Më datë 7 maj zhvillohen në Bashkinë e Kavajës zgjedhjet e parakohshme vendore për këtë njësi administrative pas heqjes së mandatit të ish kryetarit Rroshi. Kjo është një datë ligjore e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Me këtë rast palët politike janë ftuar të marrin pjesë secila, pozitë- opozitë, në këto zgjedhje ku populli është i lirë të shprehë vullnetin e vet për kryebashkiakun e ardhshëm. Partia Socialiste ka zgjedhur të përfaqësohet me kandidaturën e nënkryetarit aktual, z. Klodian Shehi, ndërkohë që opozita ka refuzuar të paraqesë kandidaturë rivale, bile ka thënë se do t’i bojkotojë këto zgjedhje të pjesshme.
Në fakt, është e drejta e gjithkujt të marrë ose jo pjesë në zgjedhje në kushtet kur kuadri ligjor ofron mundësitë që sekush të jetë i lirë të shprehë atë që ndjen si për kandidatin ashtu edhe për formacionin politik. Ajo që është shqetësuese në këtë rast janë thirrjet që lideri de jure i PD, Lulzim Basha, ka bërë për ta shpallur datën 7 maj në Kavajë si ditë proteste masive mbarëkombëtare.
Lulzim Basha është jurist nga formimi, megjithatë në këtë rast më duhet t’i kujtoj një nen të Kodit Zgjedhor që është miratuar me konsensus PS-PD.
Neni 77 pika 2 e Kodit Zgjedhor thotë: “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.”
Referuar këtij neni jemi përpara një shkelje të ligjit. Ndonëse kjo lloj shkelje dënohet administrativisht me gjobë, sërish është shkelje ligji. Basha mund të “mbrohet” duke thënë se në këtë rast ai nuk është pjesë e procesit zgjedhor, prandaj ky miting nuk përbën shkelje ligji.
Po t’ia marrim për të mirëqenë këtë arsyetim, na vjen në ndihmë Kodi Penal, neni 330 i të cilit thotë shprehimisht: “Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.”
Në vetvete mitingu i thirrur nga Lulzim Basha është një mjet presioni për t’i trembur e penguar zgjedhësit e Kavajës që ata të shkojnë të votojnë. Askush s’e di se si do precipitojë situata në këtë rast, ku palët kanë interesa të kundërta; qytetarë vendas që duan të votojnë dhe të tjerë jabanxhi që duan t’i pengojnë. Në këto 27 vjet demokraci, në Shqipëri nuk ka precedent të tillë dhe Basha do jetë i pari që do ta krijojë. Ky precedent mbart shumë rreziqe, pasi kriminalizon shumë njerëz që nga besimi i verbër tek një lider dështak dhe frikacak, do shkojnë të marrin pjesë në një protestë absurde, pa asnjë shkak të përligjur, por vetëm për tekat e Bashës, nga pafuqia e tij për t’u përballur në zgjedhje me Ramën.
Kjo protestë më ngjan si ajo situata që u krijuan para pak ditësh në finalen e Super Kupës në basketboll midis Tiranës dhe Vllaznisë ku tifozët pushtuan parketin e “Asllan Rusit” dhe nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes. Invadimi i fushave me parket apo me bar kanë penalizuar ekipet që përfaqësojnë shkaktarët e incidenteve edhe kur ata, organizatorët, nuk janë fajtorë të drejtpërdrejtë. Prandaj edhe invadimi i shesheve për të penguar zgjedhësit të marrin pjesë në proceset zgjedhore, kur kjo bëhet e qëllimshme dhe e organizuar, duhet të penalizojë pikë së pari organizatorët e të tjerë me radhë që do iu mohojnë të drejtën qytetarëve të Kavajas të zgjedhin drejtuesin e tyre. Krijimi miteve që këtu është shesh ku mund të bëhet përshesh dhe se opozita paska çdo lloj të drejte për ta shkelur ligjin, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë!
Ps e ka te sigurte fitoren.
…le ta provoje ne kavaje ,lul cadra…
Altin Ketro eshte gazetar dhe nuk e di se Basha si jurist ka nje dritare ne ligj ,
se per Politik Penale nuk mund te denosh te gjithe turmen qe do pengoje
votuesit.
Kurse organizatoret nuk do ti akuzosh dot se ata nuk do jene ne krye te turmes.
Keshtuqe dritaret ne ligj te japin mundesine ti besh gjemen ketij vendi.
si vjen turp
PD eshte subjekt zgjedhor, pavaresisht se ne ato zgjedhje nuk mer pjese. Sepse ka dale pikerisht nga nje pale zgjedhje. Dhe nuk eshte grup apo bande muzikore qe fton njerezit per koncert, por i therret pikerisht per zgjedhjet, por ne diten e gabuar, diten e zgjedhjeve.
Nese do miting le ta beje te premten, jo te dielen.
Kemi punuar , kemi ende SHUME per te bere . Me force Nuk arrihet asgje . Ndaj u lejua qe ne fillim cadrà per te treguar qe Nuk kemi frike . Fitoren e kemi .
PD -ja keshtu eshte mesuar , ti mbaj gjerat me dhune dhe te paralizoje zhvillimin .
Bashkepunimi dhe deshira per te ti bere gjerat mire per femijet tane , kjo eshte ajo qe duhet te beni . Bejeni atehere !
S’ja mban …ytha ,ta bëj mitingun ,
Le që, ku ka ..ythë ai.