??!!

I ç’nderuar Shkatërrim!

Futu në zgjedhje se kjo është dëshirë e popullit tim! Futu në zgjedhje dhe voto vazhdimësinë e vendit tim drejt të ardhmes së tij europiane!!

Kjo do të shfajsonte sado pak nga të gjitha mizoritë që ke bërë në kurriz të shqiptarëve, të cilët janë të urtë e të mirë, e gjithmonë falin e hedhin tutje çdo të padrejtë që bëhet në emrin e tyre… Lëri papërgejgjshmëritë dhe futu në zgjedhje se këtë duan edhe demokratët edhe socialistët… Dil nga ajo rrugë pa krye se je Askush që të na mbash peng!!

Shkretim, ti garancitë i ke, ke Kushtetutën, ke ligjet, ke Gjykatat… Edhe për të denoncuar korrupsionin dhe trafikun për të cilin bërtet ke Kryeprokurorin që e solle ti dhe Partia jote në krye… Shko Lul, shteti që le ti dhe po përpiqemi të rregullojmë ne ka institucione! Çfarë do ndreqësh në çadër?

 

Kam frikë se ty stë bën përshtypje çfarë them unë apo çdo i ri Shqiptar…

Kam frikë se nga ndjenja e dështimit që po del nga politika pa hyrë në histori, ose për shkak se do të mbahesh mend si Dështaku Lul me gjithë gjullurdirat që ke berë por që shqiptarët ti falën, ti do ta bësh dhe një të fundit… Ti do të shkaktosh trazira, ti do ti rikujtosh shqiptarëve 97-ën…

Ti thjesht do të ta japin pushtet në tavolinë… Ku është parë e dëgjuar kjo? Po për interest ë kujt e bën?

Unë e revoltuar shkruaj për ty, por në fakt nuk të drejtohem ty… Unë e kam me të rinjtë, me të rinjtë demokratë, socialist, të qëndrës dhe me ata pa parti…

Mos e lini këtë të papërgjegjshëm të na mbajë peng të ardhmen! Mos e lini të hedhë në erë sakrificat e prindërve tuaj!! Ai nuk ka çfarë humb, por ne po, ne humbim shumë… Ne ose shkojmë drejt progresit, ose drejt regresit dhe Shqipërisë që na ofroi dhe la kasta dhe lidershipi i partisë së tij para katër vjetësh… Kërkojini menjëherë të hyjë në zgjedhje e të votojë vazhdimësinë e Reformës në Drejtësi.. Populli këtë vullnet ka!

Të rinj të këtij vendi, në rast se Luli vepron kundër interesave tona dhe të ardhmes së Shqipërisë, braktiseni…

Le ti impnojmë Shqipërinë që duam, mos e lëni të na imponojë Shqipërinë që s’duam!

 

 

7 komente në “Të Shkretosh në përpjekje për të Lulzuar!”

  1. may says:

    te lumte ANNA !

  2. Boro Golemi says:

    Te lumte, mendja, kurajua, pena! Per te tilla vajza e gra te guximshme e mendje kthjellet ka nevoje ky popull e ky vend! Boro Golemi

  3. nigo says:

    Ana! Je gabim pothuasje komplet me perjashtim te emrit Shkretim. Mos kerko gje nga Shkretimi, se ai nuk kupton se c`flet e c`fare ben, kur fajin e ka Edi Rama, qe ska kellqe per ti thene stop ketij injoranti prej Hollande, se shqiptar nuk eshte. Ai kerkon dialog me ate qe i thote kriminel. Si mundet qe ky “engjell” hollandes te bisedoje me nje “kriminel”. Foli Edit te zbatoje kushtetuten dhe te mari shembull duke menduar se cfare do te bente Bereisha ne nje situate te tille. Do u vinte fshesen te gjitheve per karigen e tij. Thuaji Edit, mor frikacak, ke ne dore te gjitha e nuk po ben asgje. Ku ka demokraci me ata qe kane shitur shtetin, token e kane vrare e prere per dekada. Akoma me Meten do te vazhdoje. A nuk e pa per kater vjet se kush eshte apo mund te humbasi vatimet. E pune e madhe se do humbasi votimet, por do ti mbetet pak dinjitet neqoftese ka pas budallalleqeve qe ka bere duke dashur te formoje shtet.

  4. Dielli mbi Korab says:

    Ke shkruar me mendje dhe me zemer.
    RESPEKT Ana.

  5. lani says:

    Ana! Jam emigrant prej shume vitesh,por me dhemb vendi im dhe i ndjekzhvillimet politike te vendit tim.Kuptohet qe shqetesohem kur gjerat shkojne keq.Shkrimi jot me emocionoi dhe njekohesisht me ben krenar qe ne kete vend ka njerez te mencur,kurajoze dhe te denje te quhen shqiptare.Ti e ben krenare dhe familjen tende.Edhe une jam i mendimit se vendi ka nevoje per opozite te shendoshe,qe te mos e lere qeverrine te gaboje,por ta detyroje te perfaqesoje denjesisht interesat e te gjitheve,pavaresisht e kane votuar apo jo.Une jam i majte,por njerezit,familjet nuk jane te ndare me thike.Shume prej njerezve te mi,edhe im me votojne djathtas,por kjo nuk do te thote se jane kunder vetingut,kunder pjesemarrjes ne zgjedhje.Nuk jane me shkretim Bashen apo me gjithe te tjeret qe kane bere krime dhe duhet te vene para drejtesise.Te djathtet nuk eshte se jane vrases si Saliu e Shkretim Basha.Nuk jane vjedhes si kryetari i opozites.Dhe e dini pse ai e do vendin e kryetarit?Qe te mos veje para drejtesise.Sepse duke qene figure kryesore e opozites,ne syte e nderkombetareve do duket sikur pozita sukmon dhe perndjek “gjoja OPOZITEN”.Ketu fle lepuri.Ai nuk perfaqeson njeri,por vetem vehten e tij dhe disa lamashe te tjere rreth vehtes.Prandaj,me ato qe thote dhe ben nuk eshte e mundur te bien dakort votuesit e djathte,pavaresisht ankesave qe ata mund te kene per qeverrisjen e majte,apo qofte dhe persanalisht per Edi Ramen.Konsensus me kushte te vena nga nje psikopat nuk mund te kete.I djathte eshte dhe Bamir Topi apo Gjergj Bojaxhiu,Zef Brozi,Alfred Mojsiu etj etj por llogjika ka nje kufi dhe vene ne plan te pare atdheun dhe jo interesat egoiste dhe frikerat sic ben sharlatani Shkretim Basha qe ka konflikte interesi me ligjet dhe me kushtetuten e vendit.

  6. Ilir says:

    Ana, ju faleminderit per shumicen e analizes tuaj ! Vetem thirrja juaj ne adrese te Shkaterrimtarit LulB per pjesmarrje ne zgjedhje me duket e pa vend, nuk ka arsye pse i duhet bere ndersa me siper Ju argumentoni perse e meriton epitetin -shkaterrimtar-. Pra pjesmarrja ne zgjedhje e shpurres qe Ky terheq pas vetes zgjeron ligesite e tij, sepse keto ligesi pasurohen nepermjet te propogandes mashtruese qe kjo shpurre me ne krye Sali Berishen do te imponoje ne Tv-te dhe ne sheshet e Qyteteve dhe ne Fshatrat tek qytetare te cilet jane prites te propogandes zgjedhore, ndaj eshte me mire te qendrojne ne Cader, megjithese jashte ligjit dhe demtues si gjithmone per shumicen e kryeqytetasve. Ate vend e kane zgjedhur vete, ndaj le te rrine. Konstatohet se Ndjehen rehat dhe ne vendin e duhur, qe cuditerisht i ben te kakarisin bollshem dhe te luajne me birila.
    Ndersa edhe per nje arsye tjeter nuk ka pse i kerkoni Shkaterrimtarit te marr pjese ne zgjedhje : Cdo force politike, menjehere sa del vendimi per zgjedhjet, eshte e detyruar brenda kodit zgjedhor, te zbatoje ligjet, nene-t e tyre. Ketu nuk ben perjashtim asnje prej tyre, sepse karshi ligjit zgjedhor te gjitha partite qe duan te marrin pjese ne zgjedhje jane te barabarta midis tyre. Pasi daljes ne drite te vendimit te Presidentit , per caktimin e dites se zgjedhjeve dhe venien ne levizje te Komisjonit Qendror te Zgjedhjeve, Nuk ka parti te vjeter apo te re, nuk ka parti te madhe apo te vogel, Partite vendosen ne start te barabarte. I dallon padrejtesisht financimi i diferencuar, qe mendoj se duhet ndryshuar.
    Ana, kete meritojne antishqiptaret, vetshporrjen nga arena politike, nga trojet tona !

  7. marko nik-ulaj says:

    grande ana?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje