Ata janë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, që presin të hanë vaktet për të mbajtur “frymën gjallë”! Edhe pse sillen si azilantë të përvuajtur, e vërteta është krejt ndryshe. Ata që brohorasin e thërrasin për demokraci dhe Republikë të Re, nuk janë keq për vakte ushqimi. Ata kanë ushqim me bollëk për veten dhe familjarët e tyre, madje kanë aq para sa mund të ushqejnë me tre vakte edhe qentë e macet e rrugëve. E për disa qyqarë, që presin kotheren që u hedh “kujdestari” i konviktit çadër, as që e kanë problem fare.
Besoj, se shumë nga ju nuk e besojnë, se ata kanë të drejtë! Seriozisht që atyre i’u duhet një Republik e Re, me ushtarë dhe oficerë, me shërbëtor dhe ordinanca, me sejmen dhe qehallarë, sepse ata tashmë janë dinastia që kërkon mbijetesën. Dinastia e re kërkon Republikë të Re dhe e kanë bërë e ndërtuar aty, mu në mes të bulevardit, në “tokën e xanun”, mes pushtetit qeveritarë dhe kuvendit të popullit.
Tani kanë pak hapësirë, por ama e kanë të deklaruar dhe presin për ta legalizuar Republikën e oligarkisë së krimit. Ata nuk duan kurrësesi të largohen, nuk duan as të “mashtrohen”, nuk duan të qetësohen, duan të egërsohen, sepse nuk kanë asnjë mundësi për të diskutuar.
Pritja e tyre, duket sikur po u shpërblehet me një tufë letrash, për të gjallëruar sadopak flakën e zjarrit të tyre në fikje. Shpagimi erdhi nga “dashnori” i vjetër i shtëpisë ngjitur, që i kishte braktisur, megjithëse ndonjë shkelje syri i’u a kishte bërë!
Në të vërtet është mëkat, sepse kanë qënë një çift i përsosur vampirësh dhe nuk kanë asnjë arsye që ta braktisin njëri tjetrin kaq shpejt. Nuk harrohen bëmat dhe gjëmat, që e kanë tronditur sheshin, aty ku janë ata dhe ku ishte dhe është akoma ai… kryetari i dinastisë. Ka qenë një dashuri me dhembje dhe viktima, me një qëllim të vetëm: Krijimin e “Republikës së Re”… me surretërit e vjetër!
Krijimin a asaj republike, që do i mbrojë dhe do i lartësojë vlerat e dinastisë së ngritur me aq zell dhe dhunë. Nuk ka rrugë tjetër, veçse të bashkohen të gjithë ata që e mendojnë dhe e ndjejnë se janë si ata. Ata që kanë vjedhur e grabitur pushtet dhe para, toka dhe dete, ata që kanë marrë jetë njerëzish me bekimin e të zotit të “bllokut” dhe bythngjitja në karrigen e pushtetit, ata që nuk kanë lënë të zezë pa i bërë këtij vendi, deri dhe armatosjen për një luftë civile vëllavrasëse.
Sot ata kanë të drejt të kenë Republikën e tyre, sepse tani janë dinasti dhe në dinasti pushteti trashëgohet. Nuk mund të paguajnë kaq shumë, për një “rrëshkitje këmbe” në 2013. Ata e krijuan dinastin pa pasur asgjë dhe mos t’i shkoj mendja ndokujt, që tani që i kanë të gjitha, si mbretër, do pranojnë me dëshirë të kthehen në skllevër!
Më vjen keq për të gjithë ata që kanë “iluzione”, e që quhen popull se, dinastia me krushqit e saj rreth e rrotull do shtet, demokraci, drejtësi dhe liri. Ata duan vetëm Republikën e Mbretërisë, me qeveri besimi, që nuk ka filozof që e kupton dhe shkencëtar që e përkthen se çfarë është.
Unë duke mos dashur të mburrem, më në fund me vonesë e kuptova se çfarë kërkojnë. Jashtë çdo arsye dhe brenda çdo fantazie, ata duan mbretërinë e tyre, me republikën e tyre, me qeverinë e tyre, ashtu siç e kanë mbretërit, që nuk kanë nevoj të votohen, sepse kanë lindur të tillë! Por a do ndodh kjo?
Për këtë nuk mund të jap përgjigje, por nuk frikësohem! Se të frikësuarit e dinastisë së rrëzuar, mund të na frikësojnë dhe ne me skërmitje dhëmbësh dhe kartolinat dashurie që i dërgojnë njëri tjetrit. Në fakt është për tu trembur! Paraje e tyre me gjakun tonë, e që atyre nuk i’u dhimbset, po hedh gjithçka në erë.
Ata shkatërruan gjithçka përmes taboreve të tyre gjoja mediatike, që lehin si lukuni ujqërish të uritur… prokurorë e gjyqtarë të shitur e të blerë, me çmimet që u kanë vënë tutorët si në një treg skllevërish… njerëz të hurit e të litar, që nuk dinin të lidhnin brekët, e sot kanë mësuar të vënë papjon e kollare… shërbimet sekrete në dorë të njerëzve, që shkaktuan 3600 të vdekur në 97-ën dhe sot as që duan t’i a dinë për shtetin… president që tund zilet për të zgjuar veten nga gjumi dhe aleancat e “skifterave” politikë dhe gjithë “grabitëqarëve” të tjerë… janë një rrezik i madh për të ardhmen tonë.
Ndoshta strategu i së keqes dhe poshtërsisë, ka të drejtë kur deklaron se kryeqeveritarin e kanë braktisur dhe aleatët. Në fakt ata kurrë nuk kanë qenë aleatë të tij, ata kanë qenë armiq për t’u bërë miq, për një qëllim madhor: “Drejtësia e marrë peng, t’i kthehet sovranit!”
Këto histori nuk mbarojnë! Dy ish “kuqalashët” e zbehur, janë pjesë e luftës dhe intrigave brenda llojit, kur drejtoheshin nga njerëz të epokave të kaluara, ndaj kurrë nuk mund të ndryshojnë. Nuk është e lehtë, në mos e pamundur të ngjiten copat e thyera, por aliazh me shkrirje mund të bëhet. Strategu i së keqes vetëm diçka nuk thotë, se ai dhe ata që fluturojnë si fluturat rreth flakëve… do digjen, sepse ky është fundi i çdo fluturaku që luan me zjarrin!
Strategu i së keqes, nuk thotë atë që di më mirë, aleati që vendos është populli dhe natyrishtë kurrë nuk do të vendos për të rikthyer dinastin e krimit. Kjo është arsyeja, që asnjëri prej tyre nuk do të përballet me të vërtetën e dhimbshme, duke mos guxuar të shoh dhe dëgjoj verdiktin e sovranit.
Është në dorë të kryeqeveritarit, që të zgjedh: Aleancë popullore apo aleancë interesore?! Jam besimplotë që nuk do gaboj dhe do të zgjedhi, ata që duhet… pra aleancë me ato që i kanë besuar dhe që ka ardhur momenti që t’i provojë… nëse i besojnë akoma. Nëse një aleancë e gabuar u bë me justifikimin se “qëllimi e justifikon mjetin”, tashmë nuk ka kohë për aleanca të gabuara. Sovrani pret për t’u shprehur, por kësaj here, i saktë dhe i pagabueshëm, sepse i ka hyrë thika në palcë dhe i ka mbaruar koha e lirë, për ta humbur me lojra.
E si mund ti heqesh qofte dhe nje presje ketij artikulli ?? Faleminderit Anri dhe shkruaj me shpesh.
Ke mendon se mallengjen me kete shkrim ? Vertet mendon se ka njeri qe te beson se Rama eshte liberatori i sklleverve apo tribuni i vegjelise ? Ai eshte sponsorizuesi nr i 1 i atyre qe e kane vrare, trafikuar, droguar, gjobitur dhe perdhunuar vegjeline njelloj sic te perdhunon ty identitetin sot. Ti flet per drejtesi nderkohe qe kriminelet kane mbushur parlamentin, ti flet per dinasti nderkohe qe kryemin dhe ministrat jane pasardhes biologjike te byrose politike, ti flet per korrupsion kur kryeministri jeton ne saraje ku askush nuk e di si e me cfare i ndertoi. Mos flasim per koncesionet qe ua ka shperndare miqve e familjareve. Apo lejet e ndertimit qe i shet sa qimet qe i kane rene. Me ndje qe te drejtohem me ti por e di qe nuk po flas me ju po me ate qe te ka marre borxh emrin. Ik futi nje dhalle tani qe te mbledhesh veten pas mallengjimit.
Po ti ke mbron me kete pershkrim???vrasjen e Hajdarit,,,Xhindit,,,,Olldashit,,,Trebickes,,,Santosit,,,,,masakren e 26 majit 96 te,,,,hedhjen ne lufte te veriut kunder jugut,,,,,grushtin e shtetit ne shtator 98 te,,,,,firmat piramidale,,,,,Gerdecin,,,,21 janarin,,,,dhurimin e nje pjese te teritorit,,,,Lazaratin,, e cte kujtoj me,,te gjitha keto mendon se jane paguar nga Rama????. Mendoj se ke ngateruar dere zoteri,,,te gjitha ato te zeza jane pasoje e qeverisjes se shpellarit qe edhe sote po mbane penge vendin me cadren e turpit. Do te lutesha te jepje nje foto te sarajeve te Rames dhe nje foto te kasolles se Zenit.
Nje thike i ke ngulur strategut te se keqes ,po strategu i se keqes do varene ne koke me 18 Qershor.
Te lumte Anri, i ke thene te gjitha ashtu si mendon pjesa me e madhe e popullit. BRRAVO.
Te lumt o djale. I ke thene te gjitha.
BRRAVO PER KTE ARTIKULL te vertet dhe te bukur rrespekte ANRI BALA ,
bravo.
MJAFT SAKTË. NJË ANALIZË QË VLEN TË BESOHET DHE TË MBËSHTETET, JO VETËM PËR VLERAT REALE QË NA DHURON, POR EDHE PËR KURAJON QYTETARE QË I GODET ASHPËR LUKUNINË E GANGSTERAVE TË KËTIJ VENDI, TË CILËT DHE PSE BOTA ECËN DREJTË PROGRESIT, ATA DUAN VËRTETË TË JETOJNË NË DINASTINË E MBRETËRISË SË KRIMIT. JAM PLOTËSISHT I BINDUR SE ÇDO GJË DO GJEJË VENDIN E VET KËTË RADHË, EDHE PSE KATILËT NUK LËNË ASNJË MËNYRË DHE FORMË PA APLIKUAR, T’I SHPËTOJNË ZULLUMEVE QË KANË KRYER PËR VITE ME RADHË NDAJ KËTIJ POPULLI TË MJERUAR E TË SFILITUR NGA ÇDO ANË. KËSHTU DUHET TË FLASIN TË GJITHË ATA QË JANË ME POPULLIN, ME TË DREJTËN DHE KUNDËR DINASTISË SË KRIMIT MONSTRUOZ. PËRSHËNDETJE AUTORIT TË SHKRIMIT.
te lumte, ke shkruar ate qe mendojne shumica dermuse e shqipetareve.
O Anri, pse te djeg cadra ty? Je gazetar gjarper apo gjarper gazetar? Njeri armik i fjales se lire.Hahaha e quan veten gazetar.A ka thyer nje xham Anri? A ka djegur nje palme, Anri? A ka sulmuar nje polic Anri.O mizor qe kerkon buken e perditeshme me genjeshtra.Eshte turp helmi qe hedh neper portale e gazeta.
Per nje djale te ri, qe kerkon te promovohet ne fushen e letersise, gabimet gramatikore dhe te sintakses jane te pafalshme. Sasia, shpesh here nuk eshte cilesi. Kjo vlen edhe per redaksine e Temes.
Kllounet dhe kllounada e mbreterve te pas-nentedhjetes,te rrumpallhanes se kaosit dhe sistemit pa sistem, nuk jane produkt i Sovranit,,,,jane produkt ekskluziv I kurverimit politik majtas-djathtas dhe i kumbareve (me sakte kurvareve) nderkombetare te raporteve turperuese te zgjedhjeve ,-“nje hapa para e dy hapa prapa”.
Perndryshe, nuk kishte pse te themelohe ne Shqiperi j,rritej dhe selitej, sistemi gangster I deformimit dhe percudnimit te vullnetit Sovran,per nje cerek shekulli.Sot themeluesit e ketij sistemi skermitin dhembete ne cadren e krimit dhe turpit pa limit.Pikiata e tyre ka nisur qe me helmimin qe I bene te vetet Ferdinand Ponit,protagonistit te spikatur teknicien te ketij deformimi,,,,fill pas vrasjes se Sokol Olldashit,i cili nga foltorja e parlamentit beri thirrje (per mua shume te vyer ) per t’i dhene fund shitblerjes se votes.Me duket se per kete e vrane.
Anri,vojtjet e popullit tone nuk kane rrefim perballe gangsterizmit te integruar politik,,,,por ia kane vlejtur vetem ne nje sens,,,i kane bere njerzit shume me te mprehte dhe te pergjegjshem, per cdo hap te fatit te tyre dhe pasardhesve qe kane sjelle ne jete.
Kllounve dhe kllounades se mbreterve pa kurore ia futi vatrelone ne bythe verdikti I shenjteruar I 23 qershorit 2013,,,,dhe vetem shenjterimi i paprekshmerise se votes se njerzve do t’i coje perfundimisht ne esfel te gomereve,,,,bash atje ku e kane patur vendin,ketu e dy dekada me pare.
Anri,une kam shume besim ne pergjegjshmerine civile dhe civike te qytetareve shqiptare,te ethshem per progres europeist.
Respekt per analizat tuaja.