Nga Kristjan Kokthi
Në aktualitetin politik të ditëve të sotme sidomos të paktën këto dy muaj të fundit,vihet re në mënyrë qartësisht të dukshme një shqetësim dhe një tension në rritje e sipër i lidershipit faktik por edhe atij virtual te PD.
Por ç’farë e bën një forcë të tërë politike të zhytet në amullinë e dëshpërimit dhe frikës përtej kufijve të arsyes logjike?
A nuk do të ishte më mirë për një parti si PD të niste të mendonte seriozisht për një program të mirëfilltë elektoral duke parashtruar pse jo edhe platformën e saj qeverisëse në vend që të zgjedhë të mbyllet hermetikisht brenda një çadre çdo ditë e më shumë ne përpjekje të sajimit të kauzave të paqena dhe alibive totalisht të kota?
Ç’farë e bën atin Sali dhe të birin Lul të ngrenë një “bunker” e të bërtasin në mes të ditës,në mes të bulevardit të larë me gjak pikërisht prej mendjes dhe dorës së tyre vrastare?Ç’farë i bën këto hiena të krekosen e të çirren në emër të lirisë dhe demokracisë kur vetë ata janë prova e gjallë e simbolit të paprekshmërisë dhe pandëshkueshmërisë?!Saliu dhe Luli duhet të kuptojnë medoemos që nuk bëhet politikë me vdekjen dhe se kjo është arsyeja kryesore që njerëzit i kanë lënë si qyqarë të ndrydhur në “Çadrën e Vetmisë”!
Të gjithë e kanë kuptuar që frika dhe paniku që i ka pushtuar thellësisht këta luftëtarë “Të mullinjve të erës” në gjithë qenien e tyre është frika nga Reforma në Drejtësi!Këta simpatizantë dhe rojtarë të vendosur të gjuhës së dhunës nuk rreshtin së baltosuri për asnjë moment Aleancën e Reformës në Drejtësi.Është e gjithëditur dhe e gjithëpranuar që çertifikuesit dhe garantuesit numër një të kësaj reforme janë Ndërkombëtarët,përkatësisht Sh.B.A dhe BE,të cilat kanë jo vetëm përfaqësitë e tyre diplomatike këtu në Tiranë,por edhe një mision si ONM të njohur dhe çertifikuar nga Kushtetuta e Re e miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë me Ndryshimet Kushtetuese të 21 Korrikut.Të akuzosh publikisht dhe në mënyrën më të turpshme të mundshme mbrojtësit dhe aleatët strategjikë të vendit vetëm e vetëm që të plotësosh boshllëkun e alibive të një opozite që sot e gjithë ditën tenton të vetëemërohet si e tillë edhe pse qartësisht as këtë limit nuk e arrin është kriminale dhe ligjërisht e dënueshme.Këta dhunues të fjalës së lirë janë mësuar tashmë të shpifin dhe të vjellin vrer pa qeder.Shpifja në cdo vend të botës konsiderohet me ligj e ndaluar dhe sanksionohet me ndëshkime të natyrës penale administrative por a ka në vendin tonë prokurorë a gjykatës të gatshëm t’i ndjekin edhe në rrugë ligjore këta “të paprekshëm” që nuk rreshtin së shpifuri?!Qartësisht jo!Sepse po të kishte të tillë njerez Sistemi aktual i Drejtësisë Saliun,Lulin dhe “oborrin e politikës së vjetër” në shërbim të padronëve të djeshëm sot do t’i kishim në bankën e të akuzuarve si të dyshuarit kryesorë për 4 Vrasjet e 21 Janarit 2011 por edhe për 26 jetët e humbura të Krimit Shtetëror të Gërdecit!
Sot e gjithë ditën kemi në Sistemin e Drejtësisë prokurorë e gjyqtarë të emëruar politikisht nga ish-Qeveria dhe që vazhdojnë t’i shërbejnë symbyllurazi dhe me një besnikëri të patundur emëruesve-padronë të tyre.Ky sistem mafioz me lidhje rrënjësore të errëta me Partinë-Shtet duhet spastruar detyrimisht një orë e më parë.Edhe në vendin tonë ashtu si dhe në Italinë e viteve 1980 duhet bërë një “Maxiproces” ku në bankën e të akuzuarve të vihen Kupola drejtuese por edhe ekzekutorët e këtyre krimeve shtetërore!Një proçes me emra dhe mbiemra njerëzish konkretë përgjegjës për vrasjet dhe korrupsionin që rrjedh si pasojë e një Sistemi të kalbur nga koorporata e djeshme në krye të vendit.
Shqipërisë i kemi shumë borxhe për dëmin e shkaktuar nga kjo lloj politike 25 vjet e kusur dhe ne populli i thjeshtë e kemi në dorë t’i themi “Stop” njëherë e përgjithmonë kulturës së gjuhës së dhunës!Le t’i lëmë Çadristët në rrugën pa krye që kanë nisur dhe së bashku në 18 Qershor t’i drejtohemi alternativës Shtet-ndërtuese dhe Shqipërisë që duam me punë dhe mirëqenie për të gjithë!
Donkishotët ,do të na argëtojnë gjithmonë.!
Më 18-Qershor,votojmë dhe ata të vazhdojnë udhën mbi Gomar.!
Fundja,qefin e tyre bëjnë.!Kush të dojë,le tu bëjë shoqëri.!Vendi ka punë ,vetingu duhet të na pastrojë.!??????????????????????????????????
Te ben pershtypje neveria qe kan njerezit per kete Patozin.
Eshte rast qe perseritet sa here qe ky hedh ndonje shkarravine qe komentuesit i pergjigjen me nje urrejtje te pashoqe.
Deri me tani jane bere 44 komente. 43 kometues e perbuzin kete njeri, vetem nje komentues i del ne krah. Shifer domethenese dhe tmerruese per te dhe kete e meriton sepse eshte nje nder njerezit qe “ka merita te medha” per degradimin e Partise Demokratike”.
Do i thonja ketij vagabondi (sepse i tille eshte) i qafsh hallin Edi Rames pasi Edi Rama:
– ka mbi 1 vit qe i ka stabilizuar te gjitha strukturat e PS ne baze dhe ka shtuar radhet e PS me element te rinj dhe me intelektual, si asnje parti tjeter
– ka bere nje pune shume te mire me grupe ekspertesh per Programin e Ri te PS per mandatin e dyte
– ka percaktuar listat me njerez te ndershem qe as blihen e as shiten per ta perfaqsuar denjesisht PS ne te gjitha komisionet zgjedhore,
– po punon me strukturat ne baze e ne Qender per te krijuar nje liste serioze per kandidat per Kuvendin e Shqiperise,
– etj…etj…
Kjo nuk eshte pak.
Ndersa ti mor Patoz me ate Cadren tende, e keni katandisur bazen e PD-se si mos me keq, i keni forumet cope cope, tere grindje e percarje, nuk keni bere asnje hap per te hedhur ndonje rresht per programin e kesaj partie per te dale para elektoratit. Ju vete si grup parlamentar jeni te percare dhe rrini duke i a futur njeri tjetrit.
A e pyesni vehten dhe a ia kerkoni Bashes keto gjera ju tani qe jemi ne prag zgjedhjesh?
Sa per ty, problemi eshte i zgjidhur. Ti pret qe Basha ta trashi zullumin dhe pastaj ti turreni e ta beni cope cope dhe hak e ka sepse ai eshte nje kokerr dembeli , i paafte dhe me keto veprime po i sjell nje dem kolosal PD-se.
Por ti te pakten hesht sepse sa merresh me Ramen, merru me ate parti ku ke ngrene buke prej shume vitesh.
Ne lidhje me shkrimin qe ke bere me siper, mund te te thonja vetem kaq: cfar efekti ka per opinionin publik, apo cfar mund ti vlente PD-se nje shkrim i tille kur gjithkush e di qe Rama eshte Kryeminister dhe kryetar i PS ndersa ti je opozite me Ramen, je nje deputet i PD-se.
Do te te rekomendoja te lexonje nje shrim te fundit te te Madhit Pellumb Kulla. Nje shkrim filozofik dhe patriotik njeheresh, por ti nuk lexon, ti rri kafeneve tere diten, ti je nje dembel tipik, intrigant e thashethemexhi qe nuk i vlen dreqit 5 lek.
Moderatorit
Ju lutem kete koment e vendosni tek shkrimi i Astrit Patozit. Ju faleminderit
Titull me te bukur nuk mund te gjeje … Respekte.
Gjithsesi historia tregon qe zullumqaret me te medhenj asnjehere nuk ndeshkohen. Sakrifikohen vetem disa figura episodike…
Shpresojme qe drejtesia te godase sa me lart ne piramiden e krimit.
Kjo eshte Xhami?…..
NUK KENI PARE AKOMA ASGJE..